Zbardhen detajet/ Kush është gruaja që do të fundosë Shullazin

2 Maj 2016, 18:15Politika TEMA

Prokuroria për Krime të Rënda, administron në dosje kallëzimin e parë penal, në emër të Emiljano Shullazit dhe Gilmando Danit.

Abc News ka mësuar se vetë drejtuesi i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj ka marrë denoncimin e një shtetaseje me banim në kryeqytet, emri i së cilës nuk bëhet publik për arsye sigurie.

Burimet thonë se ajo ka denoncuar direkt Emiljano Shullazin dhe krahun e djathtë të tij, Gilmando Dani për marrjen e një prone në afërsi të zonës së njohur si “Zogu i Zi” që kap një vlerë rreth 1 milion euro. Mësohet se kallëzuesja është me profesion juriste dhe ka një moshë rreth të 50 -ve, e cila ka treguar me detaje kalvarin e vuajtjeve dhe kërcënimeve të Shullazit dhe bandës së tij për t’i marrë pronën.

Ajo ka pretenduar se prona, i është marrë dhe është regjistruar në emër të Gilmando Danit. Për marrjen e kësaj prone, denoncuesja, që është marrë në mbrojtje nga policia dhe prokuroria, ndër të tjera ka thënë se Shullazi e banda e tij kanë kërcënuar edhe një gjyqtare të Gjykatës së Shkallës së Parë Administrative në Tiranë. Gjyqtarja që kishte në proces një veprim administrativ me Hipotekën e kryeqytetit, ku pas presionit vendimi është dhënë në favor të tyre ka denonuar denoncuesja e mbrojtur.

Deklarimet e kësaj shtetase, burimet thonë se po verifikohen me provat dhe veprime në terren, për të parë se sa qëndrojnë këto pretendime. Nga ana tjetër, prrokuroria sqaron se është në pritje të përgjigjieve nga Hipotekat në vend, ku është kërkuar evidentimi i pronave ku Shullazi dhe pjesëtarët e bandës së tij figurojnë si pronarë. Me evidentimin e tyre, grupi hetimor thotë se do të kërkohet sekuestrimi i tyre deri në sqarimin e mënyrës së përfitimit të këtyre pronave, pasi Shullazi është shprehur se është i papunë.

Sipas akuzës, prokurorët janë në pritje të kallëzimeve të biznesmenëve, të cilët dyshohet se janë gjobitur nga Shullazi dhe banda e tij, duke i marrë shuma të konsiderueshme parash. Pasi deri më tani asnjë prej tyre nuk ka pranuar se i është vendosur gjobë apo të kenë paguar te Shullazi. Deri më tani, thonë prokurorët në dosje ndodhen vetëm informacione të ndryshme të policisë dhe Shërbimit Sekret, që kanë zbardhur në rrugë operative aktivitetin e bandës së drejtuar nga Shullazi.

16 komente në “Zbardhen detajet/ Kush është gruaja që do të fundosë Shullazin”

  1. Don says:

    Bravo, tani Shullazi e di shume mire se kush eshte deshmitarja sepse nje juriste rreth te 50-ve me prone tek “Zogu i Zi” nuk mund te kete 2 ne njohjet e Shullazit. Tani mund te beni gati edhe artikullin e lajmit te vrasjes dhe obituarin e juristes! Plehra!

    1. pilo lala says:

      Shullazi eshte njohur me akuzen.
      Patjeter ai e di kush e akuzon.
      Ka kellqe prokurorija ta gjykoje?
      Prokuroret e plepave jane burracake, frikacake dhe servila.

  2. durresi says:

    po ku eshte sekreti ketu.
    Shullazi e di fare mire se kush mund te jete personi te cilit i ka mare nje truall ne zogun e zi.

    1. artiles says:

      Keta thone “eshte nje bjonde …. po me lesh te verdha ama…….” qe Shulazi nuk mban mend qe e ka ngacmuar. Dhe per kete arsye e ruajne nga ne “mender populli”, se mos ia tregojme Shulazit ne burg. Si nuk e kuptojme ne qe “keta e veshin si gjermane …. qe ne ta marrim per partizone”!
      Tyrbe sterfullah sa shejtan qe jane!!!!!!

  3. emigrante says:

    po prokuroria pse po pret kush denoncon . a smund ti beje llogarite e pronave te tyre nga kane ardhur .A don shume mend?

  4. TURI says:

    hajde gazetari hajde e din t gjith sipas ktij artikulli dhe policia dhe prona ku eshte dhe vendodhja dhe kulmi injorances se gazetarit kur thot si tregohet emri per arsye sigurie sips gazetarit gjithmon pra ata qe e kan kercenuar se din kush eshte vetem eshte nje grua tek zogu zi qe kan kercenuat
    pra t gjith palet e interesuara e din dhe ne populli e publiku qe ne fund te fundit s dim dhe sna intereson shume ajo grua dhe historia saj s duhet ta dim kush eshte ajo grua t gjith ta din pervec nesh qe nuk na intereson dhe ajo per aryes sigurie ndaj nesh popullit duhet te ruhet ndaj nesh PER ARSYE SIGURIE EMRI SAJ NUK PUBLIKOHET???????

  5. Ledio says:

    Po mire edhe ju o njerez te edukuar, Emiliano Shullazi mund te jete nje kriminel per ju e per mua, por perpara ligjit eshte i pafajshem derisa ti provohet akuza. Si duhet sipas jush ta akuzoj prokuroria, me njerez anonim? Sigurisht qe Shullazi e di se kujt ja ka marre pronen , nqs me te vertet ngjarja ka ndodhur, edhe jam i sigurt qe avokatet e Emiljanos do kerkojne ballafaqimin me zonjen ne fjale. Dmth qytetarja e demtuar mund te jete edhe mund te ngeli anonime per shumicen e njerezeve te thjeshte , jo per Emilijanon, shoket e tije dhe avokatet.Jam i bindur qe ka njerez qe e njohin ate edhe ndoshta dijne dicka per kete ngjarje. Detyra e shtetit ne keto raste eshte te mbroje ate edhe familjen e saj, se persa i perket secretit harrojeni. Jetojme ne boten e internetit edhe te rrjeteve sociale e jo ne ate 30 viteve me pare.

  6. tirona says:

    Drejt e drejt shqiptaret e shkrete ?
    Po sikur gruaja te jete ke 60tat dhe prona ne bllok psh ? dhe gazetari qe ju shani apo prokurori japin informacione me drejtime te kunderta per publikun!!!
    Se sma merr mendja qe detajet te jene te sakta kto te shkrimit!

  7. Kosmos says:

    ORE KOKE TULA, ORE ANALFABET , NUK KUPTONI QE KY EMER MBAHET SEKRET, JO PER SHULLAZIN ,POR PER OPINIONIN PUBLIK . SHULLAZI PER KETE CESHTJE DO TE PERBALLET ME KETE ZONJE NE FJALE .

  8. Albi says:

    Ore plera po prandaj nuk denoncon njeri ketu se c’fare thuhet me pare del ne shtyp se hetohet .Ketu ka 25 vjet qe sa here denojne ndonje te “forte” te paret qe ajne duart jane ata qe e kene per detyre te denojne .Gjithe “faji ” u mbtetet denoncuesve qe me zor e me menudim te madhe perbejne ndonje prove te vockel.Pastaj vjen per mungese provash e keshtu deri ne pafajesi .Behuni serioze e denoni kriminelet se heret e von do jeni vete preha e tyre ne mos ju vete pjellat tuaja .

  9. arbans says:

    Pse thone qe Shullazi ka qene i papune? Per mua ky paska punuar gjithe kete kohe, e madje ne syte e Shtetit pa i hyre gjemb ne kembe. Po sigurimet i ka paguar?

  10. PertejFasades says:

    Po gazeta shitet me shume ama. Kjo eshte e rendesishme per keta…

  11. MJERANI says:

    KETO REKTORET JAN BURRACAK NUK JAN BURRA.MJER STUNDENTET KUSH I MESONE
    KETO DUHET TE ZHDUKEN NGA ARSIMI

  12. Ndoc sukaj says:

    Tagjedi kombetate qe luhet mbi kurrizin e shqipetareve tash cerek shekulli.Shteti duhet te sekuestroje pronat e grabitura mga kriminelet nder vite.Nuk mund te vazhdohet me keshtu..Nje njeri qe ka studiuar drejtesi u dorezon bandave nje milione euro pasuri…. mendoni se si mund te mbrohen te tjeret.

  13. Alibal says:

    Ne Shqiperi eshte bere si ne Amerike kush paguan eshte i pafajshem , Shqiperia eshte kthyer ne nje shtet imoral ne spital te kerkojne para dhe ne gjykata kurre i pa ndehuri njihet se eshte i pasur ai ka nje gjygjtar te infiltruar nga vete qeveria .Sot eshte ne mode te dish te vjedhish,vrasish dhe te paguash me perpara te gjithe koriidoret e qeverise kete gje e ka bere ku Shurazi apo shurra e qytetaris te sotshme e edukuar nga vete shteti qe e ka lene te trashet si derrat e Thumanes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje