Meta, ju vutë një afat të ri për përmbylljen e reformës, çështje javësh. A ka mazhoranca një plan B kur flitet për këtë afat të ri për ta përmbyllur brenda disa javëve?
Unë dua të konfirmoj edhe një herë rëndësinë e miratimit sa më të shpejtë të paketës të ndryshimeve kushtetuese. Duhet të ishte bërë dje, jo sot, akoma më keq të bëhet nesër, sepse ka disa afate të cilat janë bërë publike edhe më parë dhe të cilat lidhen edhe me vetë axhendën e procesit integrimit evropian të vendit tonë, duke qenë se është bërë tashmë publik synimi për të kërkuar rekomandimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Dhe dihet që tashmë miratimi i ndryshimeve kushtetuese dhe i reformës në drejtësi është një kusht nga ana e BE-së.
Në këtë drejtim unë dua të nënvizoi faktin që diferencat tashmë që kanë mbetur janë mjaft të vogla dhe ato do të shuhen plotësisht pas paraqitjes sot në mos gabohem nga ana e ekspertëve të EURALIUS-it dhe OPDAT-it të interpretimit të paanshëm dhe profesional nga ana e tyre të dallimeve të deritanishme. Dihet që shumicën e çështjeve i ka ezaurauar në mënyrë të qartë dhe të thelluar Komisioni i Venecias, që është i gjithëpranuar.
Prandaj mesazhi dhe apeli im është të fillojmë sa më shpejt procedurat për miratimin e paketës kushtetuese, që i hap rrugë reformës në drejtësi. Të përqendrohemi të gjithë në mënyrë konstruktive në këtë drejtim dhe t’i përmbahemi atyre afateve që kemi rënë dakord edhe me Bashkimin Evropian edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si partnerët tanë kryesor që na kanë asistuar që nga dita e parë e nisjes së kësaj reforme dhe që do të na mbështesin edhe më tej në synimet që ka vend
Meta ju thatë se si Kryetari i Kuvendit do të bëni gjithçka që është brenda përgjegjësive tuaja për të arritur konsensus. Deri ku do t’i kërkoni opozitës të lëshojë dhe deri kur do t’i kërkoni Partisë Socialiste të lëshojë në emër të këtij konsensusi?
Lëvizja Socialiste për Integrim ka qenë mjaft e angazhuar në mënyrë konstruktive në gjithë këtë proces, por është e rëndësishme që në fund fare kjo reformë të miratohet, të jetë e standardeve ndërkombëtare, kjo është e domosdoshme. Unë besoj që certifikimi i këtyre standardeve nga ana e Komisionit të Venecias dhe përfundimisht edhe i çështjeve që kanë mbetur për t’u debatuar deri sot nga ana e EURALIUS-it dhe OPDAT-it, përfundimisht krijon të gjitha kushtet që këto ndryshime kushtetuese të votohen në Parlament pa vonesa
Meta, lidhur me një propozim që ka ardhur nga ish-Kryeministri, z. Sali Berisha për të bërë një ndryshim ligjor që parashikon mbajtjen e armëve nga qytetarët shqiptarë. Çfarë mendimi keni për këtë propozim?
Mendoj që miratimi i Reformës në Drejtësi absolutisht do të japë një mundësi të jashtëzakonshme për zbatimin e ligjit në vendin tonë siç dëshirojmë të gjithë qytetarët e tij.
hahhahahahhahahha, ku ishte ky.. apo i merr vendimet nga ambasada e Donald Berishes….lol… ky asht shume i interesuar per reforme…mezi po pret i shkreti…ka per te shtyre pushimet verore……ke te qaj me pare…..
_
ahahahaha, ky kujton se Reforma votohet me deklarata dhe gazeta…..dhe se ka ky ne dore ta fuse ne programin e Parlamentit….
pra del qe vetem Edrama nuk eshte i interesuar per Reformen te hyje per votim..
se Sali Donald Berisha e beri te qarte po keshtu dhe kanceri I LSI se…
Me ne Funde Shoku Ilir Meta, doli Buzeqeshur dhe u tha Antarve te Parlamentit Shqipetare:Te Nderuar HAJDUTE,peshperitje ne Salle…he se “Harrova” MOR Shkerdhata, SE Jo te gjithe jane HAJDUTE, pra te Nderuar Hajdute Mjafe me do te VOTOJME Reformen ne “Drejtesi”:::HE MOS KINI Frike, se Teksti i Reformes do te Ndeshkoj Cilin do Hajdute:Kumbullash, Vezesh,Bananesh, ndonje Shishe Uji, apo Sucko…por Kurre se si neve “Baballaret” E pARLAMENTIT sHQIPETARE…ne jemi Balli , jemi te “Paster” SI Qelibari….dikush nga salla Thirrriii:Ti Ilir meta je i pari per ne Qilare(Biruce)…por Shoku Ilir Meta beri sikur nuk e Degjoj, dhe vazhdoj:Ne se nuk Votojme athere del qe nuk Duam NE(Hajdutet) dhe krye-Hajdutet..prandaj ne do te behemi TRIMA do Votojme qe ti themi Miletit kokepalare :Se ne jemi ,krejte te “Lare”::::…
Porosi te vecante kame nga Shoku Sali Berisha, Fatmir Medihoxha, dhe gjithe Shoqenia e “Sinqerte”…pa “Harruar” Moniken Kryemadhi..qe ja “Mbeshtet” c´do Inisjative Politike, dhe vecanrishte ato qe kane te bejne me Ekonomi te rendesise se vecante, objekte Strategjike..p.sh Hidrocentrale..ose Votoni ju bertet Like Floriri Deputeteve ose do tju “Dhjese me M..t”:::