Zbardhen përgjimet për krahun e djathtë të Emiljano Shullazit: Noj gja serioze ku ke punu ti?

5 Maj 2016, 08:16Politika TEMA

Nëse për Emiljano Shullazin u deklarua se prej kohësh nuk përdorte telefon, përgjimit të bisedave telefonike nuk i ka shpëtuar miku i tij i ngushtë, Gilmando Dani, edhe ky në burg për gjobëvënie dhe kanosje.

‘Shqiptarja.com’ ka publikuar sot përgjimet e bisedave telefonike të Gilmando Danit, të cilat janë në dosjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Në transkriptin e bisedave flitet për një person të quajtur Zamir, pa u saktësuar se kush është.

Përgjimet

+964: He Mando

+272: Hë mo ça je tu bo

+964: Hë lale

+272: Hë çkemi

+964: Mirë mo lal

+272: Hë dëgjon ça bëhet?

+964: Hiç me lal, Zamiri deshi me ardh

+272: Nuk e njof ik se folim nga afër

+272: Hë mo ça je tu bo?

+964: Hiç mirë

+272: Nga je?

+964: Po mor gocën këtu te shkolla në Sauk edhe..

+272: E mirë, do vijë ai shoku?

+964: Po do vijë, po vij edhe unë poshtë

+272: Mirë ti po, po vijë ai shoku, shoku?

+964: Po, do shkoj t’i takoj unë?

+272: E mir kur do vish ti këtej njëherë se do me të taku edhe Gysi?

+964: Po ja të mbaroj punë e do vij poshtë, do takoj ato shokët te ‘21’, pastaj do kthehem te ju direkt.

+272: Ok po mos u vuno se është edhe Gysi, punë një ore vjen edhe Gysi këndej.

+964: Jo me Gysin do ta lejmë nesër se punë një ore do shkoj të rri atje unë, do i themi Gysit në telefon ta lej për nesër.

+272: Ik, hajd se flasim.

+272: O vlla, ça bane?

+964: Mirë ça bane ti?

+272: Me ta ba një pyetje kshu kot, ose a ka noj gja ty ku ke punu ti apo si?

+964: Ëhë, ëhë.

+272: Noj gja serioze?

+964: Jam rrugës, jam rrugës..

+272: E mir, a noj gja serioze s’po kshu?

+964: Em duket se po…

8 komente në “Zbardhen përgjimet për krahun e djathtë të Emiljano Shullazit: Noj gja serioze ku ke punu ti?”

  1. undefined says:

    Kafshe qe nxjerrin zhurma nga goja, asnje gje nuk kuptohet, shqipe shpellash.

  2. nina says:

    cdo te thot kjo??????????? me keto beni denimet dhe akuzat ju o prokuror leshiiiiii hajde hajde

  3. da vinci says:

    hade “zbulim” imodh mda specjale!!!!!!!!!!!!
    metodat specjale jan:
    agjentura
    teknika operative
    kontrolli postar telefonik telegrafik, email,internet,fejsbuk…..
    surveimi
    ….

    1. Z U LU REDNECK says:

      Da vinci,qeke i shkolles se saukut. paske qene student i mire ne lenden e TO. Ke ke pas profesor?

  4. Elton says:

    Shume fakte te forta, uuuu dhe fbi do ju kish zili.

  5. Illyrians says:

    Hajde “prova” hajde, hahahahahahahaha, pordhicia shqyptare.. Ne keto biseda ka vetem disa hungerima dhe tinguj te pakuptimte, (gjuha shqipe ka ikur per lesh), kurse gazeta i sjell ketu si prova.. E ça vertetojne keto biseda telefonike??? Nje m… te madh, nuk jane tjeter veçse disa tinguj te leshuar nga disa analfabete. Ne çdo vend te botes keto “akuza” t’i hedh poshte edhe avokati me debil ne bote, vetem prova nuk quhen keto..

  6. edi says:

    Prokuroria ka prova plot.Por prokuroria nxjerr keto bisedat e leshit,qe gjykata mos te kete prova dhe ti nxjerri nga burgu.

  7. Bazarhesap says:

    Po prandaj dalinl atopalantat e parlamentit qe te ndalojne pergjimet se me keto prova jo qe nuk ben dot gje po do i paguaj shteti qe ndejten edhe ne burg dhe pastaj fillojne prap atopalantat qe ja e shifni si nuk denohen kriminelet.I lutem Europolit te arestoj 140 deputetet e parlamentit Shqiptar se bejne sevap ketij populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje