HISTORIA/ Ekzekutimi në Tiranë, dyshime se lidhet me një zinxhir vrasjesh e atentatesh pas një grabitje në Tepelenë

2 Maj 2016, 00:02Politika TEMA

Elton Cico, i vrare mbremjen e 1 majit ne Tirane, eshte djali i ciftit te te moshuarve te grabitur dhunshem mese nje vit me pare ne Tepelene.

Pikerisht grabitja e te moshuarve mendohet se eshte bere shkak i nje zinxhiri ngjarjesh deri ne vrasjen e ndodhur mbremjen e 1 majit ne Tirane, ku 36-vjecari humbi jeten i qellua me dy plumba ne koke.

Vrasja dyshohet se ka lidhje edhe me një ngjarje të ndodhur pak kohë më parë në Kombinat, ku ushtarakut Elton Imeri i vunë bombë në makinë.

Hetimet për shpërthimin në makinën e oficerit të policisë ushtarake Elton Imeri në Kombinat u përqendruan në pistën e hakmarrjes.

Kjo, pasi nga verifikimet e Prokurorisë e Policisë, ka rezultuar se në muajin korrik të vitit të kaluar, vëllait të oficerit, shtetasit Ervis Imeri, i kanë vendosur tritol poshtë makinës ‘Fiat’ në të njëjtën mënyrë në Tiranë.

Dyshohet se pasi kanë dështuar me atentatin ndaj Ervis Imerit, i cili e zbuloi bombën nën makinën e tij, autorët e ngjarjeve kanë dashur të hakmerren ndaj ushtarakut Elton Imeri, duke u vendosur bombën nën makinën ‘Golf 4’.

Sipas prokurorisë, poshtë makinës së Elton Imerit në qendër të Kombinatit, ishin vendosur 400 gramë tritol.

Vëllai ushtarakut shtetasi Ervis Imeri, është i dyshuar se në 31 mars, natën, në lagjen “Demokracia” në Tepelenë, bashkë me tre persona të maskuar e të armatosur, grabitën me armë dhe dhunë shtëpinë e të moshuarve Antoneta e Naim Çiça.

Elton Çiço, në hasmëri me njerëzit që i rrahën prindërit

Elton Çiço dyshohet se ishte përfshirë në një konflikt për jetë a vdekje me grabitësit e shtëpisë së tij, në Tepelenë. Burime nga grupi hetimor e identifikuan menjëherë viktimën, duke njohur historinë e hakmarrjes, ku ishte përfshirë.

Natën e 31 marsit, të vitit të kaluar në shtëpinë e Elton Çiço në Tepelenë hynë tre grabitës të armatosur. Në shtëpi ishte babai i tij, Naim Çiço, 61 vjeç dhe nëna, Andoleta. Grabitësit i rrahën të moshurit dhe i vodhën 5 mijë euro. Kur kuptuan se policia ishte duke ardhur, u larguan me shpejtësi. Braktisën automjetin dhe u larguan me vrap duke përfituar nga errësira.

Prindërit e Elton Çiços përfunduan në spital, me dëmtime në të gjithë trupin. Policia shpalli të dyshuar për ngjarjen tre persona, mes të cilëve Robert Ramën dhe Ervis Imerin.

Vrasja e grabitësit, Robert Rama

Robert Rama ishte në kërkim nga policia, kur u vra.  Ai u ekzekutua 2 muaj pas grabitjes. Në 11 qershor, në zonën e ish Kënetës në Durrës, dy persona me motor, e qëlluan për vdekje dhe u zhdukën pa lënë gjurmë. Policia e pati të vështirë të fokusohet në vetëm një pistë hetimi, për shkak të kaluarës problematike të Ramës.

Në atë kohë u tha se Robert Rama mund të ishte vrarë nga ekzekutorë të paguar.

31-vjeçari nga Kurbini, ishte përfshirë në konflikte të shumta në qytete të ndryshme të vendit, si dhe ka kryer disa grabitje me armë e dhunë. Ai ndërronte vazhdimisht shtëpinë, për shkak se ishte person i shpallur në kërkim dhe gjithashtu kërkohej nga personat me të cilët ishte në hasmëri.

Robert Rama lindi në Leskovik, u rrit në Laç dhe banonte në Tiranë. Pak para se të vritej, kishte marrë një banesë me qira në Durrës, në zonën e njohur si ura e Dajlanit.

Me vete mbante gjithmonë një pistoletë, që nuk i shërbeu momentin e vrasjes, për shkak se ekzekutorët ishin profesionistë, tha policia.

Tritoli ndaj grabitësit Ervis Imeri

Mëngjesin e 12 korrikut të vitit të kaluar Ervis Imeri dalloi disa kallëpe tritoli poshtë makinës. Ai telefonoi në polici për atentatin që i kishin përgatitur.

Ekspertët e RENEA-s, gjetën 3 kallëp eksplozivi, detonatorin dhe dy bateri 9 volt që do aktivizonin shpërthimin.
Agjentët e vrasjeve në Drejtorin e Tiranës kuptuan se kishin të bënin me një nga të dyshuarit e grabitjes me armë të çiftit të moshuar në Tepelenë. Por përsëri nuk e besuan, se ai kishte zbuluar rastësisht atentatin. Policia dyshonte se Imeri e kishte vendosur vetë tritolin poshtë makinës, për t’u larguar nga vendi.

Atentati ndaj vëllait të Imerit

Në pamundësi për të vrarë Ervis Imerin, u godit vëllai i tij, Eltoni. Oficeri i policisë ushtarake ishte duke shkuar në punë si çdo mëngjes, kur makina e tij shpërtheu nga tritoli. Pamjet e tmerrshme pas atentatit u transmetuan në çdo media mëngjesin e 9 dhjetorit të vitit të kaluar. Elton imeri tregoi se kishte dalë me vetëm një këmbë nga makina.

‘’Isha vetëm në makinë, Kur ndodhi shpërthimi, kam mundur të dal prej andej dhe kam ecur për disa metra me një këmbë. Pastaj më ndihmoi një shofer furgoni që nuk e njihja fare’’ u shpreh ai për mediat. Unë dyshoj se shkak i ngjarjes mund të jetë një grabitje e bërë në Tepelenë mesnatën e 31  marsit të këtij viti. Një nga autorët ka qenë shoku i vëllait tim Ervisit. Vëllain tim e kanë kërcënuar dhe më pas ai u arrestua për moskallëzim krimi. Kjo që më ndodhi mua s’është hera  e parë, në korrik vëllait tim iu vu 600 gr tritol në makinë, dhe që nuk shpërtheu sepse e pa në kohë’’ tha Imeri.

Ekzekutimi i Elton Çiços, natën e së dielës në Tiranë, sipas policisë mund të jetë bërë për hakmarrje. 35 vjeçari dukej se kishte një qëllim, të ekzekutonte njerëzit që i rrahën prindërit, por u parapri nga shënjestra e tij.

9 komente në “HISTORIA/ Ekzekutimi në Tiranë, dyshime se lidhet me një zinxhir vrasjesh e atentatesh pas një grabitje në Tepelenë”

  1. klodi says:

    Ne gjithe kete histori me hakmarrje te pergjakshme nga te dyja anet vetem policia nuk duket gjekundi. Me keq akoma dyshoj se ka te ngjare te jete vene ne sherbim te viktimes se fundit. Si ka mundesi i mesoi viktima se kush ja kishte grabitur prinderit ate nate?! Dhe kur dihej se ai mund te ishte porositesi i atentateve te pergjakshme si ka mundesi dhe shetiste i lire neper Tirane?!

  2. Juri says:

    Kjo eshte pra, se kur shteti dhe drejtesia nuk bejne punen e tyre, atehere njerezit duhet t’i zgjidhin vete hallet.

  3. A says:

    Si perfundim organet kompetente asnje zbulim. Po behen 26-te vjet e ashtuquajtura demokraci disa persona “po tregohen shume te shkathet, shume te zhdervjellte dhe shume te zgjuar” nga politika dhe shoqeria shqiptare duke mbjedhe nje “fare te garantuar” dhe tani po korrin vrasje, grabitje, vjedhje, rrahje, kercenime. Ka arritur deri atje sa te kercenohen kandidaturat per rektor universiteti dhe keto burreca dalin pa turp, pa burreri dhe thone qe nuk i njohim kercenuesit, kur gjithcka eshte rregjistruar prej kamrash. Si keto rektor dhe dekan te kercenuar duhen te shkarkohen ne vend sepse nuk kallzojne te verteten, jo me te bejne pune te sakte dhe me perkushtim.
    Kurse Qeveria e te pjerdhurit, barbonit te Frances EDI RAMA dhe e Ministrit te Rendit bebe SAIMIR TAHIRIT kane rene si te PA AFTE, sepse nuk kane vendosur as rend, as qetesi dhe drejtesi. Nuk behet puna e shtetit, e qeverise me jo profesionista, demagog dhe genjeshtar. Tung.

  4. lym kuksi says:

    policia eshte me ne

  5. skraparliu says:

    Ne kohen e Birishes u vrane dhe u theren Tropojanet tani zoti ka vene ne sy Tepelenen,jo rastesisht keto lloj farash kane ne dore policine ne kohe te ndryshme.

  6. Bekimi says:

    Nga e morën gazetarët shqiptarë këtë shembull të të kushtuarit vëmendje llojit të makinave të përfshira në aksidente apo krime- tip ky, model ai. Ç’rëndësi ka tipi i makinës kur flet për vendosje eksplozivi poshtë saj?
    Ç’rëndësi ka se çfarë makine apo ngjyre, madje edhe targe kishte ajo që ngiste një i dehur që i shkakton vdekjen atij dhe të tjerëve?
    Merruni mor me ngjarjen dhe jo me kësi vogëlsira.
    Pastaj, pse nuk e gjeni edhe shkronjën ç në tastjerë kur shkruani, apo edhe w-në që e shënoni me ë?

  7. albani says:

    Policia eshte per te mbledhur banane te cilat i konsumojne pastaj nga te mundin.
    Policia Shqipetare;Lypese,(he mo bani,mos ke ndonje te shkoqur)
    Policia Shqipetare analfabete(i kerkon patenten pasagjeit)

  8. Shpati says:

    Vrasja e 1 majit ,ekzekutimi mafioz,pa iu dridhur dora i Cicos ne oficereve te Policise na risjell ne mendje Gushtin 2006 egzekutiminn ne Tirane ne Don Bosko te nje vrasesi te shumekerkuar te quajtur Dritan Sheme .Policia kishte disa muaj qe e ndiqte kishte investuar miliona per ta pergjuar dhe ne momentin e fundit shefi i komisariatit te Elbasanit Saimir MUca shiti operacionin tek hasmet e Dritan shemes tek Art Capia per shumen 70 mije Euro te cilet i derguan Arben Jacen dhe e egzekutuan.Keshtu u veprua dhe me Cicon policia e kishte bere punen gjurmuese shtetasi do arrestohej do ti jepej drejtesise qe shitet per leke qe cicos nuk i mungonin dhe do lirohej,Policet do merrnin vetem pagen.Keshtu policia gjeti nje zgjidhje tjeter e shiti kontigjentin tek hasmet,dhe beri leke….kjo eshte menyra qe po fiton terren ne shoqerine tone hibride paraligjore.

  9. shtetari says:

    Vrasja e Elton Cicos ne oficereve te policise na sjellne mendje gushtin e vitit 2006 kur eshte egzekutuar ne Tirane ne Don Bosko i shumekerkuari per vrasje ne Elbasan Dritan Sheme. Ashtu si tani me Cicon edhe ne ate kohe policia shpenzoi ore te tera pergjimesh dhe ishte ne prag te arrestimit te Dritan Shemes .Por shefi i komisariatit te Elbasanit Saimir Muca e shiti informacionin e policise per 70 mije Euro tek ata qe dritani iu kishte vrare, tek Art Capia i cili i dergoi Arben Jacen dhe e egzekutoi ashtu si ne rastin e 1 majit Elton Cico Kjo eshte metoda qe po perdor tani policia shqiptare pasi ka frike nga drejtesia e korruptuar qe i liron kundrejt shumave qe nuk iu mungojne kontigjenteve kriminale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje