Kjo dyshohet se ka qenë arsyeja kryesore që familja e tij ishte “viktimë” e vjedhjes së dhunshme, ndodhur në Mars 2015 në Tepelenë, ngjarje e cila duket se është origjina e një serie vrasjesh dhe atentatesh me eksploziv, të ndodhura në harkun kohor të një viti.
Disa persona, një pjesë ende e paidentifikuar, hynë në shtëpinë e Naim dhe Andoneta Çiço, në Tepelenë, pasi kishin të dhëna që në dhomat e tyre mund të gjenin shumë para. Hajdutët nuk kanë mundur të gjejnë para, por gjithësesi kanë dhunuar dy të moshuarit, të cilët nuk kanë mundur t’i njohin autorët.
“Boldnews.al” ka mësuar se djali i vogël i familjes, Eltoni, i cili mbeti i vdekur të dielën me dy plumba në kokë, ishte një person i njohur për dhënie parash me fajde.
Burimi i këtyre parave nuk është arritur të zbulohej, por dyshimet kryesore për krijimin e pasurisë mendohet se është vëllai i tij, i cili jeton prej vitesh në Angli.
Gjithashtu, Eltoni ka qenë i skeduar nga ana e policisë, si një person që mund të merrej me trafikun e lëndëve narkotike.
Megjithatë, këto dyshime nuk u arritën të provoheshin asnjëherë nga ana e Policisë.
Në fillim të marsit 2015, pak kohë para vjedhjes së dhunshme në familjen Çiço, një drejtues punishteje duralumini nga Tepelena, por me banim në Tiranë, Ervis Imeri, kryen disa punime në banesën e të moshuarve. Duke qenë se volumi i punës ishte i madh, ai ka marrë si punëtor një person nga Laçi, Robert Rama.
Të paktën, kështu ua prezantoi pronarit të shtëpisë, Naim Çiço. Por në fakt, siç rezultoi nga hetimet për vjedhjen, tepelenasi Imeri dhe laçiani Rama po përgatisnin vjedhjen e banesës, pasi mendonin se aty kishte shumë para, nga ato që djali i familjes u jepte me fajde personave të interesuar.
Mbrëmjen e 31 Marsit 2015, Ervis Imeri gjendej në makinën e tij, pak metra larg shtëpisë së familjes Çiço, ndërkohë që Robert Rama dhe disa persona ende të paidentifikuar, bastisën me dhunë ambjentet e banesës. Pasi nuk gjetën atë që kërkonin, vjedhësit dhunuan rëndë fizikisht bashkëshortër Naim dhe Andoneta, të cilët përfunduan në spital.
Ngjarja, krahas autoriteteve shtetërore, po hetohej edhe nga djali i familjes, Elton Çiço. Të paktën kështu dyshojnë autoritetet policore, të cilat e lidhin emrin e tij me një seri ngjarjesh të tjera që pasuan vjedhjen e dhunshme.
Në 11 qershor 2015, në zonën e ish-Kënetës në Durrës, policia merr njoftimin që dy persona me motor kanë vrarë një djalë të ri. Nga verifikimet, rezultoi se viktima ishte laçiani Robert Rama. Ai ishte shpallur në kërkim nga policia për ngjarjen e ndodhur në Tepelenë, por deri në atë kohë nuk ishte bërë i mundur arrestimi i tij. Një nga pistat e para të ngritura ishte hasmëria me familjen Çiço. Por provat nuk ishin të plota për të lidhur drejtëpërdrejtë autorët e vrasjes me Elton Çiçon. Nga ana tjetër, viktima Rama ishte i dyshuar edhe për trafik lëndësh narkotike dhe vrasja e tij mund të lidhej edhe me ndonjë prishje pazaresh.
Pas një muaji, në Korrik 2015, në makinën e Ervis Imerit, përballë punishtes së tij në zonën e Kombinatit në Tiranë gjendet një sasi tritoli e pashpërthyer. Paralel me hetimet për vendosjen e lëndës eksplozive, policia mori në dorë urdhërin e ndalimit të Prokurorisë së Gjirokastrës, e cila dyshonte se Ervis Imeri ishte një prej autorëve të vjedhjes së dhunshme në Tepelenë. Ndërkohë, ende nuk është zbardhur autori i vendosjes së tritolit të pashpërthyer në makinën e Imerit, por dyshimet më të forta qëndrojnë mbi Elton Çiçon.
Policia vijonte hetimet për vrasjen dhe atentatin e dështuar ende, ngjarje ende pa autor, ndërkohë që në Dhjetor 2015, një tjetër shpërthim tritoli ndodh në mjetin e vëllait të të arrestuarit Ervis Imerit, shtetasit Elton Imeri. Ky i fundit, një ushtarak pa probleme me ligjin, humbet njërën këmbë gjatë shpërthimin të makinës së tij në ecje, sërish në zonën e Kombinatit, në Tiranë. Fati ishte me Elton Imerin, i cili shpëtoi gjallë nga ky atentat, për të cilin deklaroi se mund të kishte ndodhur për shkak të problemeve të të vëllait të tij, Ervis Imeri.
Pasi kaluan 4 muaj të tjerë, mbrëmjen e 1 Majit 2016, duket se “topi” kaloi në anën tjetër. Elvis Çiço, nën shoqërinë e një gazetari dhe të një oficeri policie, qëllohet me dy plumba pistolete në ambjentet e brendshme të lokal “De Niro” në zonën e ish-bllokut, në Tiranë. Autori ende nuk është zbuluar dhe historia duket që nuk përfundon këtu.
Duhet te aplikohet ‘sistemi Kinez’ qe pasi ti lene te vriten mire e mire bandat me njeri-tjetrin ne fund kush ngel arrestohet, dhe propabiliteti i hakmarjes eshte shum i vogel..
Dmth, pasi hakmarrja të arrijë kulmin, … probabiliteti i hakmarrjes është shumë i vogël.
labi ne bashkpunim me malokun vodhi labin fajdexhi ,u vrane e u grine leber e maloke ,allahu osht i modh.
Ore mire keta se si i kane bere pazaret e tyre te ndyra per lesh do shkojne, dhe urimi i vetem eshte ,,,sa me pak viktima aksidentle qe mund te ndodhen ne vendin e gabuar ne kohen e gabuar. Por pyetja ima e vetme eshte kjo,…..cfare donte ky gazetari dhe ai oficeri i policise ne tavoline me kete buckon….kesaj si tja gjejme pergjigjen.
Valle nuk dinin hic gje per kalvarin e hakmarrjeve midis grupit A dhe grupit B,,,po i quaj keshtu se sme hyn ne pnue fare kush ishin keta,,,,,por ama dika i hynte ne pune ketij oficerit te policise dhe ketij gazetarit qe na del ne Opinion nje jave po e nje jave jo.
Keta te dalin e te na thone se cfare benin aty….e mos na thone se ishin rastesisht hehehe apo se uk kishin ide fare se kush ishte viktima, apo pallavra te tjera si keto,,,,,se nuk i ha njeri,
O Lloji po si minimizohet hakmarrja duke u lene te vriten?! Apo squhet hakmarrje kjo…!?
Vrasja e 1 majit ,ekzekutimi mafioz,pa iu dridhur dora i Cicos ne oficereve te Policise na risjell ne mendje Gushtin 2006 egzekutiminn ne Tirane ne Don Bosko te nje vrasesi te shumekerkuar te quajtur Dritan Sheme .Policia kishte disa muaj qe e ndiqte kishte investuar miliona per ta pergjuar dhe ne momentin e fundit shefi i komisariatit te Elbasanit Saimir MUca shiti operacionin tek hasmet e Dritan shemes tek Art Capia per shumen 70 mije Euro te cilet i derguan Arben Jacen dhe e egzekutuan.Keshtu u veprua dhe me Cicon policia e kishte bere punen gjurmuese shtetasi do arrestohej do ti jepej drejtesise qe shitet per leke qe cicos nuk i mungonin dhe do lirohej,Policet do merrnin vetem pagen.Keshtu policia gjeti nje zgjidhje tjeter e shiti kontigjentin tek hasmet,dhe beri leke….kjo eshte menyra qe po fiton terren ne shoqerine tone hibride paraligjore.
E bere gjithe Tiranen e Re Bllok o gazetar patatinash, Po shkolla Emin Duraku ku ndodhi vrasja ka me afer Vasil Shanton se Bllokun o katunar Tirone. Po u bere 20 vjet ne Tirane o nje qelizor dhe akoma nuk ke mesuar ku eshte blloku.