Edi Ramën nuk e tut shoqëria civile "cool"

1 Maj 2016, 18:00Politika TEMA

Nga Enkel Demi

Në Shqipëri është shumë e lehtë që të përfundosh nga milioner në demonstrues. Ma merr mendja Tirana është i vetmi qytet në botë, ku e gjen pasunarin në rrugë duke bërë revolucionarin ndaj kastës që e ka bërë pasunar. Zakonisht, njeriu i pasur që vjen nga një e shkuar varfanjake ngre zërin, sepse instiktet e skamnorit ndikojnë më shumë se ato të zengjinit. Fëmijët e tij me siguri do sillen ndrysh. Rëndom, shkelja e një interesi personal e cyt përherë këtë njeri të organizojë tubimin, ose grupin e kundërshtisë, madje ta quajë “shoqëri civile”. Në këtë rast, nuk është e vështirë të mobilizosh një poet, një publicist dhe të shkosh në shkallët e Hotel Tirana të shprehësh armiqësinë ndaj një projekti për ndërtimin e stadiumit, të cilin kryeministri e ka pagëzuar “cool” ose me “kullë”.

Projekti kështu si po paraqitet edhe sikur të jetë më i miri në botë, është i llahtarshëm. Kreu i qeverisë e ka marrë përsipër vetë këtë betejë, e cila e kthen në kohën, kur ishte kryetar bashkie. Po e administron gjithë këtë dava me një kryeneçësi, e cila padyshim po e kalon të drejtën tek skeptikët. I njëjti mekanizëm arrogance që faktorizoi Ben Blushin në një lëvizje politike, po përdoret nga Edi Rama për të ngritur në mes të Tiranës, një tjetër kullë, e cila do të jetë po aq e lartë sa dhe 21 katëshi pak metra më tutje. Kundërshtarët e saj ndryshe nga këndi i lojërave kanë qasje në sipërmarrje, media dhe politikë. Jo të gjithë dalin kundër, sepse duan qytetin si Fatos Lubonja, por pjesa dërrmuese e sipërmarrësve revolucionarë me siguri gjetkë do u jetë prishur terezia prej qeverisë. Diku ajo nuk u ka shkuar pas fijes. Por, si përherë rëndësi ka që zëri kundër të tufëzohet, megjithëse qëllimet janë krejt të ndryshme.

Këtu Edi Rama ka një avantazh jo të lehtë, ndaj sillet si trim para kësaj shoqërie civile që ka përballë. Shumicës dërrmuese të saj i ka dhënë leje ndërtimi, u ka krijuar mundësinë e krijimit dhe grumbullimit të pasurisë që ka sot. Ndaj, edhe sikur ata të kërkojnë të drejtën e tyre për të marrë pjesë në një dëgjesë publike, nuk kanë me vete besueshmërinë. Fjala vjen, të paktën nja dy nga protestuesit e bëjnë një pasuri që i kap nja 50 milionë euro, e cila u krijua kryesisht gjatë qeverisjes së Edi Ramës në Tiranë, por edhe tash që erdhi në pushtet. Ata që sot kundërshtojnë kullën e stadiumit, para pak vjetësh kanë qenë po kaq cool, sepse kanë ndërtuar kullat e tyre po në qendër të Tiranës, si përherë nën hyqmin e kreut të sotëm të qeverisë. Ndaj, Bejtja mund të ketë të drejtë për Lubonjën si simbol opozitar, por kësaj here ky i fundit i ka gjetur shokët të ngjyer në faj.

Në vitin 1996 ai puqej me sojin e tij kundër Berishës, sot pa menduar gjatë bëhet me oligarkët hatërmbetur.

10 komente në “Edi Ramën nuk e tut shoqëria civile “cool””

  1. ben says:

    Dhe ti of byrazer sa te ngjit qe ta kesh mire me ata qe jane ne pushtet.(kete qekur ilir meta ishte kryeminister qe nuk I je ndare kryeministrave)
    Sikur me qene me partine e cameve.

  2. Klimax says:

    Mendoja se kush tjeter “koke e madhe” ka ngelur pa shkruajtur per “kullen” dhe ja, hop, doli edhe camoku!
    Keshtu me ne fund te gjith shqiptaret i kemi arkitekta, shkencetare, financere te Wall Street, …….!!!!
    Ne nje dite si sot, ndoshta shkrimet do te ishin me “light”, me paqesore, te pakten sot me 1 Maj, por jo, nuk eshte e thene, ne cdo shkrim ka vetem agresivitet dhe banalitet.
    Ndoshta nuk kemi kohe te dalim e te protestojme per te drejtat e punonjesve si ne Stamboll, Paris, Milano e qytete te tjera, ndoshta ne i kemi fituar te gjitha keto te “drejta” dhe jetojme ne “boten ideale”, ndoshta kemi frike mos na akuzojne per komunista, por te pakten te shkruanim per lulet e majit, per stefanin apo kuroren me lule, per dashurine? Asgje, asnje fjale! As kryeministri socialist dhe i dashuruari i ngjyrave!!!!
    Ne nje dite si sot, nuk do te mungonte as presidenti mysliman, as kryeministri (megjithese ky i fundit ka deklaruar me krenari se eshte katolik i pagezuar dhe jo ortodoks) te uronin per Pashket ortodokse! Por, jo! Nuk e di pse tremben, por “fshehja” e tyre dhe e medias nga kjo feste e ortodoksise verteton ate qe ata shprehen here pas here, se ata mendojne se ortodoksia nuk ka lidhje me shqiptarizmen, me kulturen, traditen dhe identitetin e ketij populli!!!!! Per ta dhe propaganden e tyre nacionaliste ortodoksia eshte greke apo sllave, por jo shqiptare!!!! Ndryshe, a do guxonte ky kryeminister te prishte ndonje kishe katolike apo xhami islamike, qofte edhe pa leje, ashtu sic prishi kishat ortodokse ne Permet e Dhermi???!!!

  3. polina says:

    Dava katunaresh, po qe jane edhe intellectuelle .

  4. marko says:

    Shkrim i denje per nje bir kurve, ose burre kurve ose kurve burre…ose te treja bashke ose dy nga dy bashke…nje inorant qe nuk di asnje fjale ne anglisht qe fut ne tekst anglishten permes kakafonise aq sa mund te lexohet Mesida fjala qe ja ka nxirre shpirtin dhe po i vret te ardhmen.

    1. s.h. says:

      I forte , Marku…..very cool, sic thote anglishtja e E. Demit !!!

  5. Timi says:

    Si nuk keni turp ju gazetaret qe nuk ngritet zerin kur u barbarizua urbanistika ne gjithe Shqiperine, bregdeti u shperfyrura dhe i degjeberua cdo pjese e lite neper qytete…Tirana u be me keq se Kandahari i Afganistanit, por ngrini zerin sa here qe ne kete vend vehet dicka e mire, e bukur dhe dinjitoze. Fuck you! Provinciale mendje-mbyllur.

  6. vaso says:

    Ika se kam pune.

  7. mira says:

    Marko, koment super !!

  8. Anarko-Sindikalisti says:

    Enkeli eshte kunder Bejtjes, qe eshte kunder Lubonjes, qe eshte kunder Gj. Bojaxhiut, qe eshte kunder F. Yllit, qe eshte me Ramen, qe eshte me Duken, qe eshte pro kulles.
    P.S – Nje pyetje per Enkelin : Sikur te ishte KM Berisha dhe projekti te zbatohej nga nje kompani nga Katari apo A. Saudite do te ishte dakort?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje