KOP-i i PD-së dhe mesazhi domethënës i Pashkos

5 Maj 2016, 14:09Politika TEMA

Si u pranuan të rinjtë nga demokratët 11 vjet më parë dhe sa e mundëson Lulzim Basha një proces të dytë KOP-i në PD

Në fillim të vitit 2005, Partia Demokratike ishte në kulmin e riorganizimit të saj. Kishin kaluar tetë vite në opozitë dhe PD po i afrohej pushtetit, jo vetëm për faktin se PS ishte konsumuar tej mase për dy mandate në qeverisje, por edhe se Partia Demokratike po riorganizohej.

Për të mbërritur deri këtu, pikësëpari Berisha mori hapin e madh të kthimit të themeluesve pranë PD-së.

Thuajse të gjithë ata që ishin larguar nga Partia Demokratike e gjetën rrugën e kthimit.

Një ndër ta dhe ndoshta më problematiku ishte Gramoz Pashko.

Kishte qenë njeriu më i  sulmuar nga Berisha ndër kundërshtarët e tij në parti. Për rreth 13 vite qëndroi larg PD-së shpesh në pozicione krejt të kundërta me të, gati në marrëdhënie armiqësore, kryesisht me Berishën.

Por, në pranverën e vitit 2005, Pashko e gjeti rrugën e kthimit dhe u bë pjesë e Partisë Demokratike, e drejtuar nga i  njëjti njeri, i  cili e kishte detyruar të largohej dhunshëm nga kjo parti.

Bashkë me Pashkon në PD u kthyen Genc Ruli, Arben Imami, Preç Zogaj dhe thuajse gjithë mocionistët e viti 1992.

U kthyen edhe kundërshtarët e mëvonshëm të Berishës si Genc Pollo, Tritan Shehu e të tjerë.

Por, PD-së së orëve të para i  duhej edhe një frymë e re.

Komiteti i Orientimit të Politikave (KOP),  ishte zgjidhja më perfekte e momentit.

Ishin të rinj që nuk ngjallnin aspak xhelozinë e ish-drejtuesve dhe nuk është fjala vetëm për të rinj në moshe, por për të angazhuar rishtaz pranë PD-së.

KOP përbëhej nga personalitete të spikatura në profesione të ndryshme që i përkisnin grupmoshave po ashtu të ndryshme.

Ndër ta ishin, Lulzim Basha, marrëdhënie ndërkombëtare;  Edmond Leka, biznesmen; Selami Xhepa, ekspert ekonomie; Florian Mima, ekspert ekonomie; Përparim Dervishi, ekspert ekonomie; Neritan Sejamini, ekspert ekonomie; Ermal Hasimja, ekspert i komunikimit; Adri Nurellari, ekspert i komunikimit, Majlinda Bregu, nga fusha e mediave,  e të tjerë.

Ja si e vlerësonte Gramoz Pashko KOP-in në vitin 2005: “KOP-i është një krijesë e spikatur, e cila ka mbledhur intelektualë mjaft të aftë. Ka qenë zgjidhja më e mençur që mund të bëhej, sepse nuk mund të vendoseshin militantë partie në këtë pozicion. Ndërsa anëtarët e KOP-it janë djem dhe vajza të reja, të aftë dhe të specializuar në profesionet e tyre që i  përkasin një brezi, në të cilin politika vjen pas profesionit”.

“Ne na duhet aftësia e tyre profesionale, e cila po përdoret për t’i bërë mirë këtij vendi dhe për të ndriçuar politikën. Nuk duhet të zgjidheshin kurrsesi nëpërmjet politikës, militantë të cilët do të hidheshin dhe të ndërtonin platformë miltanteske, gjë që e bënte Partia e Punës dhe që bën sot Partia Socialiste, në një mënyrë ose në një tjetër. Unë e shoh KOP-in si një zgjidhje shumë të çmueshme deri në këtë fazë. Nuk e di dhe nuk mund të gjykoj se si do ta vazhdojë më tutje. Mirë do të ishte që më vonë ai të shndërrohej në një tribunë tryezash, një tryezë vazhdimisht e hapur, të sillte material të ri dhe të komunikonte vazhdimisht, të shërbente si paradhomë  mendimi për të freskuar idetë e PD-së. Uroj që t’i jepet një rol i vazhdueshëm KOP-it për ta bërë PD një parti moderne dhe jo parti militantësh. Gjëja më e keqe në politikë është militantizmi”, thoshte në atë kohë Gramoz Pashko.

Të kthyerit në PD, qëndrestarët dhe të rinjtë e KOP-it bashkëjetuan në këtë parti duke sjellë frymën e fitores në zgjedhjet e 3 korrikut 2005.

Tri grupet u përfaqësuan në qeverisje për tetë vite, ndërkohë që KOP si nismë fillestare u asimilua në politikën e PD-së dhe nuk e vazhdoi dot misionin e furnizimit të partisë me ide.

Sidoqoftë funksionoi, pasi solli në parti disa të rinj që shpejt u ngjitën në majën e drejtimit të PD-së.

Një ndër ta dhe më kryesori është Lulzim Basha, i  cili drejton sot Partinë Demokratike.

A ka ardhur koha për një KOP të ri në PD?!  Mbetet për të parë, nëse Basha është i gatshëm të shtrojë të njëjtën udhë për të tjerë si ajo që ai vetë, gjeti të shtruar drejt majave të PD-së.

Nuk ka arsye që të vjetrit ta refuzojnë një KOP të ri, sepse ata e kanë dhënë një provë që nuk janë bllokues.

Por, paradoksi është se me shumë gjasë janë të rinjtë e përfshirë në këtë parti tre vjetët e fundit, që nuk do ta donin një KOP të ri në PD.

8 komente në “KOP-i i PD-së dhe mesazhi domethënës i Pashkos”

  1. hysen daci says:

    KOP-I ishte strukture fiktive qe te fuste ne valle familjen berisha,.
    Ajo politike pruri vjedhjen massive, korrupsionin e tejskajshem dhe rezultoi nje turp.
    Nuk e kuptoj pse e mburrni. Nuk I shtoi votat Pd, ajo mori sa gjithnje, pak me shume se 40%. Pushtetin ja la Fatos Nano
    Fjalet e Pashkos ishin qe te justifikonin futjen ne Pd (tashma bandë), pas largimit ne 1992 sepse nuk mori poste.
    Kjo nuk eshte analize por teori mashtruese….

    1. pilo lala says:

      Analize e plote.
      KOp eshte kasta e re qe drejtohej nga Argita Berisha.
      Ministrat ishin shoket e shkolles Argites.
      Sepse Xeni nuk kishte asnje shok ne shkolle, ka qene totalisht kondrabedal.

  2. antropologu says:

    Pjesa tjeter eshte “histori”…. kriminale

    1. gozhda says:

      Kishim nevoje per mendimin e Gramoz Pashkos, njeriut qe shpiku teorine e shock-ut qe do te na nxirrte nga kriza….dhe na nxorri aq mire nga kriza ekonomike sa lere mos e pyet!!!! Te gjitha fabrikat e dikurshme punojne….me pordhe!
      Nuk eshte mire te permenden te vdekurit, por ky Gramoz Pashko eshte fajtor nr.1 per shkaterrimin e industrise dhe te bujqesise tek neve. Ka qene nje idiot komplet dhe aspak profesionist. Mbaj mend se aso kohe thoshnin se jepte leksione ne Amerike, dhe prandaj detyrimisht qe duhej te ishte i mençur, se po s’qe i mençur nuk te qasin amerikanet. Po ja qe amerikanet nuk para marrin mend nga njeri.
      Ky e ktheu Shqiperine ne toke eksperimentale te mesimeve te “Shkolles se Chicagos”,
      prandaj jemi per ibret!

  3. Skypion says:

    Kopi solli fitoren e leshit.U perca e majta dhe perfitoi Pd ndryshe jo kopi po as gopi nuk na sillte ne pushtet.

  4. Delli USA says:

    KOP-I ishte fasada per te vene ne krye te qeverrise nje kriminel si Saliu.Me thoni nje kopist te vetem,duke pershire dhe njeriun e medias Majlinda Bregun,qe u distancuan nga krimi shteteror I 21 Janarit,asnje.

  5. Bardh e zi says:

    KOP-i ose GOP-i ishin nje krijese per pudrosjen e gjakut ne duart e kriminelit dhe tradhetarit SRB dhe ardhjen e tij ne pushtet per 8 vjet te tmerrshme..

  6. aventurieri says:

    S’eshte mire te fyesh te vdekurin! Por politikanin shaterrimtar, po! Nje aventurier, 1 injorant, shkaterrues ishte shoku juaj Pashko! (Zoti me falte per gjuhen …)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje