Daja i këngëtares Rovena Dilo reagon pas letrës së hapur që ajo publikoi, duke treguar të vërtetën e tij në lidhje me pronën që ajo pretendon se është e familjes së saj.
Agron Vreto tregon se trualli rreth 900 metra katrorë, ku sot ndodhet lokali “Rovena”, ka qenë pronë e tij deri në vitin 2014, kur ai vendosi t’ua shiste Tom Doshit dhe Ndriçim Babasit.
Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Vreto shprehet se vendimin për ta shitur lokalin e ka marrë pasi mësoi se mbesa e tij, Rovena Dilo, po tentonte ta legalizonte dhe ta kthente në emrin e saj.
Madje e akuzon atë, duke thënë se për shkak të miqësisë që kishte me ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Igli Toskën, e çoi në Polici, ku qëndroi për 6 orë, në vitin 2003.
Si qëndron e vërteta e konfliktit të pronësisë që ju keni me Rovena Dilon?
Unë e lexova në gazetë në fakt. Ajo jep informacione të pavërtetuara. Nuk është e udhës që të shkruash ashtu dhe të akuzosh dikë. Unë po jua them që kam pasur fatin që kam takuar ata të dy persona që kanë marrë pronën time. Sepse tani unë nuk e kam më pronën de juro, s’është më prona ime, por është e dy personave të tjerë. E atyre dy zotërinjve të nderuar, qytetarë, zotit Tom Doshi dhe Ndriçim Babasi. Ata janë njerëz të nderuar. Unë edhe Tomën e njoh prej kohësh, sepse dikur ka ardhur edhe ai në lokal, kur kam punuar edhe unë aty. Edhe Çimin e njoh, edhe shumë më mirë. Dhe po ju them që pata fat që erdhën dhe më propozuan. Tani unë po e filloj nga fundi. Ajo donte ta legalizonte tokën time. Ajo është tokë e imja e trashëguar nga babai im, Naim Vreto. Dhe kur thotë ajo që po më marrin pronën e familjes, mua më vjen për të vjellë. Është një turp i madh, sepse ajo nuk ka lidhje fare me atë pronë që ajo e ka uzurpuar. Unë e kam të trashëguar nga babai im dhe nga nëna ime. Pavarësisht se ne kemi qenë 5 motra dhe 3 vëllezër. Rovena është vajza e motrës sime. Për fatin më të mirë, familja ime, motrat dhe vëllezërit nuk janë ndjerë fare për këtë problem. Në vitin 2003, unë u prisha me atë, sepse nuk doja të bashkëpunoja më.
Si u hap ky lokal?
Fillimisht unë kisha tokën dhe ajo e di shumë mirë, sepse i ka pasur letrat aty në lokal. Në vendosëm që të bëjmë një lokal modest. Në fakt patëm lokalin e parë në Tiranë dhe kemi pasur fitime ato 2-3 vite që kam qenë unë. Pastaj unë vendosa të tërhiqesha nga ajo punë, se nuk e bëja dot. Unë merrem me muzikë. Madje në atë kohë ajo më ka çuar edhe në Polici. Unë doja ta prishja atë biznes, nuk doja të punoja më me të.
Pse, patët ndonjë konflikt?
Ajo kishte diçka. Me sa kuptova unë, ajo kishte lidhje me shumë mafiozë. Njerëz të dyshimtë për mua. Prandaj desha ta mbyllja. Ajo nuk pranoi, më çoi në Polici dhe e hapi lokalin. Pastaj unë nuk shkova më. Ka një njeri në botë që të ketë lokalin e vet, pronën e vet dhe të mos shkojë më?
Kjo situatë ka ndodhur në vitin 2003?
Po, kjo ka ndodhur në vitin 2003. Lokali është hapur fillimisht në vitin 2000. Pas 3 vitesh, unë vendosa ta mbyllja sepse nuk e duroja dot atë gjendje që u krijua, pavarësisht se kishim fitime. Pastaj ajo, pavarësisht se unë ika dhe nuk u ndjeva, vazhdoi punën. Për 13 vjet me radhë, nga viti 2003 e deri sot që flasim bashkë, unë nuk kam marrë një kokërr leku atje. Ne e kishim bërë kontratën 50 me 50. Jo vetëm që nuk më dha para, por bëri edhe ato gjërat e tjera. Në fund fare, kur më lajmëruan që ajo kishte bërë letrat për të legalizuar tokën ta bënte në emrin e vet, unë vendosa ta shisja. Emrin e lokalit e ndryshoi ajo. Ne ishim sh.p.k., ishim dy pronarë. Unë isha pronar i tokës dhe bashkëpronar në lokal. Ai lokal e ka pasur emrin “Defakto Vreto”. Edhe në menutë që kishim në lokal, kishim këtë emër. Kjo i zhduku ato, i hoqi dhe pastaj, kur unë ika nga lokali, se ne jemi qytetarë, por ajo ka dalë jashtë racës sonë, edhe pse është mbesa ime, ajo e ndryshoi në QKR. E bëri nga sh.p.k. në person fizik dhe emrin e lokalit “Rovena”. Edhe këtë e durova, vetëm nga vëllezërit dhe motrat e mia. Pastaj kur mora vesh që po bënte letrat që ta legalizonte, unë veprova menjëherë, në bazë të të gjithë dokumentacionit të rregullt që kisha. Me ndihmën e Zotit dhe të atyre dy zotërinjve të nderuar, mora atë tapinë në Hipotekë që ishte në emrin tim dhe gjithçka në rregull, me noter, me gjithçka, bëra shitjen. Kur shkuan ta marrin pastaj, ajo bëri gjithë atë rrëmujën e madhe. E hodhën në gjyq ata. Pas dy vitesh, Gjykata vendosi që ajo të dalë përjashta.
A mund të na e sqaroni më konkretisht se cili ishte shkaku i konfliktit mes jush dhe Rovena Dilos?
Unë doja ta mbyllja sepse, siç ju thashë, ishim dy persona. Unë thosha do ta mbyll, ajo nuk donte. I thashë ta mbyllte para Vitit të Ri 2003. E hapi lokalin ajo. Ka qenë viti 2002 duke hyrë viti 2003. I thashë rojës le ta hapë lokalin. E hapnim sepse kishim fitim atë natën e Vitit të Ri, sepse ishte mu në mes të ish- Bllokut. Unë shkova të nesërmen dhe pashë që nuk kishte punuar lokali. Nuk kishte pasur ndonjë fitim. Hapa derën, u futa brenda. Kam qenë me njërin nga vëllezërit e mi. Erdhi kjo pastaj se kishte lajmëruar Policinë. Më morën mua dhe më çuan në Polici. Më kanë hipur në furgon dhe kam qëndruar 6 orë në rajonin e Policisë. Ajo kishte mik atëherë ministrin e Brendshëm, që ka qenë Igli Toska. E pikërisht për këtë arsye nuk duhej të shkruante gjëra të tilla nëpër gazeta. Sepse i ka bërë vetë dikur. Ajo shkoi e mori ministrin e Brendshëm, më futi mua 6 orë në Polici dhe e hapi prapë lokalin. Mua m’u bë zemra ujë. Të ma bënte mua mbesa ime këtë gjë? Kaq ishte, as nuk bëmë llafe, asgjë. Thjesht i thashë që dua ta mbyll lokalin se do ta bëj parking, i thashë, dhe më vonë do të bëj ndonjë pallat.
Sa është sipërfaqja e kësaj prone?
Është diku rreth 900 metra katrorë tokë. Në Hipotekë është e shkruar 887, më duket, po aq, rreth 900 metra.
Kur e keni shitur?
Unë e kam shitur në qershor të vitit 2014. Kur e mori vesh kjo, se shkoi Policia, sepse e morën ata për ta nxjerrë jashtë, ajo filloi pastaj të shkruante gjëra të tilla në gazetë.
Ju keni shitur truallin, apo edhe lokalin?
Truallin. Çfarë lokali? Lokali dërrasa është. Ajo sa lekë ka fituar aty për 13 vjet, duhet të më japë mua miliona. Unë nuk jam dukur, për 13 vjet s’kam hyrë në atë rrugë më. Këta i hapën gjyq me të drejtën e tyre, sepse prona është e atyre, nuk është e imja më. E kisha unë, të trashëguar nga babai im, sepse unë kam jetuar me prindërit gjithmonë, deri në fund kur ata vdiqën, tani e kanë ata. Ajo ka nevojë për një psikolog në fakt. Zoti vonoi, po nuk harroi.
po mir more bablok ajo motra jote ska pjese atje ne ate toke ajo tok u takon te gjith femijve prandaj leri perrallat dhe jepi pjesen motres pse i takon me ligj
Mendoj se daja ka te drejte. Nqs Z.Vreto na paraqiti sot fakte dhe kronologjine e ngjarjes, Rovena dje apo pardje kur shkroi ate letren perveç se ankohej se po i mernin gjykatat pronen e “familjes” nuk na paraqiti asnje fakt apo kronologjine e ngjarjeve. Rovi nuk mund te fshihet pas imazhit te kengetares se njohur dhe te pretendoje se ka te drejte kur ne fakt nuk e provon dot kete gje.
Sipas kesaj qe thote ky psarua, qe meqe ai ka qendruar me pleqte prandaj i takon e gjithe prona atij, do me thene qe ky s’merr vesh nga ligji. Po qe se u ka marre ndonje firme prinderve, hallall ta kete ta gezoje. Po qe se nuk ka firme tek noteri, prona ndahet ne menyre te barabarte.
Kronologjia e ngjarjes dhe dokumentave sipas meje eshte keshtu:
1. Familjes se Rovenes – 2 dajave, 2 tezeve dhe mamase se Rovenes, i eshte njohur prona dhe ata kane filluar ta shfrytezojne duke ndertuar lokalin.
2. Pazaret sikur fillojne te prishen, se ky psarua me duket nuk kontribonte ne lokal, por me shume prishte, dhe rrjedhimisht e kane prishur marreveshjen dhe mbyllur lokalin.
3. Rovena e hap serisht lokalin dhe duke qene edhe nje figure e njohur, dhe mesuar nga gabimet e punes tebera me pare, ka filluar te kete sukses.
4. Daja kerkon nje pjese te fitimit – gjithsesi nje pjese i takonte se ishte edhe ai pjese e prones – por nuk jane marre vesh te gjejne zgjidhje.
5. Tom Doshi dhe Cim Babasi e kane ndjejne “eren e kerkemes” – duke qene se ishin kliente qe me pare te lokalit, dhe i mbushin mendjen dajes qe t’ja blejne lokalin.
6. Toma dhe Cimi me njohjet qe kane, i kane rregulluar letrat ne hipoteke – me ndonje noter qe hajt ta vertetojme tani se si e kane pasur firmen, apo gjurmat e gishtave prinderit – dhe e ve pronen ne emer te dajes.
7. Toma dhe Cimi blejne pronen me letra te rregullta dhe fusin perfundimisht sherin tek fisi.
Rofte partia Demokratike dhe udheheqesi i Popullit Sali Berisha. Sa ishte ai ne pushtet nuk beshin keto gjera!
Babai paska qene vetëm i joti ?
Po vëllezërit dhe motrat ishin kopila vallë ?
Shqiptarët kanë lajthitur në masë.
Nuk ka fare turp dhe thotë “pronën e ka nga babai ”
Babai është i të gjithëve.
Ti je per psikollog.
Nuk njoh asnjë nga personat por është shqetësues psikollogjia e këtyre.
Kjo sjellje e dajos se Rovenes eshte i padrejt dhe aspak i arsyshem .
Dijme se ligjerishte toka e trasheguar nga babai i ndahet ne menyre te barabarte gjithe pjestareve te familjes ,pra femijeve .
Ne Testament psh dekumentin e pronesis ,sigurishte qe caktohet emri me te madhit nga femijet ,i cili autorizohet te ndjeke proceset deri ne marrjen e prones , por kjo nuk i jep te drejten atij ,ta pervetesoje ate toke per veten e vet te gjithe .
Ka dispozita ligjore qe atij ja hedhim poshte kte menjiher . Rovena mendoj ka shume te drejt dhe i takon 100% pjesa e saj .
Sigurishte qe njerzit ne shqiperi kto 15-vjet kan bere poshtersira nga me te papara ne rrethin familjar , duke humbur cdo arsye e ju erresuar syte perball pasurise gje e cila ka shkaterruar familjet e lidhjet familjare Shqiptare . Turp me te madh nuk ka .
Ne kete dallavere pronesie fshihet dicka tjeter. Ai truall nuk eshte fare i kesaj familje por daja ka bere shume dallavere duke e pervetesuar kete prone me dokumenta te fallsifikuar. Shpresoj qe prona ti kthehet pronareve te vertete
Ke te drejte, ketu fle lepuri. Ajo prone ashtu duhet te jete marre dhe per lesh duket se do te shkoje. Mos zgjidhja e ceshtjes se prones eshte krimi qe i ka bere ketij populli udheheqesi Sali Berisha. Ai u hapi rruge praktikave te zenies dhe rrembimit te prones. E kete sherr do ta kemi edhe per nja 50 vjete te tjere, e per cfare me duhet mua qe kur te vdese Sala ti bejne varrim madheshtor se na vdiq ai qe rrezoi komunizmin?!
Ne fakt ky paska nevoje per psikolog.
Apo me mire per nje njeri qe ti shpjegoje se prona qe trashegohet nga prinderit i takon te gjithe femijeve.
Ose ligjin ja kane shpjeguar sipas menyres se tyre dy burrat e nderuar me pushtet.
Po gazetar guaku perse e merr rrogen? Po pse interviste eshte kjo? Thote daja qe prona eshte e imja se une i kam mbajtur prinderit, dhe gazetari e jep intervisten ne gazete duke i bere vetem disa pyetje pa rendesi. Siç duket ky interpretim i trashegimise te prones i pelqeka, me siguri paska motra edhe ai.
PSE MORE QEN BIR QENI PLAK JA SHET TOKEN MALOKEVE VRASES ?????????????????TOKA NE GJITHE BOTEN I SHITET RACES NGA KE DALE ;I SHITET TENDIT ORE HALE NDYRESIRE DHE JO ARMIKUT QE TE VRET NE SHTEPINE TENDE DUKE NGRENE BUKE???????????????????
Ku p…e satome e gjete token ti ore hale ne mes te Tirones me nbiemrin VRETO ore b…q…ardhacak apo ta dhurun komunistet per kompesim te spiunlliqeve
nuk jam ndonje fanse e Rovenes , po si sje vjen turp kti palaço burrit te thoje se ma la nena Trashegim…. e kap pare Rovenen te sillet rrotull prokurorise si lypese per nje prone qe mbase eshte e vetje se nga ajo qe po thone komentuesit me lart nuk eshte as e vetja… te shikohet me perparesi kujt ja kan marre kjo familje token ne Tirane sepse nese e kan te vjedhur do ken sherr mes tyre jo per 13 vjet po per 130 vjet se toka eshte e shenjte e kur ja merr dikujt tjeter sdo ekshe paqe brez pas Brezi. e ju budallenje te prokurorise shihni mire e beni hetime te sakta e jo te njeanshme…
Thote per Rovenen-AJO KISHTE LIDHJE ME SHUME MAFIOZE- e me poshte-JA SHITA ZOTERINJVE SHUME TE NDERUAR TOME DOSHI DHE NDRICIM BABASI.Se cvjen era mut.
Duket qe kjo çeshtje vjen era mut, qekur thote qe “Doshi dhe Babasi jane njerez te nderuar”… Qe kur thote keto fjale behet i pabesueshem. Per te mos folur pastaj per ligjin, qe toka, prona, eshte e te gjithe familjareve dhe ndahet mes tyre. Po ç’pret nga kermat barbare shqypo, qe per 5 leke shesin edhe nenen e tyre..
Ajo prone nuk i perket aspak familjes Vreto, ndryshe do te hidheshin edhe vellezerit e motrat e tjere, Edi Vreto, Rozeta Vreto etj. LLogjikisht 900 m2 nuk t’i falin pjestaret e tjere + ku e dinte Naim Vreto si do ndryshonte sistemi, qe t’ia linte vetem dajes apo Rovit?!
Keta te dy, daja e Rovena, te cilet kane te njejtin karakter, kane pervetesuar padrejtesisht kete toke nga ish-pusht(etare) te viteve ’90-te dhe per t’u bere te besueshem ne opinion, perdoren emrin e Naim Vretos (ish veterinier i njohur), si pronar te truallit.
Ato dy burrat e “nderuar” kane ditur ku te hedhin grepat, por shqiptaret duhet ta kene te qarte, qe ne 2016-ten, keto pacavure, nuk kane me vlere!!!
Shqiptare, mesohuni te jetoni ndershmerisht, pasi eshte me e shendeteshme dhe jetegjate!!!!!
Ku hyn djalli (parja) prishen familjet. Kjo vlen për injorantët dhe të pangopurit.
Te gjithe diskutojne spas mundesive dhe aftesive mendore qe kane,pluse dhe te orentuar nga preferencat ndaj njerit apo tjetrit ne kete raste.Per mendimin tim,ne kete raste Daja ka te drejten e pronesise te bazuar mbi traditen Shqiptare te trashgimerise dhe ligjeve. E para sipas tradites dihet qe pronen e prinderve e trashegone femija qe mbane dhe ju sherben prinderve deri ne funde te jetes se tyre , dhe kjo duket qe nga femijet e pleqeve Vreto nuk reagon asnjeri per te drejte pronesi mbi ate prone sepse jane te qarte qe prona i takone ketij Zoteris,dhe nga an tjeter dele nje goce e motres ,pra nje mbese shurdhjese dhe kerkone pjese nga prona e Dajes te lene trashegim nga prinderit .Dhe e dyta ,ky zoteri deri sa e ka te trasheguar me testament nga prinderit nuk ka zoke kurve qe ti veje ne diskutim te drejten e pronesise mbi ate prone.prandj ju leshko qe komenton kot me kote si papagaj mose hani mut kote duke u nisur nga preferenca dhe tifozlliku ndaj Rovenes
Beni USA ka te shume te drejte.
Per ata qe nuk e dine jua shpjegoj se cfare eshte TESTAMENTI ; “Testament do të thotë shprehje e vullnetit të fundit e dhënë në formën e paraparë me ligj, me të cilin trashëgimlënësi (testatori) urdhëron si të veprohet me pasurinë e tij pas vdekjes së tij”. Nese zoteria ka testament nga prinderit, prona eshte e tija sepse keshtu kane dashur prinderit e tij. Nese ky dokumnet eshte fallco ather eshte dicka tjeter qe ne fakt Rovena nuk e thote nje gje te tille. Me emocione nuk fitohet prona por me ligje. Te zotit i lind e drejte te beje cfare te doje me pasurine e tij…. TUNG
Daja osht me rregull.E ka pas truallin e vete me hipoteke dhe me tapi dhe kjo mjafton. Ankesa apo pretendime nga trashegimtare direkt nuk ka pasur dhe nuk ka. Zoteria bazuar ne ligjet e shtetit shqiptar e ka shitur ate prone me noter dhe ne menyre te rregullt. As pas kesaj nuk ka pasur ankesa apo pretendime per shitjen nga trashegimtare te drejperdrejte. Pra sipas asaj ca thote daja dhe qe duhet te jete ashtu si thote ai, ai eshte pronar me letra i tokes pa bashkepronare te tjere. Nqs Rovena pretendon pronesine ath duhet te hidhte ne gjyq dajen dhe jo te fuste letrat per legalizim pasi legalizim behet nqs ti ke ndertuar pa leje mbi token e tjetrit ose mbi token tende. fakti qe rovena fut per legalizim edhe lokalin edhe token verteton qe rovena ka ndertuar lokalin mbi token e tjetrit pra indirekt ajo njeh si pronar te ligjshem dajen por mbi token e te cilit eshte ndertuar lokali te cilin e ka hedhur ne emrin e vete ne qkr. Ketu ose rovena duhet te marri lokalin ne krah e te gjeje nje vend tjeter, ose duhet te bjere dakord me doshin e babasin dhe tju japi atyre qera per territorin qe ka zene, nqs qeraja mund ti duket e lart ath serish mund ta ngreje lokalin diku tjeter. Nqs Rovena do kishte hedhur dajen ne gjyq per ndarje pronesie ath historia do ishte ndryshe pasi ajo toke nuk mund te shitej, jepej me qera apo ndertohej mbi te derisa gjyqi te mbaronte dhe keshtu Rovena do kishte fituar pak me shume kohe por ka dashur ti mbylli punet nen rrogoz dhe ne fakt ishte daja qe ia mbylli punen nen rrogoz. Ketu nga kjo histori del dhe nje problem tjeter, si ka mundesi zyra e legalizimeve te pranoje te legalizoje prona te tilla kur emri ne hipoteke eshte i tjetrit dhe jo i personit qe kerkon legalizim? Kjo tregon qe ne zyren e legalizimeve ne tirona por besoj jo vetem behen maskaralleqe me pronat dhe korrupsioni vazhdon njesoj duke i shkaktuar shtetit dhe qytetarit deme ne taksa apo tatime mbi pronen te pambledhura apo te papaguara, shuma keto qe shkojne ne xhepin e legalizuesve rilindas kete rradhe.
Ky daja i Rovenes, me kujtohet,eshte nje koker palle,nje beqar i stazhionuar qe nuk di as ceshte jeta,as dashuria,as seksi,as njerzilleku.Koken heq une po te kete shkuar me ndonje femer tere jeten e tij.
Nje nursez i ndyre,qe rinte tek fundi i lokalit si skuth dhe pinte cigare.Qe kur u hap lokaliNje grindavec qe zihej edhe me leckat e tij.Mjer Rovena dhe te gjithe qe i ka lidhur puna me kete shafran.
Me sa kuptoj une pronari i truallit,Naim Vreto, ka pasur 5 femije,nje nga te cilet edhe mamaja e Rovenes.Rovena eshte brezi i dyte i trashegimtareve,qe i bie se nqs.nuk ka motra dhe vellezer dhe mamaja ja kalon asaj pjesen,te gezoje vetem 1/5 e truallit.Por ne kete rast,ne trashegimine e truallit paraqiten 16 trashegimtare,qe ja kane dhene prokuren dajes se Rovenes,z.Agron Vreto.Pra,Rovena gezon vetem 1/16 pjese te truallit me te cilen mund te beje c`te doje.Ligjet jane njesoj per te gjithe,perfshi edhe kengetaret.
Reforma ne drejtesi duhet te shtrihet edhe per NOTERET e korruptuar, qe kane bere akte shitje e blerje, akte dhurimi etj. te fallsifikuara. Ky Dajo padit vehten dhe noterin qe i ka dhene kete prone atij ku jane pjestare 8 femijet?!!!. Ky eshte nje rast per prokurorine qe te hetoje, por mjerisht prokuroret rrine ne zyre dhe presin qe te vije dikush per denoncim.