Reforma në drejtësi/ Rama: Loja e PD-së nuk mund të vazhdojë pa fund

3 Maj 2016, 20:18Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, theksoi se “pa reformën në drejtësi, të gjitha reformat e tjera kërcënohen shumë seriozisht”.

“Jemi të vendosur ta çojmë deri në fund, duhet t’i besojmë partnerëve tanë. Pala jonë në komision të këmbëngulë që procesi të mos rrijë më në vend. Loja e PD-së nuk mund të vazhdojë pa fund, palët duhet të ballafaqohen”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se mazhoranca “ka punuar për Shqipërinë e gjeneratës tjetër”.

“Kemi bërë reforma të munguara. Rritja ekonomike është 3.4%. Jemi vendi me rritjen ekonomike më të lartë në rajon. Kemi reformuar sistemin e pensioneve, ndërsa shuma e ndihmës ekonomike është dyfishuar”, u shpreh Rama.

Ai shtoi: “Kemi bërë një reformë të rendit dhe policisë. Për këtë jemi krenarë, edhe pse sulmohemi. Kudo ku suksesi është më i ndjeshëm, goditemi më fort”.

5 komente në “Reforma në drejtësi/ Rama: Loja e PD-së nuk mund të vazhdojë pa fund”

  1. Hydai Kapaj says:

    Po he z.Rama c’prisni ! Pse nuk e fusni projektin ne Parlament? PD gjithmon sajon probleme te reja per zvaritje. ju kemi votuar te jeni me te ashper ndaj atyre qe me qellime te mbrapeshta zvarisin futjen e reformes ne drejtesi. Ne qoftese nuk mundeni ,drejtohuni popullit me referendum. Te jeni te sigurte se te pakt jane ata qe nuk e duan reformen ne drejtesi.

  2. bato says:

    Po shoku Enver, rritja 3.4%. Sa te thoni ju….

    1. polua says:

      Plase batô! Aty e ke Salin dhe po te vdes, ju do ta hipni ne kale te ballsamosur dhe do ta nxirrni neper qytet per te thene se eshte gjalle. Pika juve qe s’menduat nje here per ate vend!

  3. A says:

    Dy partive kryesore politike si PS dhe PD, pra as EDI RAMES dhe SALI BERISHES i mcefur pas LULEZIM BASHES nuk i interesojne reformat ne drejtesi. Prandaj ti mender EDI KRISTAQ ANETA RAMA leri brockullat, demagogjite dhe llafet edhe ti nuk je i intersuar per reforma ne drejtesi dhe kudo tjeter. Je maskaraj dhe gangsteri i radhes ne politiken shqiptare. Tung.

  4. socialisti says:

    lesh lesh o edi! sdole gje edhe ti patem shpresa te medha po na dole pa tope. je ber si lolo ilir metes dhe mafiozeve.je thjesht kukul se ske fuqi…qen qe leh kot se po te doje reformen eben siç i bente sala ato qe donte edhe kur si kishte votat .po ti ske byth si sala . ke hall se te grisen kostumet me kollaret po ‘luftove’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje