Një polemikë me arkitektin italian rreth "Arenës Kombëtare"

1 Maj 2016, 19:01Politika TEMA

Si një tifoz i futbollit që jam, i kësaj loje, të mrekullueshme, të zgjuar, inteligjente, që dikur luhej vetëm nën dritën e diellit dhe sot edhe të projektorëve, një lojë magjike sepse të bën të ëndërrosh bile deri në sekondën e fundit se mund të fitosh edhe përballë ekipeve që vlejnë qindra milionë, pra edhe unë do të shpresoj dhe ëndërroj që ky stadium të mos bëhet në atë vend… Kjo ka qënë nxitja që më shtyu për të shkruajtur e jo për të bërë polemikë bezdisëse

Nga Artan Raça

Duke qënë se dua që ky shkrim të lexohet i gjithi si një histori ashtu si edhe e fillova ditë më parë, po e vazhdoj ekzaktësisht aty ku edhe arkitekt Casamonti e ka lënë, tek P.S.-ja në fund të artikullit të tij.

Më duhet të përgjigjem me pyetje për sa i përket mungesës së “syve” për të parë se përdorimi i qilimave jeshil te kulla “4everGreen” si qilima të kuq tek Stadiumi, qenka një karakteristikë e gjuhës tuaj arkitekturore dhe jo një përsëritje. Atëhere, a mos duhet të presim që në projektin tuaj tjetër në Tiranë të kemi një “4everBlue” me qilima dhe përsëri të thoni se kjo nuk është një përsërtje? Të më falni por këtu mendoj se nuk jemi në një çështje kulturore por në një çështje inteligjence, madje në një test të tillë. Ndërsa për projektin “Torre delle Arti” Milano, unë besoj se nuk ka të bëjë me gjuhën e të njejtit autor, por me autoreferncialitetin konceptual të veprës, e cila ndodh në arkitekturë por duhet ta pranojmë se kjo është cektësia më shqetësuese për arkitekturën dhe jo ajo e debatit mbi të. Sepse kjo cektësi ndikon direkt mbi jetën e qytetit dhe të qytetareve të tij, duke bërë të cekët nivelin e së bukurës e duke mos sjellë asnjë kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e kushteve të tyre. Por unë e di pse ndodh përsëritja: nga nxitimi, mungesa e kohës (që në këtë zanatin tonë, me sa e njoh është shumë punëprishëse), apo një lloj dembelizmi profesional i momentit, njëkohësisht bashkuar me lodhjen ndaj projektit, i cili çon në zbehjen e fantazisë, si dhe mungesa e respektit ndaj investitorit e qytetit. Janë këto të gjitha, apo njëra prej tyre, shkaqet që çojnë në zgjidhjen e shkurtër nga “4everGreen” në “4everRed” me të njëjtët qilima, por me ngjyra të ndryshme.

Unë mendoj se ky zanat si edhe pranohet botërisht ka rënë në krizë, sepse i anestizuar nga skizofrenia e ndërtimit dhe debatit brenda vetes, po e bën gjithnjë e më të cekët cilësinë e marrëdhënieve që duhet të krijojë me njerëzit, duke u bërë gjithnjë e më tepër i rrezikshëm. Vetë teorizimi larg problemeve të qytetit në territore sterile po e bën gjithnjë e më të pamundur dëgjimin e muzikës që këto qytete krijojnë vetë.

Sa për projektin, ajo që nuk merr vëmendje në përgjigjen e arkitekt Casamontit edhe pse jashtë kopetencës së tij, është çështja e garës, e pjesëmarrjes, që porositësit, nga njëra anë i jep luksin e përzgjedhjes, e nga ana tjetër nëse nuk e ka këtë mundësi është njësoj si ta detyrosh drejt një “sadomasohismi”. Unë nuk njoh në fushën e krijimit në natyrë dhe në arkitekturë mënyrë më të mirë për të shkuar drejt të përsosurës sesa “sasia”, që të jep mundësi në fillim të përzgjedhësh dhe pastaj të zgjedhësh. Një prototip që nuk ka kaluar në seleksion nuk mund të pretendojë të jetë më i miri. Edhe ne që debatojmë tani jemi rezultat i përzgjedhjes. Por, i dashur mik, ti mund të më thuash se edhe Bosio e bëri këtë vepër pa konkurs. Po, e kuptueshme se Bosio ishte më afër pushtetit se të tjerët dhe për këtë, ajo (vepra) do të mbartë kurdo me vete dyshimin se nuk është më e mira, por, tani për tani, është e vetmja qe kemi dhe mund ta quajmë edhe të mbijetuar. Megjithatë, besoj fort se po të kishte patur konkurs, ne tani në Tiranë ndoshta do kishim nje Casa del Fascio nga Terragni dhe jo Universitetin e sotëm të Bosio-s. Por, të siguroj se edhe në atë rast do e kishit shumë të vështirë të arkitekturonit Stadiumin; le që jam i sigurt që nuk do ishim fare duke bërë këtë debat por duke shijuar arkitekturen e Terragnit, apo pse jo dhe të Michelucci-t.

Tani po i marr edhe unë me radhë:

1. Arkitekt Casamonti e quan të gabuar dhe të vjetër nocionin e “mbipopullimit” në qytetin e ri europian dhe menjëherë më pas i referohet nocionit të “dendësimit” si një tendencë e qëndrueshme. Por, më duhet të them se “dendësimi” nuk është baraz me “mbipopullim” që unë them. Ajo që unë kam vënë në gojë të Levi-Strauss është ekzaktësisht “mbipopullimi”, këto dy koncepte ai i dallon qartë dhe mendoj se edhe në italishte egziston ky dallim, si në sasi dhe në ngjyrim dhe ky për mua nuk është një gabim kulturor por intelektual. Në rastin e Stadiumit nuk bëhet fjalë për dendësim por për superpopullim të zonës. Edhe një herë më duhet ta përsëris dhe nuk e kuptoj pse arkitekt Casamonti nuk e pranon se Brasini e Bosio e vunë në Periferi.

Unë nuk kundërshtoj dendësimin e qytetit (megjithëse duhet shoqëruar me një infrastrukturë perfekte komunikimi, përndryshe të kthehet ne bumerang), por mbipopullimin e tij dhe sidomos kur ky bëhet në mënyrë të çrregullt, pra një Qendër e superpopulluar dhe të tejngopur me aktivitete dhe të një Periferie të etur të lënë pas dore, si dy qytete të ndryshme të ndarë nga një mur Berlini i padukshëm. Po të dilni jashtë unazës së parë të Tiranës do keni mundësi ta konstatoni. Prandaj unë them se është një arsye më tepër që Stadiumi të ikë nga ai vend si një fillim që e mira të shpërndahet në mënyrë kapilare në qytet dhe kjo ndihmon qëndrueshmërinë, sepse nuk mund të funksionojë një pjesë nëse nuk funksionon e tëra, thoshte Khan.

Dh, duke referuar sa u tha më sipër, arkitekt Casamonti interpreton keq citimin tim “se qyteti i së ardhmes”, pra, periferia gjendet rreth “qytetit të së tashmes”, pra, qendrës, ose qëllimisht e përdor në mënyrë metafizike të gabuar figuracionin për të thënë se nuk krijohet një trup i unifikuar. Është pikërisht kjo ajo që fraza ime kërkon të arrijë: domethënë se ajo që duhet të përbëjë punën e së ardhmes në arkitekturë duhet të jetë periferia, pra Fronti, që qyteti të arrijë unifikimin e vlerave. Ju thoni se na duhet një qytet i qëndrueshëm, ku arti e kultura të jenë bashkë (me vend), ku njerëzit të ecin në këmbë nga teatri te muzeu, nga universiteti te stadiumi. Po nëse këto i përqëndrojmë vetëm tek Bulevardi Dëshmorët e Kombit sepse aty është vlera më e madhe e tokës, ata që janë në periferi, ku gjendja është e mjerueshme dhe të bukurën jo vetëm nuk e kanë por edhe nuk e kanë njohur kurrë, pra këta të shkretë, ku do të lëvizin në këmbë?

2. Arkitekt Casamonti bën një ngatërresë midis simbolikës makiaveliane të “sheshit” që përfaqëson njerëzit dhe “pallatit”që janë pushteti, që në Tiranën që jetojmë do të simbolizonte zënien e sheshit nga pallatet. Kjo është ajo që kam dashur të them dhe kaq. Këtë ai e anashkalon dhe e transporton në nivelin e analizës në hapësirë dhe kulturë. Nga ana tjetër është e vërtetë që unë nuk mund të imagjinoj sheshin Signoria pa pallatin Governo, por nuk mund të imagjinoj se ju mund të propozoni që të vini një sfond prapa Loggia dei Lanzi se përndryshe në Firence do ishit non grata. Besoj se ju fiorentinët e keni ende të freskët propozimin e Isozakit për “Nuova Uscita della Galleria degli Uffizi” dhe hezitimin për zbatimin e saj, që nis që më 1998 dhe që po ta krahasojmë me problemin tonë do të dukej qesharak. Unë e di dhe e kam shkruar, që një shesh përbëhet nga ndërtesat që e rrethojnë dhe jo metrat katrorë të sipërfaqes, por nëse i lëvizim njërën apo disa nga to ai nuk është më sheshi që kishim, pra dhe as e njëjta dhomë-shesh Albertiane dhe më tej në rastin tonë, sheshi “Italia” do bëhej sheshi i Casamonti-t dhe jo ai i Bosio-s; këtu ndahemi, se unë dua të dytin.

Ndërsa argumenti se Stadiumi kërkon të korrigjojë gabimet e mëparshme, është një metodë që besoj nuk ka nevojë për kritikë se është e kritikuar që sapo ka dalë, një rregullim me botox mbi një gabim të mëparshëm me botox. Sipas kësaj llogjike nëse edhe Stadiumi na del një gabim atëhere që të ristabilizojmë rendin e gjërave duhet të ngremë një mal betoni tjetër afër tij!! Ndërkohë që gjërat që na bëjnë keq thjesht prishen, kjo është logjika europiane.

3. Në këtë pikë arkitekt Casamonti më kritikon se unë ngatërroj idenë e perspektivës së de Chiricos të teorizuar si Memoria Dechirichiane me tapetin Hollivudian. Përsëri e vendosni rendin e gjërave si ju intereson. Nëse ju kuptoj mirë ju pretendoni se tapeti i kuq mes kollonave të rektoratit do na çojë në  “Memorie” të de Chiricos, i cili për të qënë të vërtetë asnjëherë nuk e ka aprovuar transportimin e “arkitekturave“ të tij në aktivitetin  projektues modern, duke e paralajmëruar si diçka të dështuar. Nuk e di pse ju e adaptoni atëhere? Kjo mund të thuhet edhe për Bosion, por qëllimi im nuk ka qënë fare të hyj në këtë analizë. Arkitektura shpesh është më e lehtë të kuptohet, të nuhatet, apo të dëgjohet se sa të shpjegohet dhe kur e zura me gojë dhe e krahasova de Chiricon me kompleksin e Bosios doja të nënvizoja tërësinë e ndjenjave të këtyre shqisave që për mua quhet ATMOSFERË, kaq e thjeshtë është, pra kisha parasysh “atmosferën” qe krijon ky kompleks qw mw kujton de Chirico-n dhe më duket PARADOKSALISHT E BRISHTE dhe për këtë jam i bindur që çdo shtesë, qoftë edhe në sfondin e saj, do e dëmtojë rëndë dhe nuk jam dakord me ju dhe këtu mendoj se jeni ju kontraktidor. Unë gjykoj se të krijosh nje “atmosferë” sot në arkitekturë është shumë e vështirë dhe ndodh rrallë, ku një në njëmijë ia del dhe është një nga ato “esencat” që jo të gjithë parfumet i kanë. Në epokën e sotme të sipërfaqesorës, të isterisë informative, të dukjes dhe jo të brendisë, të lëvizjes dhe të përkohshmërisë, mua kjo më duket një gjë shumë e vyer. Është ky parfum që bënte që këmbët të më shkonin vetë në vitet kur isha adoleshent e më mbrapa, kur bënim “xhiron” e darkës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kur të gjithë e ndërprisnin atë diku tek ish “Komiteti Qendror”, të shkoja tek ky shesh dhe ishte kjo aromë që më bënte të rrija aty me shoqërinë time, deri në orët e vona nganjëherë edhe pa folur me njëri tjetrin (che atmosfera!). Jam i sigurt se ishte kjo që në mënyrë të pandërgjegjshme më shtiu në mend të nisja rrugën si arkitekt, dhe këtë ia di për nder travertinit të Bosios. Prandaj e gjithë ajo që shoh në projektin tuaj edhe pse, e përsëris, mundohem ta shoh me sytë e mi të adoleshencës, nuk më bind. Më duket sa e huaj edhe e parë, por mbi të gjitha më duket e madhe, shumë e madhe për atë kompleks, që në fakt, për ne është më i madhi dhe do bëhët më i vogli nëse do i vihet ajo masë që shoh në “rendering”. Do jetë njësoj sikur Kompleksin ta çojmë në Brobdingnag-un e Guliverit dhe Bosio me kompleksin e tij do i përkisnin një bote tjetër, një përmase tjetër, por mesa duket është e vërtetë ajo që thoni ju, që ëshë çështje “kulturore”. Më poshtë mund të lexoni një pjesë të librit shkëputur nga WIKIPEDIA:

…”Gulliver esplora questa terra, una penisola attaccata all’ovest dell’America, i cui abitanti sono alti circa 22 metri, durante il suo secondo viaggio. Il re di Brobdingnag, dopo aver ascoltato le narrazioni di Gulliver riguardo ai governi europei, descrive gli europei come “la più pericolosa razza di piccoli odiosi parassiti che abbiano mai strisciato sulla superficie della Terra”.

Da questa parola è nato l’aggettivo brobdingnagiano, col significato di enorme, gigantesco, usato per definire sia persone che oggetti….”

Numri “22” është rastësi, po ju mund ta zëvendësoni edhe me 22000 tifozët në shkallët e stadiumit, që nuk e di a do ia hedhin sytë më shume travertinit të Bosios dhe si unë dikur, ndonjëri mund të nxitet të bëhet arkitekt, apo do bëjnë “selfie” te tapeti i kuq, pa e kuptuar fare se janë në perspektivën qëndrore “Memoria dechirichina” me shpresën për tu bërë “movie star”?

3. Sa për vendndodhjen, që ju e mbroni se duhet të jetë si në planin origjinal të Bosios, mendoj dhe po e përsëris edhe një herë se ai vend nuk është më periferia e Tiranës së 1940-ës, por tashmë Centro di Gravita Permanente për qytetin dhe më tej, dhe ju vetë e thoni dhe pikërisht për këtë nuk mund të qasi një Stadium, sado i bërë mirë. Ju e dini se në klasifikimin poetik që i bën Paul Valery ndërtimeve, thotë se ka ndërtesa që heshtin, të tjera që flasin, e disa të tjera që këndojnë. Unë mendoj, se ky stadium do të ulërasë. Prandaj le të ndërtohet më larg, për shembull në zgjatimin e bulevardit te ri dhe më duket se do i bënte mirë asaj zone, dhe nga ana tjetër stadiumi i vjetër i çliruar nga stresi për tu bëre “diçka” me nxitim (e thashë që në arkitekturë është punëprishës) jam i bindur se edhe pas një konkurrimi dhe sasie të madhe idesh, me qetësi do të mund të gjenim diçka se ç’mund të bëhet, një tip të përzgjedhur, ”eccellent”, që të kishte konsensusin e të gjithëve ne, edhe të Bosios, bile edhe të atyre që nuk kanë lindur ende. Unë mendoj se kështu qyteti do të kish fituar një betejë të vogël dhe të madhe, që do i përmirësonte pak jetën qytetarëve por më tepër do i rriste harmoninë dhe besimin se ky Qytet i goditur rëndë mund të bëhet.

E gjitha sa po debatojmë në fakt është e pavlerë për sa kohë për Stadiumin e Bosio-s është ulur gishti poshtë, por si një tifoz i futbollit që jam, i kësaj loje, të mrekullueshme, të zgjuar, inteligjente, që dikur luhej vetëm nën dritën e diellit dhe sot edhe të projektorëve, një lojë magjike sepse të bën të ëndërrosh bile deri në sekondën e fundit se mund të fitosh edhe përballë ekipeve që vlejnë qindra milionë, pra edhe unë do të shpresoj dhe ëndërroj që ky stadium të mos bëhet në atë vend, se do të ishte gabimi më i madh, së bashku me kullat Binjake dhe hotel “Sheraton” në këtë bulevard dhe kjo ka qënë nxitja që më shtyu për të shkruajtur e jo për të bërë polemikë bezdisëse. Në fund të fundit edhe fitorja e Davidit u vendos atëhere kur po dukej se po fitonte Golia. Por edhe nëse ndodh e kundërta unë përsëri do të shkoj në këtë stadium për të parë futbollin, por gjithmonë duke patur para syve stadiumin e travertintë të Gherardo Bosio-s.

28 komente në “Një polemikë me arkitektin italian rreth “Arenës Kombëtare””

  1. Qelbesira e Vicidolit says:

    Mjaft me me keto analiza dhe kundershtime,amani mor burr i dheut nje stadium po behet dhe po behet aty ku ishte,po qe por te bere objeksione ka ne Shqiperi plot probleme dhe mos beni eksperte per nje gje qe dihet te ishte ndertuar me kohe.Shko tek liqeni dhe kundershto ato gropat qe jane hapur e plot probleme te tjera qe ka Tirana dhe vendi.

    1. Grigor says:

      Shume e drejte I nderuar komentues
      Te tere ata qe debatojme per syadiumin, duke perfunduar tek ky pordhaci Raca, harrojme qe kur nuk ke leke dhe je pa breke, nuk ke goje te flasesh.
      Ai Burri I botes, dmth ai qe ka dhene fondin per syadiumin, thote: “Stadiumin do ta besh aty kuceshte se eshte afer qendres, do besh edhe nje kulle biznesit sepse na leverdis ne. Ju si shqipetare perfitoni Stadiumin, ne qe financojme petfitojme kullen apo ambjentet e tjera”.
      Keta teoricjenet pa breke ne bythe, na dalin dhe bejne teorira Jo stadiumi ne qender keshtu, Jo stadiumi ne periferi ashtu.
      Po te kishim ne shqipetaret edhe tru edhe para, Europa do vinte sot dhe do na lutej, aman futuni ne EU se kemi nevoje per ju.
      Ne as para nuk kemi, as tru nuk kemi, por mend edhe pordhe duam te shesim edhe kur nuk na I blen njeri.
      Para disa vjetesh, vjen nje hollandez ne Shqiperi, I frymezuar nga nje emigrant shqipetar qe punonte tek hollandezi, djale I shkelqyer, qe I kishte bere kaq shume pershtypje sa tha qe dua te vij ne Shqiperi te shikoj ku ke jetuar ti. Vjen Burri I botes nga Hollanda tek fshati I ketij djalit. Shikon qe fshataret mbushnin uje tek burimi per te pire. I mbledhin fshataret dhe u thote, per hater te ketij djali, dua t’ju ndihmoj. Tubat dhe tere cfare duhen I vlej une, ju futni fuqine punetere dhe te bejme ujesjellesin te bjere uje ne cdo shtepi. Rane dakord fshataret dhe shkojne me gjithe hollandezin ne komune te marrin leje per te filluar punimet. Kryetari I komunes, tipik shqipetar “I zgjuar”, I thote hollandezin: ” Na I jep ti parate neve, se e bejme ne ujesjellesin”.
      Hollandezin per pak sa nuk e qelloi me shpulle mu ne Zyre: ” Cfare kuhtove ti, se une kam lindur dje?” – I tha.
      U ngritt hollandezin dhe iku dhe fshati I atij djalit te mire eshte akoma pa ujesjellesin, per aresye te nje kryetari komuneje pordhac, legen, dhe maskara. Kjo ka ndodhur ne nje fshat te Lushnjes ne Kamcisht. E kam marre vesh rastesisht, kishim ndaluar ne Kolonje rruges per ne Vlore, dhe na e treguan vete fshataret.
      Edhe ko pune tani me stadiumin. Ai qe jep parate thote se une e dua me kulle se me duhet mua, ndersa brekegrisurit bejne pordhe, dhe I thone, “na I jep parate ti neve, se ne do ta bejme diku tjeter stadiumin.”
      Mos more. Po une c’bej ketu, thote ai Burri I parave, “une kam para teper qe te luani ju me parate e mia”?
      ” Uuu pike e zeze, uu pike e zeze” do thoshte ai drejtori I famshem I Sandrit.

  2. Taras Bulba says:

    Por ik mor trap cfare arkitekti qenke ti , mos duhet ta beshe ti kete stadium , ti flet ne emer te shqypit jo te zanatit tend, e lexova me vendhe shkrimin tend te sterzgjatur e thashe se do shkruaje tamam si zanatci por pashe ate qe shkruajta me lart , dhe mundohu te besh nfonje stadium kur te vije PD ne pushtet andej nga viti 2031

  3. korçari says:

    Z.Raça eshte hera e pare qe e degjoj emrin tuaj dhe nuk e di nga keni zbritur mbase nga hena ,po ku ishit deri dje kur Tirana masakrohej ne çdo cep ? Dhe sa per “specialist “qe mundoheni te tregoni mund t’ju them se stadiumi ekziston tashme vetem do te smadhohet dhe do te plotesoje kriteret e FIFA-s sigurisht dhe do te modernizohet dhe do te jete ne aktivitet 7 ditet e javes per qytetaret tiranas e me gjere ,boll me keta pseudointelektuale qe flasin nga maja e thanes.

  4. Tetanozi says:

    Stadiumi duket I shkelqyer. Por gjithashtu eshte nje rast I shkelqyer te ndertohej ne nje vend tjeter. Keshtu i jepej mundesia te krijohej nje hapesire e re per Tiranen gje qe nuk te krijohet kollaj ne nje zone te ndertuar. Dhe gjithashtu do I jepte mundesine nje zone tjeter te zhvillohej. Pastaj nqs duam mirqenien e Tiranes nuk mund ta presim ate vetëm nga bulevardi.

  5. Viti i Mbrapshte says:

    Po mundohem te imagjinoj Tiranen e 1930’s dhe polemiken qe Bosio i gjore do te duhej te bente me trimat e Haxhi Qamilit. Cilet emra te medhenj do te (mis)kuotonin ata valle? Kedo qofte, ndoshta Djallin, vetem qe Shqiperia t’u mbetej pergjithmone bijve te baltes.

  6. Nje shqiptar says:

    Zoti Artan Raça ju pershendes per kurajojen qytetare qe tregoni si dhe argumentet tuaja si specialist, qe stadiumi i ri nuk duhet te ndertohet afer Kryeministrise, Pallatit te Kongreseve dhe Hotel Sheratonit por ndoshta ne fund te bulevardit te ri. Stadiumi “Qemal Stafa” nuk mund te pranoje me rritje ne volumet hapesinore dhe ne kapacitete pasi tashme eshte i rrethuar nga pallatet shumekateshe. Neqoftese eshte menduar qe ky stadium te jete nje Arene Romake brenda nje qyteti keshtjelle, ku njerezit levizin ne kembe brenda nje zone pedonale , atehere nuk kemi perse ta kundershtojme projektin. Por mendoje nuk eshte keshtu. Shikohet se jane planifikuar kate te nendheshme te parkingjeve keshtu qe trafiku i makinave ne bulevard perpara dhe prapa Kryeministrise, per te shkuar tek KULLA e stadiumit dhe ne stadium, do te rritet ne menyre eksponenziale dhe te paperballueshme edhe nga rrugicat rrotull stadiumit.

    1. ca po thu Shabono says:

      Ca po thua mor humorist!? Stadiumi i ri ka ne fakt ZVOGELIM te siperfaqeve te zena,mjafton te shohesh projektin dhe e kupton!Stadiumi nuk eshte aspak “i rrethuar nga pallate shumekateshe”,pasi me shume se 90% e zones perreth eshte e pabanuar. Dy tre pallatet e ndertuara pa leje afer stadiumit,jane ne nje zone fare te vogel ne jug-lindje te stadiumit (aty ku jeton Bilelush Bilebasha).Edhe sot zona perreth stadiumit (nga Presidenca,Pallati Kongreseve deri te Korpusi) kthehet ne kembesore (apo pedonale sic thuhet majmunisht) ne orare te caktuara.Pra natyrisht qe pas ndertimit te Stadiumit zona do jete kembesore,keshtuqe mjaft u qurravite!
      Kot per kuriozitet ca kuptimi ka fjala majmunisht eksponenziale !?
      (fjala e perfert ne italisht esponenziale-= treguese, nuk ka asnje kuptim ne fjaline e fundit “moderniste” qe ke shkruar ? )

  7. corape kuqi says:

    More ti tifoz hipokrit. Tevpyes pak.
    Si ka mundesi qe nje prone shteterore te kthehet me nje firme ne pronebprivate tekbolsat dhe shullazet?
    Stadiumi kombetarveshte prone shteterore dhe ti po mbron hajdutet rama, vfidel ylli qe e betoniUan tiranen. Prandaj dhevti qe pret llokmen prej tyre si nje qen i uritur ik mos na caj menderen.
    Hajdut

  8. feniks says:

    Shumica e LEHESVE te mesiperm,nuk komentojne mendimet me vlere te autorit,me te cilat une perputhem plotesisht,por merren me vete personin!
    Tipike SIGURIMSE e jo demokratike!
    Ne pamundesi per t’u prishur fare,ky stadium kurre nuk duhet te behet nxitje per nje te ri me te madh!
    Hapesira qe ka perreth eshte aq e paket sa edhe ai qe eshte sot del i tepert!
    Vetem interesa mafioze bejne te mundur prishjen e stadiumit me te madh te vendit!
    Dhe e gjithe kjo mbulohet me gjethe fiku:Do shtohen vetem 4 mije vende kur Tirana eshte 5 fishuar!
    Po me emrin cfare patet qe doni ta hiqni?
    Pse kete pune do vazhdojme te bejme ne tere jeten me “VARRIM-ZHVARRIMET”?
    Pas 3 ditesh kryeministri “NDERON” 5 majin,pra DITEN E DESHMOREVE ,dite e vrasjes se QEMAL STAFES,por pikerisht ky kryeminister,po e PUSHKATON KETE HERO PER HERE TE DYTE!
    Stadiumi i ri mund te ndertohet MADHESHTOR prapa DIGITALB-it ne Yzberish,nje hapesire qe mund te krijonte nje Tirane supermoderne e jo fitim prurese mafioze!
    Sa per VKM e Berishes per faljen e stadiumit,FSHF-se,kjo eshte njelloj sic beri me faljen e DETIT Greqise!
    QEVERIA ME GJYQ TA HEDHE POSHTE VKM-ne dhe Berishen si SHPERORIM DETYRE!

  9. Nga Syte Kembet says:

    Pu Pu Pu Pu Pu……………………………………………………….
    Po ky duhet lidhur mo aman, mos e lini rrugeve. Po kush ta lidhe thuaj, ky kushedi si ju duket, medemek i lecitur. Pike e zeze, pike e zeze, S’ka me keq se kaq, s’mund te kete, s’ma merr mendja. Me siguri Nishani do jape nje ballo togeresh per te festuar artikullin.

    Po u shuan more edhe ata dy njerez me mend qe mund te kishte ky vend? Ca u vrane e ca u degdisen, po me mire xhamen se ce do jeten ne cmendine.

    Po aman more Casamonti, more djale, po c’te duhet ty me keta, eshte marrezi ketu, tjeter lloj, e panjohur, s’ka ilac, pa sherim. Ik e mos e kthe koken prapa, harroje sa me shpejt si nje enderr te marresh.

  10. Gjergji says:

    Artikull me te coroditur skisha lexuar nga nje arkitekt. Megaloman dhe ofendues ndaj nje kolegu me te shquar se asgjeja qe ky vete perfaqeson. Mund te mos jete dakord me te, por po i tregon arat dhe po i ben kritiken vepres se tij qe ka vite qe e ka kaluar siten e gjykimit nderkombetar. Shume e shemtuar si qasje.

  11. Bambi says:

    Per mendimin tim, ai qe ke para dhe do te beje stadium, i faleminderit shume.
    Ne se vertet do ta beje, le ta beje ne vend tjeter. Qemal Stafa eshte pjese e historise shqiptare ketu e 100 vjet, dhe nuk mund te falet me nje firme. Une mendoj qe, ne se shteti nuk ka para, Q. Stafa le te mbetet ashtu si eshte . Do vije koha qe tdhe shteti te forcohet dhe ai te rikonstruktohet.
    Stadiumi i ri le te behet ne Laprake, me apo pa kulle, si ta doje zotnia…
    Se ky zotnia, qe na behet pronar i stadiumit, neser pasneser do na vere kushte per cmimin e biletes apo menyren e perdorimit. Po i leverdisi e kthen nga stadium futbolli ne salle koncertesh dhe nuk i kercet fare per futbollin. Po mbeti Qemal Stafa nje opsion konkurrence, nuk ben dot te fortin miku…

    1. e di si eshte puna says:

      Thjesht : Stadiumi i Ri “Qemal Stafa” eshte prone e FSHF-se dhe cdo gje qe ka lidhje me te vendoset nga FSHF-ja e askush tjeter (privat apo shteteror qofte). Persa i perket ambienteve perreth fasades se jashtme te stadiumit,ato jane percaktuar me marreveshje se si do perdoren,natyrisht me interesin paresor te investitorit.Nuk ka gje me normale se kjo.AI qe investon per ta ndertuar,kerkon te jete fitimprures ne kete investim.A ka gje me te thjeshte dhe te kuptueshme se kjo!?
      Kur ti vije koha dhe mundesia le te ndertohet dhe stadiumi i ri ne Mezez,ne Laprake apo te stacioni i trenit!

  12. kombi says:

    Bravoooo!!!! nje arkitekt filozof i cili me argumenta bindese ,te pakundershtueshme ,ve me shpatulla ne mur cilin do perkrahes te interesave te medha te ketij projekti ,qe i vjen era PERFITIM . STADIUM NE QENDER TE QYTETIT ???? DIKUR KUR U NDERTUA ISHTE PERIFERIA ,POR SOT ME NDERTIMET E TJERA QE JANE BERE PER RRETH TIJ ESHTE NJE STONATURE,CMENDURIA E RADHES .
    RAMA MUND TA NDERTOJ NE BULEVARDIN E RI , KU DHE ATJE KA SHUME PLANE TE BUKURA NDERTIMORE , NUK JAM KUNDRA KULLES SE TIJ TE BIZNESIT , JASHTE QYTETIT MUND TE NDERTOJ NE CDO CEP TE STADIUMIT NGA NJE KULLE .,POR ABSOLUTISHT NUK MUND TI MARRESH FRYMEN TIRANES .

    1. heu bre says:

      Kombi i budallenjve,po mire mor ti,aty a nuk eshte stadium sot e gjithe diten!? Po a eshte stadium ne ate vend edhe sot apo jo mor, se na cate trapin me “filozofimet” tuaja prej rrotash cari!!! Stadium ka qene stadium eshte e stadium do jete,cfar lesh idiotizmash thoni mor psikopater!? Asnje ndertim nuk ka rreth e rrotull stadiumit,zona eshte krejt e pabanuar ketu e dhjetra vjet. Te vetmet pallate pa leje qe jane ndertuar vitet e fundit,jane ato ku banon Lulushi dhe qe zene nje pjese shume te vogel te zones perreth stadiumit (afer Parkut te Liqenit)! Stadium ishte dhe stadium do jete,por natyrisht nje rindertim me funksional dhe bashkehor dhe natyrisht fitimprures!
      Kush eshte kunder rindertimit te Qemal Stafes eshte BIR KURVE e asgje tjeter!

  13. Andi says:

    Argumente serioze qe duhen marre parasysh. Ajo qe me shqeteson mua eshte qe stadiumi eshte dy here me i larte se ndertesat perreth (kompleksi i universitetit), pa folur per kullen. Me pak fjale, do te mungoje edhe ajri ne ate zone. Dendesia do te rritet, qarkullimi do te veshtiresohet, etj, etj. Nga kendveshtrimi i biznesit, me lind nje pyetje – kaq shume biznes behet ne Tirane sa te kemi nevoje per kaq shume zyra? Eshte nje qender biznesi tek Gjykata e Larte qe nuk po mbaron, se nuk ka para, dy te tjera qe po ndertohen tek Partizani i Panjohur. Coin eshte i zbrazet! Torre Drini e zbrazet. Me duket se edhe kjo qendra e projektuar do te pesoje fatin e tyre. Mire eshte qe qeveria te orientoje zhvillimin, jo ta coje biznesin drejt deshtimit.

    1. heu bre says:

      Mos more,s’do kete ajer fare e!? Do shkojne njerezit me kundragaz si astronautet e!? Stadiumi do jet me i larte se Kulla e Universitetit e!? Sipas asaj mendjes tende “zhvillimore” ky stadiumi duhej te ndertohej ne periferi (afer Kamzes psh) ne menyre qe mos te shkonte bisnesi drejt deshtimit!? Atje ne periferi dmth do kishte propabilitet qe bisnesi te kishte sukses!? A te dhjefsha trute o cope mishi ?

  14. Klodi says:

    Shkurt muhabeti po nai gjeti leket Raca me shoke per ta ndertuar jashte qendres hallall i qofte, por me duket se plani i tij eshte qe tha financoj qeveria se s’ka biznesmen qe nderton nje stadium per shqipetaret 100 milion euro. Sa per mua qeveria po i pati ato para le ti financoj ne shendetesi dhe te jap kredi te buta cifteve te reja per shtepi, keshtu dhe biznesin e ndertimit e lehteson dhe rinine e ndihmon. Pastaj keto teorite me arkitekt te papune qe tjerrin debate jane kot.

  15. Freeman says:

    O zoteri,
    Te vleresoj per shkrimin tuaj, i denje per nje teme doktorature. Por nga ana tjeter, duhet te zbresesh ne terrenin konkret ku behet fjale per nje vend qe nuk ka 100 stadiume e te filozofojme se si e ku te ndertojme. Ne 25 vite nuk ishim ne gjendje te ndertonim nje stadium te vetem nga e para. Ne vend te vjeterit po ndertohet nje ri, fale zotit ne se kjo ndodh, me nje arkitekture qe harmonizon te vjetren me te rene dhe shton vlerat funksionale te objektit dhe te qendres. Uroj qe projekti te filloj sa me pare sepse nuk kemi kohe te plotesojme gustot e 3 miloin kritikeve, qe ne fakt,kur nuk ka projekt, ankohen nga mengjesi deri ne darke per nje te tille.Tashme eshte koha per te vepruar. Jemi teper vone te enderrojme per parajsa tokesore.

  16. dash says:

    Pa dashur te futem ne polemika te kota politike mendoj se artikullshkruesi KA SHUME TE DREJTE ,nuk mund ta kritikoj ne asgje,stadiumi duhet bere ne nje pike ku mund ti jepte zhvillim asaj zone,ne nje periferi te menduar me kujdes.Nuk dua te kujtoj fatkeqesite e qeverise se saliut,por kjo sdo te thote qe sot cdo gje shkon perfekt…pershendetje.

    1. tralala zura nje gale says:

      Shko pyet ndonje bisnesmen nese do ndertoje nje stadium “si bisnes fitimprures” psh ne Bathore! ? Apo c’do periferi tjeter, ne menyre qe ti “jepte zhvillim asaj zone”! Shko pyet ndokend dhe do kuptosh qe je koqja e kanarit ?

  17. shqip says:

    s’e ç’u tha , e s’e ç’u be, une s’di gje. po princ vidi iku e ua la shqiperine qamilisteve. o njerez, lerini te punojne , qe me ne fund te kemi edhe ne nje arene moderne. po si nuk u vjen turp qe kundershtoni per gjera qe si bejme dot vete. shikoni qendren e tiranes per te kuptuar se jemi vite drite larg shijes e kultures urbane. tirana nese ka diçka te bukur, eshte pjesa ku ndertuan italianet. per ate zot mjaft me ulerima. se jemi turpi i botes persa u perket ambienteve sportive. dhe nuk kane faj njerezit e shkrete. pasi shohin barcelonen, m.u. realin, apo p.s.g, nuk u behet te vene ne ato ambiente primitive . po une do isha i lumtur dhe krenar sikur mundesite financiare te lejonin 10te stadiume te tilla ne gjithe shqiperine.

  18. parjakuqe says:

    Stadium vetëm për futboll.
    Futbollistët janë 50% zezakë ose mulatë.
    Toka ku ngrihet stadiumi vlen sot 60 milion €. 30.000 metra katrorë x 2.000 €/m2.
    Pronësia e përherëshme e stadiumit do jetë private. Parkimi para stadiumit do jetë privat, por toka vken sot 15 milionë €.
    Kjo, o lum miku, quhet GRABITJE.

    1. tralala zura nje gale says:

      C’thua o debil te dhjefsha “llogarite”! 2.000 euro/m2 eshte vlera per siperfaqe ndertimi jo siperfaqe toke bosh, mor KOKBOSH!
      Kur do te beje te mencurin dhe djali i tetos,Sander Mafishja ? ? ?

  19. polua says:

    Shkrimi nuk vlen fare se jo te gjithe mund ta lexojne dhe kuptojne. Une nuk mund te jap mendim arqitekturor se nuk e njoh profesionin, por mund te theme nja dy gjera: Theme se shyqyr qe do ndertohet ky stadium dhe ne nje kohe te shkurter qe e meriton futbolli dhe dashamiresit e tij se eshte loja qe me pelqen me shume; shtepia ndertohet mbi themele dhe ai stadium duhet ndertuar mbi themelet qe eshte, pavaresisht interpretimeve te pafundme e bajate qe behen ne emer te specialitetit; mundesisht e lini pa ngjyre (ironi) se dhe ngjyra e gacmoka shkruesin e shkrimit “kompetent”. Dhe ne fund mendoj se çpo bejne intelektualet ne Shqiperi! Nuk duan as kend lojra per femije, as stadium, as qendra te qyteteve, as peme e asgje. eshte nje çudi qe nuk ndodh ne bote duke futur kaq shume hundet. Po çfare duan keta njerez? Patjeter qe duan pushtet, karrike jo per ta ndertuar e zhvilluar vendin, por per ta skllaveruar e rjepur si deri tani. U mesuan keq me Sali Berishen, por u duhet prere gjuha dhe krahet se kete liri te shprehuri po e çfrytezojne jo per aspiraten e shqiptareve, por shkeljen me kembe te tyre. Turpi eshte pak se nuk e njohin me, por duan dacken fytyres, ndrsyhe nuk zene mend.

  20. Alibal says:

    Stadium ne Tiranes e ka projektuar dikur Gherardio Bosio veprat e tij Universiteti Akademia e Arteve, Kolonada me Institutin Arkeologjik ,Stadiumi Qemal Stafa,Hotel Dajti,Pallati i Brigadave si edhe skicat e trajtimit te planit te pallatit te kultures dhe keto gjera ai i projektoi ne 1938 kurre Tirana ishte fare e vogel. Sot Stadiumi eshte ne qender te qytetit per arsyen se ne nuk jemi me ne vitet 1940 por ne shekullin e 21 ku Tirana ka mbi 1 milion banore dhe degradim urbanistike. Ne boten e huaj te gjithe stadiumet jane mbi 8 km larg qendres dhe keto gjera kane shume arsye.

    1. tralala zura nje gale says:

      Qendra e Tiranes eshte Sheshi Skenderbej! Stadiumi nuk eshte ne qender te qytetit,eshte atje ku ka qene edhe para 70 vjetesh,po aq larg nga sheshi Gj.K.Skenderbej sa c’ka qene qe kur eshte ndertuar.Apo ke idene se Sheshi ka ecur drejt stadiumit apo stadiumi drejt sheshit!? Zhvillimi i Tiranes nuk eshte bere aspak ne krahun nga ndodhet stadiumi,ne ate drejtim ka qene Parku i Liqenit dhe vazhdon te jete Park! Ti mendon qe ai stadium qe eshte aty duhet te rindertohet,apo te prishet dhe te ndertohen pallate aty e pastaj stadiumin e ri ta ndertojme “8 km larg”!? Si thua dmth,se stadium eshte qe eshte aty sot per sot,he na jep ndonje mendje.Ta rrafshojme fare me mire meqe gjendet “ne qender te qytetit”!? Cfare thua zotrote te ndertojme aty!?
      Nuk e di ne c’bote te huaj ke fluturuar ti,por eshte 100% e sigurte se ne kete “boten e huaj” stadiumet jane aty ku kane qene ketu e 100 vjet me pare dhe aspak nuk kane levizur nga vendi.A kupton o toc!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje