Nishani dekreton 4 ambasadorë të rinj, mes tyre edhe vajza e Ismail Kadare

6 Maj 2016, 16:10Politika TEMA

Bujar Nishani ka dekretuar sot  4 ambasadorë të rinj, të propozuar nga mazhoranca.

Mes tyre është edhe vajza e shkrimtarit Ismail Kadare.

Ambasadorët e rinj janë:

Gjergj Teneqexhiu, ambasador në Japoni, rezident.

Qirjako Qirko, ambasador në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, rezident, si dhe në Republikën e Irlandës, jorezident.

Venera Domi, ambasadore pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), rezidente.

Besiana Kadare, ambasadore pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, rezidente, si dhe në Republikën e Kubës, jorezidente.

Lini një Përgjigje