Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka asgjë të pazakontë që ambasadorët e SHBA dhe BE po investohen kaq shumë për reformën në drejtësi.
“Reforma në drejtësi është një projekt i përbashkët i Shqipërisë, BE-së dhe SHBA-së. Në këtë pikë, Shqipëria nuk bën përjashtim nga asnjë prej vendeve që i janë bashkuar familjes europiane. Në vendet që i janë bashkuar BE-së, projekti ka qenë i përbashkët,” tha Rama.
Sipas Ramës, ambasadorët duan të shkojnë në mbledhjen e grupit të PD, por po i bien unazë duke shkuar edhe tek grupi i PS dhe LSI.
“Ambasadorët do të vijnë në takim në grupin tuaj, sepse në grupin tonë dhe të LSI nuk kanë pse të vijnë sepse jemi shprehur qartë se e votojmë paketën e ndryshimeve kushtetuese që dje.
Ata po i bien unazë grupeve të parlamentit që të takohen me ju.
Ju shikoni ëndërr me shqiptarë që kapin armët për t’ju mbrojtur ju dhe rapsodin tuaj nga reforma në drejtësi,” tha Rama.
Pas fjalës së tij ka reaguar Berisha.
“Mos lexo asnjëherë atë që nuk e kupton, se del pykë.
Ai mund të flasë vetëm për zhgarravinat e tij që s’ja hedh njeri sytë.
Kur je ‘tabula rasa’ në këto biznese, atëherë flet ashtu siç fole. Është pak me të thanë analfabet.
Ti nuk u tregon dot shqiptarëve se në 3 vjet ke ndërtuar një kilometër rrugë të vetme, edhe për 930 metra që po bën në Lin po i bën me mbi 9 milion dollarë, ndërkohë që 10 milion dollarë ishte gjithë tuneli i Krrabës, tha Berisha.
Ne kemi ndërtuar 720 ujësjellësa e kanalizime, ti nuk ke bërë një të vetëm. Ju jeni terdermenë. Këta janë sekti i tenderave”, tha Berisha.
Pyka del me pyke o z.Berisha.
Ne se Rama eshte pyke e besoj se te ka nxjer ty nga pushteti.
Nga debati kuptoj se Berisha nuk e don reformen, per kete arsye del ne tema te tjera, per t`ju shmangur reformes ne drejtesi
ju jeni te papare qe besoni se reforma ne leter do ndryshoi drejtesine ne njerez, nuk duhet reforme por vullnet per te zbatuar ligjin kaq.
Cojeni mor jahuuuu ne cmendin,izolojeni nga ambienti shoqeror nje sahat e me pare shpellarin e Vicidolit,pse gjithe jeten me kete vemje do meren shqiptaret.
Ilaçet moj Lili se po na rreshqet “skenderbeu”! ?
Rosinanti u kthye ne parlament,nga pafuqia e llogjikes kerkon arme,.
saliu shiti shqiperine,prishi gjithe veriun me hidrocentrale te cilat i ka prone te familjes dhe na flet per ujesjellsa.dihet sa ke vjedhur o sali.nuk kemi pare ndonje kanalizim ne….mos e ke fjalen per shkodren?quhet liqen atje i cili krijohet cdo dimer.luani me fjale qe populli te ngaterrohet,dhe te humbase pyllin pasi perpiqeni t’u tregoni ndonje peme
Mos ofendoni rrapsodet z.Rama…atij plehu nuk mund ti vesh asnje emer tjeter vec vrases…po si mundni ti degjoni zerin o popull…atij perbindeshi!!!
Ka te drejte Salehu. Pyke, perderisa nuk merr vesh nga qeverisja dhe mundeson lirine dhe jo ndeshkimin e Berishes.
rruget dhe ujesjellsat qe na permend i kemi ndertuar ne vete populli me leket tona
qe ti nuk ua dhe kurre firmave qe i gjysem ndertuan dhe ilane ashtu ne pike te hallit
dhe me vone u paguan nga qeveria e drejtuar prej rames keshtu ne baze te teoremes se pitagores
i bie ti kete ndertuar qeveria e rames qe i pagoi punen