DEKLARATAT/ Zbardhet pasuria e familjes, Berisha i fsheh ILDKP-së zyrën luksoze. Argita ble shtëpi 179 mijë euro, Zeni kredi 254 mijë euro

4 Maj 2016, 09:18Politika TEMA

Në deklaratën e pasurisë së Sali Berishës, për vitin 2015, nuk figuron asnjë shpenzim, asnjë e dhënë apo deklarim, për zyrën e tij luksoze, në një nga kullat më të shtrenjta të kryeqytetit.

Shqiptarja.com ka zbardhur pasurinë e familjes së ish-kryeministrit Sali Berisha, për vitin 2015, deklaruar pranë ILDKP, ku bie në sy mungesa e çdo të dhëne për zyrën e famshme.

Ia kanë bërë dhuratë Sali Berishës zyrën luksoze, paguan qira, ia pagua partia apo e ka blerë?

Deklarata e tij vjetore nuk jep asnjë përgjigje.

Në deklaratën e pasurisë, figurojnë shtim dhe pakësim llogarish bankare, të ardhurat dhe shpenzimet, blerje apartamentesh dhe shitje dyqanesh nga fëmijët, transferim llogarish etj., po asgjë për zyrën.

As kontratë qiraje, as blerje, as dhuratë.

Ndërkaq, neni 4 i ligjit për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve, parashikon që zyrtarët duhet të dekorojnë pranë ILDKP pasuritë e paluajtshme, burimin e pasurisë, pasuritë e luajtshme të regjistrueshme në regjistrat publikë, sendet me vlerë të veçantë mbi 300 000 (treqind mijë) lekë, vlerën e aksioneve, të letrave me vlerë dhe pjesët e kapitalit në zotërim, detyrimet financiare të shprehura në lekë ose në valutë të huaj etj.

PASURIA E BERISHES DHE BASHKESHORTES PER 2015

Llogari në emër të Berishës -3,520,930 lekë

Llogari në emër të Berishës + 36, 202 USD

Llogari në emër të Berishës, – 1, 150,500 kaluar në emër të Lirisë

Llogari në emër të Berishës, – 18 USD

Të ardhura nga paga, 1.368.578

Të ardhura nga pensioni, ish-pozicioni i punës, Sali Berisha, 863.520

Dieta në Kuvend, 110900 lekë

Llogari në emër të Liri Berishës, +1.143 lekë

Llogari në emër të Liri Berishës, +128 lekë

Llogari në emër të Liri Berishës, +250.649 lekë

Të ardhura nga pensioni, Liri Berisha, 250.649 lekë

Të ardhura nga interesat bankare, 1.496 lekë

PASURIA E ARGITES PER 2015

Shtesë llogarie +520,307 lekë

Pakësim llogarie -45454 euro

Shtesë llogarie, +24.00.00 USD

Pakësim llogarie, -45.279 euro

Shtesë llogarie, +52.108 USD

Shtesë llogarie, +110.332 USD

Pakësim llogarie, -131.142 euro

Pakësim llogarie, -329.200 lekë

Shtesë llogarie, 296,074 lekë

Pakësim llogarie -5.00 euro

Pakësim llogarie, -117.921 euro

Shtesë llogarie, +133.090 USD

Shtesë llogarie +20.000 euro

Shitje dyqani 20 m2, 45.000 euro

Blerje apartamenti 128 m2, 179.000 euro

Blerje bodrumi, 26.370 euro

rroga vjetore në fakultet,  916.299 lekë

Mësimdhënie në fakultete të tjera, 1.025.000

të ardhura nga e drejta e autorit, 459.236

të ardhura nga qiratë, 42.900 euro

të ardhura nga interesi, 19.475 lekë

të ardhura nga rektorati, 61.200

honorare dhe shpërblime, 949.047 lekë

të ardhura nga shitja e dyqanit, 45.000 euro

 

PASURIA E SHKELZEN BERISHES

Pakësim llogarie, -156.00 euro

Shtim llogarie, +6.156.00 euro

Shtim llogarie, + 995.400 lekë

Pakësim llogarie, -8.308.22 euro

Llogari rrjedhëse, -1.271 lekë

llogari rrjedhëse, + 5892.91 lekë

llogari e re, 96.547.23 euro

Të ardhura nga konsulenca juridike, 1.000.000 lekë

Të ardhura nga punësimi, 759.789 lekë

të ardhura nga qeraja, 47.956 euro

kredi për apartament, 254.005 euro, shlyer 29.154 euro

kredi për makinë, 23.222.10 euro, shlyer 12.912 euro

kontratë qeraje në Lundër, 18.000 euro.

8 komente në “DEKLARATAT/ Zbardhet pasuria e familjes, Berisha i fsheh ILDKP-së zyrën luksoze. Argita ble shtëpi 179 mijë euro, Zeni kredi 254 mijë euro”

  1. orli says:

    Ore shtet rrumpalle!si ka mundesi qe merr edhe rroge edhe pension?a e dini se per te ardhura nga nje pune e dyte ne gjithe boten ka taksa me shume se 50%(flase per boten e qytetruar e jo per somaline)

    1. RamaKunderReformes says:

      Ke te drejte djali por Shqiperia nuk permendet kot nga Britaniket apo pjesa tjeter e botes si vend rrumpalle, tralala nen kujdesin amabsadorial.

      Socialistet jane xheloze qe Edi Rama ka 20% me pak.

  2. polua says:

    E pse talli me hajdutet dhe kriminelet qe kane shitur Shqiperine dhe nje pjese te shqiptareve?!

  3. ganiu says:

    po mire mroe vella a ka shtet ketu si shtohet dhe pakesohet llogaria e ketyre femijeve te tketij krimineli me qindra mijra euro dhe dollare ? a dekalrohet burimi i ketrye te ardhurave? ne kohen kur shumica e popullsise fale poltikave te edvinit po shkon keq e me keq duket se te dyja palet po vazhdojne te pasurohen ne menyre marramendese dhe askush nuk merakosoet. Atje ne ate vend duhet vertet nje revolucion por jo demokratik sic thote antishqiptari dhe agjenti i serbise sala por nje revolucion si ai francez qe te eleminohen te gjithe ata kriminele dhe hajdute

  4. Zjarri says:

    Sali krimineli nuk po denohet per tragjedine qe i ka shkaktuar Shqiperise duke vrare e prere e duke e djegur ate dy here e qenka gje e madhe se nuk paska deklaruar nje zyre. Berisha eshte i vetmi kryekriminel e kryefashist i paprekur nga askush!

    1. e verteta says:

      llogari kerkoi atij qe i dhe voten, shokut Edrama. tani mbylle sqepin dhe degjo….
      pra , eshte pikerisht Edrama i rilindjes se vdekur , hajduti i votave 1 milionshe qe nuk ka deshire ose sdo te denohet partneri ne krim saleh efendi berishavic

  5. . says:

    …. Te zbresh nga mali dhe sot te kesh apo te besh gjithe familjaret “milionere” pa punuar dhe pa derdhur aspak djerese eshte nje “KORRUPSION dhe MASHTRIM” qe i ke bere nje populli te terre per cerek shekulli ky psikopat-komunist i Enverit.

    ….. Kur ky njeri te arrestohet atehere SHQIPERIA do jetoje e qete ku do mbizoterroje DREJTESIA.

    1. Shaban Bajami says:

      Gabohesh! Edhe sikur ky te futet ne burg, do dalin te tjere t’i zene vendin. Ky pleh futi ne Shqiperi modelin “e korrupsionit” si model zhvillimi dhe perparimi te vendit, (bashke me te tjeret e partise se tij). Tani kete model e kane perqafuar te gjithe. I madh e i vogel mendon se vendi mund te perparoje duke vjedhur. Prandaj demi qe i ka sjelle Saliu vendit eshte i pallogaritshem sepse ka perçuar te keqen tek shumica e njerezve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje