Në librin “Në Shqipërinë burg” Kurt Kola ka sjellë kalvarin e vujatjeve të tij që nga mosha 8 vjeçare dhe të bashkvuajtësve të tij. Në studion e Zululand të gazetarit Mustafa Nano, Kola tregoi historitë e tij dhe të disa personazheve të njohur publik si Spartak Ngjelën, Fatos Lubonja, Arshi Pipën dhe Sherif Merdarin.
Megjithë vujatjet e tij në kohën e komunizmit, 45 vitet e Enver Hoxhës duhet të shkruhen me të mirat dhe të këqijat e sisitemit. “Historia të shkruhet më të mirat dhe të këqijat. 45 vite nuk mund ti heqim nga historia jonë se duket sikur nuk ka pasur Shqipëri”, tha Kola.
Nano supozoi në studio një bashkëbisedim surreal. I kërkoi Kolës që të mendonte sikur përballë kishte Enver Hoxhën: Çfarë do i thoshte?
Kola u ndal tek një histori për të mos i kthyer një përgjigje direkte, dhe në fund tha: Çfarë mund të thuash për një krimenel që vrau njerëzit e vet?
Edhe pse ish të përndjekurit prej vitesh dëmshmpërblehen, ajo çfarë ende nuk ju është dëmshpërblyer është ajo moralja. Dhe sipas Kurt Kolës morlja lidhet me dënimin e figurës së Enver Hoxhës nga Parlamenti ashtu siç është bërë në të gjitha vendet komuniste.
Për herë të parë, Kurt Kola deklaron se nuk ka votuar asnjëherë, pasi asnjëherë nuk është bindur se për kë duhet të votonte.
Ti bere burg ne kohen e Enver Hoxhes, Kurt Kola dhe si ti dha ca te tjere, por si po i jeton ditet sot; ke brenga, ke pamjaftushmeri per te ngrene e veshur ke pasiguri etj etj? Mos valle ke dhe stres? Po shqiptaret e tjeter si jetojne? Si duket iku nje kaste shteterore qe edhe mund te te fuste ne burg apo dhe te vriste po ta kundershtoje , por per ata qe shikonin punen e tyre jeta ishte e sigurte maximum dhe erdhi nje kaste qe jeta nuk eshte e sigurte per asnje, perveç juve qe tani na tregoni historite e asaj kohe. Vazhdoni te shijoni tani jeten duke çfrytezuar taksapaguesit e ndershem sepse po te paguhesh per pune ajo eshte eshte larg.