Përplasjet me Bashën, jep dorëheqjen kreu i PD-së në Pogradec

2 Maj 2016, 16:11Politika TEMA

Kreu i PD-së në Pogradec, Renato Peza ka dhënë dorëheqjen nga posti në shënjë kundërshtimi të vendimit të kryetarit Lulzim Basha, që shpall zgjedhje brenda PD-së edhe në këtë zonë. Përmes një letre ai shpjegon arsyet e vendimit, teks thekson se s’ka arsye për zgjedhje pasi në zgjedhjet e fundit lokale PD-ja e fitoi Bashkinë Pogradec.

“Situata mbas zgjedhjeve të 2015 dhe me fitoren e Edi Kaprit në pozicionin e Kryetarit të Bashkisë si Kandidat nga PD-ja solli një transformim brenda strukturave të PD-së. Anëtarë të Kryesisë, Kryetarë Grup Seksionesh dhe çuditërisht të gjithë këta të peticionit gjatë fushatës elektorale filluan të largohen dhe të mos marrin pjesë në mbledhjet e kryesisë, duke filluar nga Kryetari i Bashkisë, Sekretari i Degës, Kryetarët e Grup Seksioneve, të cilët njëkohësisht u emëruan edhe Administratorë!”, shkruan Peza.

Dy ditë më parë PD shpalli zgjedhje brenda strukturave të saj në 35 degë në të gjithë vendin.

2 komente në “Përplasjet me Bashën, jep dorëheqjen kreu i PD-së në Pogradec”

  1. Luan says:

    Me mire Te japesh dorheqje se Te rrish ne parti me Eno Bozdon dikur servil I Genc Pollos qe bente fushat kunder PD tani Ben organizim in e PD ky eshte nje turp

  2. Artan says:

    Ka dhen urdher Eno Bozdo Te Marin PD ish PDR e Genc Pollos

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje