Për BBC, Erion Veliaj do të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë

6 Maj 2016, 10:54Politika TEMA

Shqipëria vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave britanike, pas debatit të shpërthyer në këtë vend për daljen e Britanisë nga BE dhe ndjekjen e rrugës së Shqipërisë nga kjo e fundit.

Kjo, pasi ministri i kabinetit britanik, njëkohësisht një nga mbështetësit e daljes se Britanisë nga BE-­ja, Michael Gove ka sugjeruar se Britania mund të ketë sukses jashtë BE-­së duke u bashkuar me vendet e Ballkanit si Shqipëria në një zonë të tregtisë së lirë evropiane.

Këtë radhë është BBC që ka bërë një shkrim për Shqipërinë.

Gazetari i saj, Andreë Hosken, ka udhëtuar drejt Tiranës.

Ai shkruan se Shqipëria po bën çmos që të bëhet pjesë e Bashkimit europian.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Hosken ka zhvilluar një bisedë me kryebashkiakun Erion Veliaj, që sipas gazetarit të BBC, shihet gjerësisht si kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë.

Veliaj thotë se Europa duhet të qendrojë e bashkuar, sepse vetëm kështu mund të përballet me vende si Rusia.

Sipas Veliajt, është absurd që Britania kërkon të largohet nga epiqendra e politikës europiane, për të qendruar larg vendimmarjes.

Nuk ka avantazhe nga të qënit një geto, dhe Ballkani Perëndimor është sot një geto e rrethuar nga Bashkimi Europian.

T’i thuash dikujt që është në epiqendër të jetës publike europiane se jeta është më e mirë në stolat e pasmë të Evropës dhe larg vendimarrjes, kjo kërkon shumë besim,” thotë Veliaj për BBC.

Në artikullin e tij gazetari britanik shkruan se “që prej rënies së regjimit në vitin 1991 dhe me ardhjen e demokracisë, Shqipëria ka luftuar për të trajtuar të shkuarën e saj komuniste.

Politikanët e korruptuar, madje edhe gjyqtarët, kanë penguar rrugën e integrimit në pjesën tjetër të Europës.

Edhe një numër ish-komunistësh kanë arritur të mbijetojnë në pushtet.

Shqipëria e sheh anëtarësimin në BE si shenjën më të fuqishme se dekada të tëra izolimi kanë marrë fund”.

“Sondazhet e fundit nga vetë BE-­së sugjerojnë më shumë se 90% e shqiptarëve duan në – por ajo ende duhet te kapërcejë fantazmat e së kaluarës, për të arritur ëndrrën e saj të anëtarësimit në BE.

Përkrahësit më të zjarrtë të hyrjes në BE janë biznesmenët dhe fermerët, për shkak se ata aktualisht vuajnë një çekuilibër të madh tregtar. Dy të tretat e importeve vijnë nga BE, por Shqipëria nuk mund të eksportojë direkt në BE”, vijon shkrimi.

17 komente në “Për BBC, Erion Veliaj do të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë”

  1. E Verteta says:

    hahhahahahha, kete rradhe ska nevoje ta ndihmoje mamaja….lexoni me vemendje pergjigje qe jep ky politikan prej Albanistani:

    “duhet te bashkohemi si EVROPE te perballojme Rusine”….ahahahahhahahahaha… ose i ka thene Rama ose kaq i thote edhe ketij truri…mjer ne o njerez, ca na ka rene ne dere……


    tregues i nivelit te ceket dhe servil te nje politikani pa bosht dhe injorant prej Shqiperie…

  2. Alban says:

    Eshte e qarte pse e shohin kryeminister te ardheshem.Sepse PS eshte tashme G 99.Po a behet dot me 1500 vota aq sa moriVeliaj me 99 kryeminister?Edhe kryetar i bashkis u be me votat e LSI

  3. artani says:

    po pse habitemi ore popull, ne dore te kujt kemi rene. kjo vjen pasi shqiptaret kane ikur kjo eshte e verteta atje kane ngelur injorantet, kriminelet deputet dhe pushtetaret e korruptuar kjo eshte nje e vertet e pamohueshme. nese dikush mendon ndryshe mundet te na tregoj.
    Respekte per te gjithe

  4. Klimax says:

    Nuk e kupton ky “kryeministri i ardhshm” qe Bashkimi Europian nuk eshte ndonje organizate ushtarake dhe mbi te gjitha ky bashkim shtetesh europiane nuk eshte formuar per te perballur agresione ushtarake nga vende “armike” si Rusia????!!!

  5. fatjoni says:

    Vazhdokan me shkrimet e blera publicistike keta? Hec se mire e paska. Paska blere shkrim me leket e mamit e ca i kishte ngelur nga shitja e fiqeve.

  6. ilir says:

    Erioni e meriton

  7. Sokoli says:

    Erjoni eshte modeli i nje politikani te ri energjik, i zgjuar i artikuluar dhe me pervoje qe po e merr dita dites! Kush tjyer mund ta bej nga ata kaqolat qe jane ne tregun poltik!!!

    1. Flamur says:

      Ky eshte kaqoli me i mire mes kaqolave thua ti, por problemi eshte se eshte dhe kaqoli qe e kane inat si kaqolat votues demokrate dhe ata socialiste e LSI-ste. Nuk ka asnje shans te behet kryeminister sado para ti jape mamaja dhe sado fiq te shese.

    2. loli says:

      o sokol, ti o je vet erjoni ose ndonjeri nga te punesuarit per komente, sepse eshte e njejta shprehje qe shihen ne shume komentues qe mbrojne erjonin, i ri, energjik, i , i artikuluar (dhe me pervoje qe e ka marre sesi te vjedhi Shqiperine)

  8. Dean says:

    pupupusa i peshtire deri ne palce eshte ky perversi sorosian

  9. mirel says:

    Erjoni duhet te mbjelle nje fik te parku per te nderuar biznesin e fiqve.

  10. Nadi says:

    Erioni meriton te jete kryeminister po mbas Edi Rames Erioni ka dhene prova ,dhe eshte vertet model

  11. krysho ludovik says:

    e provoi me revolucionin e portokallinjte sorosi ne shqiperi po sja vari njeri vetem ne berat e uren vajgurore mori vota
    pastaj vendosi ti merrte te dy partite nga brenda
    mire ky qe eshte tek ps po tek pd ke ka vene?

  12. corape kuqi says:

    Servil ordiner. Cfare i ka bere rusivketij kaqoli?????

  13. enter"" says:

    epo mire, keshtu ska ne voje me shku me votu ?

  14. Orgjinali. says:

    Zoterinje.!!! Sa shume “”kopetent”” e SA “””OBJEKTIVE””” qe hiqeni si kur jeni.!??? Ma do mendja e ju gjykoj se jeni vetem-/mendjellinj-/e per “”rracen” TUAJ ndjen keq’ardhje e NEVERI.! LERINI NJEREZIT TE PUNOJNE.!! TIRANA ime e JUAJ KA NDRYSHUAR e po ndryshon per DITE.! Vetem “qorrat” e dasha’keqet NUK SHOHIN apo. nuk “DIAN” te SHOHIN.!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje