"Më morën pasuri 1 mln euro", një biznesmene e shantazhuar dëshmon kundër Shullazit

2 Maj 2016, 15:15Politika TEMA

Kur Emiliano Shullazi i është drejtuar Gjykatës së Apelit me kërkesën për t’u liruar, pasi sipas mbrojtjes nuk ka asnjë provë dhe kallëzim kundër tij, një grua duket se ka rënduar pozitën e 38-vjeçarit të përfolur kohët e fundit.

Një burim konfidencial i tha Top Channel se pas ofertave të organit të akuzës ndaj disa biznesmenëve që dyshohet se janë gjobitur, një grua biznesmene është paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ka dëshmuar kundër Emiliano Shullazit dhe Gilmando Danit.

“Më kanë marrë një pasuri timen në Tiranë me vlerë 1 milion euro”, ka thënë gruaja dhe kjo pasuri ka kaluar në pronësi të Gilmando Danit.

Për disa orë gruaja, identiteti i të cilës mbahet sekret për shkak të sigurisë së jetës së saj, është marrë në pyetje nga zyrtarë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërkohë që është urdhëruar sekuestrimi i dokumentave në hipotekë dhe në gjykatë në mënyrë që të verifikohet me prova denoncimi i 50-vjeçares.

Prokuroria nuk jep asnjë version zyrtar për këtë çështje për shkak të sekretit hetimor. Konfirmohet se tre shtetas të përmendur në një raport të Shërbimit Informativ si biznesmenë që u është vendosur gjobë nga Shullazi kanë refuzuar të depozitojnë kallëzim kundër tij, aq më tepër që e kanë mohuar njohjen me të.

Ndërkohë që shtetasit Jani Zaka, personi që ka dëshmuar se është kërcënuar për t’i marrë një garazh në Tiranë, nuk i është gjetur ende adresa e tij për të kryer veprime të tjera hetimore.

Emiliano Shullazi është rikthyer në paraburgim në kryeqytet, pasi u mbajt disa ditë në Elbasan dhe është në pritje të shqyrtimit të kërkesës për të lënë qelitë.

8 komente në ““Më morën pasuri 1 mln euro”, një biznesmene e shantazhuar dëshmon kundër Shullazit”

  1. nga populli says:

    Po gazetaruci nuk mbijeton dot pa e bere kete lajm se nuk besoj se jane 99 biznesmene femra qe keta I kane marre pasurine.

    1. Din Paku says:

      Botimi i emrit te businesswoman nga policia apo gazetari nuk perben ndonje rrezik per jeten e saj sepse, nuk ma merr mendja se ndonje nga ne qe lexojme keto zhgaravina do shkoje tani e t’i beje atentat asaj. Edhe po te jene 99 femra businesswomen te cilave u eshte bere shantazh nga Shullazi, nuk jane te gjitha 50 vjeçare, dhe pronat qe u jane mare nuk jane te gjitha rreth 1 milion euroshe. Pra gruaja denoncuese eshte fare lehtesisht e identifikueshme nga Shullazi. Atehere, çfare sekreti mbahet ketu dhe ç’siguri jete ka ajo pas ketij lajmi?

  2. sigurimsi i PD says:

    Ky popull trim ,paqdashes,intelegjent,veshderr,frikacak legen ka vdekur me kohe.
    Kete popull sa me shume ta vjedhesh,ta rrahesh,ta poshterosh etj etj ,aq me shume te do,shembujt i keni me shumice qe nga 44 e ketej.
    Mos u ankoni per politikanet se si ata jemi te gjithe.

    1. Grigor says:

      Ja the mor vellai ja the, por kujt ja the.
      Nuk merr vesh veshderri. Kur vijne votimet shkojne te tere si cunat dhe votojne per Partine e zemres se tyre. Ketej I vret Saliu, por prape per Saliun votojne. Ndersa socialistet cirren, “na mori Edi Rama paaaartiiiine”.
      Saliu e ka marre PD-ne, e ka futur ne xhep dhe e ka cuar ne shtepi, dhe nuk po thote njeri gje.
      Ndersa Edi Rama, nuk ka marre gje. Vetem se I ka futur nje boje. Per nje boje beheni ju?
      Deri sa te vdese brezi qe eshte mesuar me udheheqes te lavdishem te partise dhe me bindjen se Partia te marton dhe te ben me femije, Berisha dhe Rama jane ohoho. Kane popullin me vete. Vetem perqindjet ndryshojne.

  3. pilo lala says:

    Llalla ka frike nga Shullazi.
    hapni hipotekat e njerezve te Shullazit.
    bravo ajo grua.

  4. Raimond vlonjati says:

    Besoj se Mero Baze ne kete rast thote nuk esht e vertete

  5. Tony says:

    O Tema, shkruani shqip , JU LUTEMI. Nese doni te shkruani anglisht dhe personi qe “ben biznes” siq e quani ju: kur eshte I gjinise mashkullore quhet “BUSINESSMAN” e kur eshte e gjinise femerore quhet “BUSINESSWOMAN”.
    Na nderoni tani e mbrapa me lajme.

  6. korrupsioni lulezon says:

    Nje shtet i tere arin te vihet poshte nga nje grup hajdutash me arme turp.Po te ishte ai fytyre palaco ketu ne angli do ta kishin shkrire si akull ne zjar.dhe le te hapet bythesh me njerez te varfer,ska faj gjen shesh dhe ben pershesh fytyre ujku.turp qe i thone shtet atij shteti te korruptuar dhe qe e ka vene mbi shpatulla per muri nje hajdut i armatosur,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje