Fundi i NATO-s?

1 Maj 2016, 09:55Politika TEMA

Nga Kyle Mizokami

Ushtritë, planet, udhëheqja dhe strukturat e NATO-s ekzistojnë ende, por pa mbështetje publike për përdorimin e tyre, ato janë premtime të gënjeshtërt për vende si Polonia. NATO është një aleancë që, prapa fasadës, është thellësisht e përçarë. Madje, që tani mund të ketë “vdekur”. E vetmja mënyrë për ta kuptuar është që të provohet Aleanca në një krizë të vërtetë – dhe ka shumë shanse që kjo të ndodhë jo shumë vonë

Një sondazh i fundit i qasjes së gjermanëve ndaj sigurisë, ofron një panoramë të zymtë për Europën. Sipas sondazhit, shumica e gjermanëve janë kundër dhënies së ndihmës për fqinjët e tyre, në rast të një sulmi nga Rusia. Rezultati pasqyron ata të vendeve të tjera, dhe ngrejnë pyetjen: A po “vdes” dalëngadalë Aleanca e Atlantikut të Veriut?

Sondazhi, i kryer nga Programi për të Ardhmen e Europës dhe INstituti Polak për Çështje Publike raportonte se më shumë se gjysma (57%) e gjermanëve të pyetur, nuk mbështesin dërgimin e ushtrisë gjermane për të mbrojtur pjesëtarë të tjerë të NATO-s, “si Polonia apo shtetet balltike”. Vetëm 31 % e gjermanëve besojnë se vendi i tyre duhet të përmbushë detyrimet e Traktatit dhe të ndihmojë këta vende, nëse sulmohen.

Polonia dhe vendet e Balltikut – Lituania, Letonia, Estonia – janë gjendur nën një presion të fortë politik dhe ushtarak nga Rusia, për t’u shkëputur prej NATO-s dhe Perëndimit. Revanshistët rusë i shohin të katër këta vende si shtete tradicionalisht “sfungjer”, që mbrojnë Rusinë dhe do të donte që të riktheheshin në atë status.

Sipas raportit, Gjermania nuk është rast i izoluar. 53% e francezëve janë kundër mbrojtjes së Polonisë dhe shteteve balltike, ashtu sikurse dhe 51% e italianëve.

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veroit (NATO) u krijua në vitin 1949 për të ndihmuar Gjermaninë dhe shtete të tjerë në vijën e parë të frontit, që t’i rezistonin agresionit sovjetik. Shumë i rëndësishëm për NATO-n ishte koncepti i mbrojtjes kolektive – që në rast të një sulmi të supozuar sovjetik, secili shtet anëtar i organizatës do të nxitonte në ndihmë të cilitdo shtet tjetër anëtar të saj. Slogani informal i NATO-s ishte “sulmi ndaj njërit, është sulm ndaj të gjithëve”.

Gjëja shumë e mirë e mbrojtjes kolektive është se ajo rrit shumë aftësinë e shteteve të vegjël për t’u rezistuar shteteve të mëdhenj. Gjermanisë, për shembull, nuk do t’i duhej që të armatosesj për t’iu kundërvënë të gjithë ushtrisë sovjetike – ajo mund të mbështetej në ndihmën e shteteve të tjerë si Franca, Belgjika, Holanda, Mbretëria e Bashkuar e madje edhe SHBA.

Megjithatë, thembra e Akilit e mbrojtjes kolektive është se kur njerëzit nuk besojnë më tek ajo, atëherë praktikisht ajo pushon së ekzistuari. NATO, me sa duket, ka mbërritur në atë pikë.

Në ndërkohë, shpenzimet për mbrojtjen mes shteteve të NATO-s kanë rënë shumë, teksa shumë pak vende shpenzojnë 2% të GDP-së për mbrojtjen, siç ka rekomanduar Aleanca. Në vitin 2015, Gjermania shpenzoi vetëm 1.2%, Italia më pak se 1% dhe Franca 1.8%. SHBA, sa për të dhënë një shembull, shpenzoi 4.6%.

E gjithë kjo vjen në një kohë të ringjalljes së fuqisë politike dhe ushtarake të Rusisë. Që kur Vladimir Putini aneksoi Krimenë dhe nisi një luftë-hije në Ukrainën Lindore, ushtria ruse ka nisur një fushatë kanosjeje kundër fqinjëve të saj, duke përfshirë NATO-n, Suedinë, Finlandën, e madje edhe Japoninë.

Rezultatet e sondazhit tregojnë se gjermanët në veçanti janë më të interesuar në bashkëpunimin me vendet që janë më në Perëndim të tyre – si Holanda, Mbretëria e Bashkuar apo deri dhe Kina – ndërkohë që janë më pak të interesuar me vendet në Lindje, si Polonia, Ukraina dhe Republika Çeke. Eshtë e qartë se gjermanët duan të shmangin konfrontimin me Rusinë.

Qasja që Polonia dhe shtetet balltike janë vende për të cilët nuk ia vlen të luftosh është e gjithëpranishme, pavarësisht agresionit të kohëve të fundit të Rusisë në Ukrainë, dhe pavarësisht fushatës së kanosjeve kundër shteteve të tjera. Ajo vazhdon pavarësisht shembujve të shumtë nga historia – më i keqi i të cilëve vjen nga vetë Europa – ku shtete agresive, ekspansioniste të cilëve askush nuk iu kundërvu që herët, u shndërruan në rreziqe madhorë për sigurinë e gjithë kontinentit – dhe bashkë me të, edhe të gjithë botës.

Një tjetër fushatë e madhe agresioni nga Rusia – ndoshta e shënjestruar edhe ndaj vetë Aleancës – mund ta ndryshojë rrënjësisht këtë qasje. Pearl Harbour, për shembull, ndryshoi me shpejtësi ndjenjat e thella izolacioniste të amerikanëve. Ashtu si Pearl Harbouri, kjo fushatë mund të përfshijë përsëri një tragjedi që, e parë me “mendtë e pas Kuvendit”, do të mendohet që paska qenë e shmangshme.

Agresioni rus mund të ashpërsojë edhe qëndrimin kundër mbrojtjes kolektive, teksa po kjo shumicë kërkon një rrugë me më pak rezistencë, dhe më shumë pajtuese, kundrejt Rusisë. E gjitha varet se çfarë kostosh do të dojë të imponojë Rusia – dhe nëse janë të papërballueshme. Dhe Rusia që ishte shumë e zgjuar për të pushtuar Krimenë, do të jetë shumë e zgjuar edhe për të shtyrë drejt dëshpërimit këdo prej kundërshtarëve të saj potencialë.

Aleanca mund t’i mbijetojë uljes së shpenzimeve për mbrojtjen. Kjo është e pakthyeshme. Ai të cilës NATO nuk mund t’i mbijetojë, është kundërshtimi i opinionit publik ndaj misionit të saj themelor.

Ushtritë, planet, udhëheqja dhe strukturat e NATO-s ekzistojnë ende, por pa mbështetje publike për përdorimin e tyre, ato janë premtime të gënjeshtërt për vende si Polonia. NATO është një aleancë që, prapa fasadës, është thellësisht e përçarë. Madje, që tani mund të ketë “vdekur”. E vetmja mënyrë për ta kuptuar është që të provohet Aleanca në një krizë të vërtetë – dhe ka shumë shanse që kjo të ndodhë jo shumë vonë./The Week/ Bota.al

15 komente në “Fundi i NATO-s?”

  1. gjembi says:

    Po ne Albaneve kush do na mbroje po u shperbe NATO?? Shyqyr o zot qe jemi race muti dhe nuk na do asnje vnd as per te na pushtuar .

    1. testimus says:

      Agresioni Rus ? Ne 20 vitet e fundit SHBA ka sulmuar ushtarikisht per interesa ekonomike 8 vende, ndersa Rusia eshte bashkuar me 2 milon ruse ne Krime.

  2. ti rruani leshte NATOs………..

    1. Alban says:

      Shqiperia do behet e madhe edge pse nuk duan sllavet….dita po vjen…forca UCK AKSH USH

  3. Ledio says:

    Alo Sali Serbi, Edi Corapekuqi, Arben Imami, Mimi Kodheli apo me degjoni? Jam Historia, a me kujtoni? Nuk mbahet shtepia me miell hua plehera qe vodhet e shkateruat cdo gje.

    1. ganiu says:

      Nuk të dëgjojnë jo. Si histori që je nuk e ke harruar se si ja mbathet me të katërta dhe floririn e bankës shqiptare? Këtë radhë ndoshta drejt Italisë e jo drejt Greqisë. Historia përsëritet gjithnjë. Asnjë herë nuk mësohet. Harrohet shpejt. Sidomos në shqipot.?

      1. Anton says:

        Mos u tutni burra,se askush nuk i dhien duart me ne shqipecat.

  4. krysho ludovik says:

    Ska gje
    ja sot lepini atletet adidas te amerikaneve
    neser cizmet e ruseve
    e keni ne gjak vrapimin nga njeri pushtues tek tjetri
    si ku…

    1. Genti says:

      E sakte! Popull pa shtylle kurrizore qe nuk lidh dot as oshkuret e tij. Vetem servila, spiuna dhe budallenje eshte e denuar qe te prodhoje kjo toke.

      Mallkim i madh per ne te tjeret.

      1. iiii says:

        Shyqyr qe te kemi ty te “zgjuar” ore toc kuklle hajde palle k… hajde

  5. albani says:

    kjo quhet me tere kuptimin e fjales sjellje “”kurve””,ose mendime “”prostitute”” nga ana e Evropianeve tane te “”kulturuar””.
    Gjermanet dhe Francezet(shumica) kane sjellja dhe mendime PROSTITUIVE,qe nenkupton sjellje dhe veprime vetem per perfitime te tyre materiale, pa u interesuar per anen MORALE te ceshtjes.
    Perse e them kete.
    Sepse ata nuk do te kishin komplet mendim te kundert ne qofte se te rrezikuarit nga Rusia apo tjeter, do te ishin vete ata,pra Gjermanet ose Francezet,ose shtete te tjera te medha si Anglia apo Italia ose Polonia,sepse do te ndjeheshin te kercenuar.
    Pra Francezet dhe Gjermanet kur flasin per NATO-n,kane ndjesine e te paprekshmit,dhe nuk duan te perzihen ne qofte se rrezikohen shtete pa peshe si Shqiperia,apo shtetet balltike apo tjeter shtete te vogla.
    Po te pyeteshin Gjermanet apo Francezet per rolin e NATO-s ne qofte se rrezikohej Anglia,Gjermania,apo Franca ne vecanti nga Rusia,tjeter do te ishte pergjigja e tyre,90% do te thonin qe aleanca duhet te veproje si nje e tere.
    Pra a kam te drejte une tani qe ti quaj Gjermanet dhe Francezet(53% te tyre)KURVA,(cilesohen personat e zbrazur nga cdo lloj MORALI.)
    KJO TRERGON QE JO TE GJITHA ALEANCAT JANE KRYER PER PERFITIME TE NJEJETA DHE BARABARTA TE TE GJITHE PJESETAREVE TE SAJ.
    GJITHESECILI TERHEQ PER VETE.
    RUSIA ME KETO QE PO NDODHIN NE EVROPE DHE NATO NUK PO TREGOHET E ZGJUAR QE TI SHPERBEJE KETO ALEANCA GJYSEM FALLCO.

  6. Sit back and relaks says:

    Artikulli eshte i tipit: “Sikur te kishte halla koqe”

  7. demokrati says:

    Vendimi nuk merret nga te intervistuarit por nga qeverite anetare te NATOS, francezet kan eqene ne nje poziocion te ngjashsem dhe dilemes ti ndihnin Polonise apo jo, ajo cka ndodhi dihet. Por fati i madh eshte qe vendimet nuk merrren ne Paris, as ne Bruksel, por ne Washington. Faktin qe eshte Rusia qe do te hedh hapin e pare drejt luftes se madhe, e ka kuptuar edhe nikolle lesi. Paraqitja e Rusise si e shantazhuar nga perpjekja e NATOS per tu dhene nje minimum garancie anetareve te krahut te saj verior dhe juglindor, eshte pjese e luftes speciale per ti dhene Rusise nje casus belli per tu imponuar nepermjet forces dhe frikes. Qe ka nje carje ne NATO kjo eshte evidente, vende si Greqia, Hungaria, Sllovakia, Cekia per arsye historike jane me shume se te lidhura me Kremlinin e dikurshem dhe pengje te vjetra te KGB si presidenti cek. Roli i Italise shihet me dyshim, duke patur parasysh rolin ne alenacat e saj te luftes se pare dhe te dyte dhe pamundesine e saj per tu imponuar qofte edhe ne nje zone si Libia ne kushtet aktuale.Artikulli eshte pjese e luftes speciale te Kremlinit per krijimin e nje situate te ngjashme si ne rastin e Krimese, Vendet Balltike dhe ne nje mase me te vogel Polonia e shohin NATON si te vetmen mjet per ndalimin e agresionit ruse. Shqiperia duket larg nga vija e pare e agresionit rus, por fakti se nje pjese e elites se korruptuar te Tiranes shpreh shqetesim per gjoja mbylljen ne kafaz te rusise si pasoje e veprimeve te NATOS, dhe ky kafaz mund te cahet vetem me lufte, rritja e ndjenjes antiamerikane tek shtresat me afinitet sovjetik, perpjekjet per destabilizim politik te Shqiperise, dhe permbytja e opinionit publik dhe blogjeve me propogande proruse, duke arritur afekte shumedimensionale duke patur parasysh gjendjen sanduiç ndermjet dy shteteve aleate te hapur te Rusise dhe perfitues ne kurriz te Shqiperise ne rast se Rusia del fitimtare ne nje perplasje mes lirise dhe tiranise. Ky eshte nje moment fatlum qe shqiptaret te kuptojne se qeverite qe zgjedhin nuk kane te bejne vetem me kuken e perditshme por edhe me mbijetesen pasi fatet e kombit dhe te vendit nuk mund te besohen te shantazhuarve por ekipeve qe kane treguar qendrueshmeri ne trajtimin e sigurise se tashme dhe te te ardhmes se kombit.

  8. Bess says:

    Goxha analize!!! Se shpejti do te degjojme qe WW2 e nisi Rusia dhe vende europiano perendimore krijuan NATO perte mbrojtur Gjermanine dhe Italine te shantazhuara nga Ruset. Nje detaj haron zoteria ne analize… ne viteve ’90 NATO e zgjeroi strategjine e mbrojtjes duke dale jashte kontinentit ( ndryshoi statutin) dhe duke luftuar ne Irak. Pra ne kete moment nuk flitet me per NATO e ’49 por per NATO e re te ’90 ku vetem emri eshte i njejte…

  9. edi usa says:

    ooooooooooo koqeeeee e keni pare car thot donald trump ne cdo miting do riorganizoje naton cdo shtet te mbroje veten e vet ose te paguaje degjojani nje flalim te tije dhe mesoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje