Zbardhen detajet/ Vrasësi i Elton Çicos dyshohet se është një ish-polic

2 Maj 2016, 16:15Politika TEMA

Autori i vrasjes së Elton Çiços mbrëmë në një lokal në Tiranë, dyshohet se është një ish- polic. Çiço ka qenë i armatosur, por nuk ka mundur ta përdorë pistoletën

Elton Çiço ka qenë i ulur në një lokal edhe me 3 persona të tjerë, kur është qëlluar për vdekje me dy plumba në kokë.

Ata ishin duke biseduar, ndërsa në lokal ka hyrë një person me një kapele sportive dhe me një pistoletë në dorë.

Ai ka hyrë me nxitim dhe sapo është afruar tavolinës ku ka qenë ulur Çiço me 3 persona tjerë, ka qëlluar 2 herë ne drejtim të Çiços.

Në momentin kur është qëlluar, të katërt personat janë çuar nga tavolina  përfshirë edhe Elton Çiçon.

Por për shkak të plagëve të marra, Elton Çiço rrëzohet mbi tavolinë.

Elton Çiço u dërgua  në spital nga personat që ishin prezentë.

35 vjeçari Çiço nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërron jetë në spital.

Elton Çiço dyshohet se ka qenë i armatosur, por nuk mundur ta përdorë pistoletën, pasi autori ka qëlluar menjëherë, raporton ABC News.

Pasi ekzekutoi me armë 35 vjeçarin Çiço, vrasësi është larguar me vrap nga lokali.

Ai ka kaluar në disa rrugica të zonës së ish-Bllokut, dhe më pas dyshohet se është larguar me makinë.

Burime nga grupi i hetimit thanë se Elton Çiço ishte përfshirë në një konflikt me personat që i grabitën shtëpinë në marsin e vitit të kaluar, në Tepelenë.

Grabitësit i kishin rrahur prindërit dhe më pas ishin arrestuar.

Në atë kohë u shpallën të dyshuar për ngjarjen Robert Rama, i vrarë në qershorin e vitit të kaluar dhe Ervis Imeri.

Ky i fundit është shoqëruar nga policia për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Ervis Imeri  i shpëtoi një atentati me tritol, por vëllai i tij u plagos rëndë nga një atentat tjetër me tritol.

Policia dyshon se viktima  Elton Çiço u ekzekutua për shkak të hakmarrjes.

3 komente në “Zbardhen detajet/ Vrasësi i Elton Çicos dyshohet se është një ish-polic”

  1. ☆~Gopisti i NSHRAK-ut~☆ says:


    Faleminderit
    Që na e bëni dyshimin të ditur!
    (Kështu informohet autori
    dhe largohet në drejtim të pa ditur)
    ?

    1. cane says:

      Jo autori dyshohet te kete ikur me …gomar.

  2. arjan says:

    eshte e habitshme qe ne te tilla raste policia raporton
    1-autori iku ne drejtim te paditur
    2-ajo po ashtu po e kerkon ne drejtim te pa ditur
    3-vrasja eshte per larje hesapesh droge
    4-viktima me precedente penal
    por ne rastet e prostitucionit jane shume te sukseshem ne kapjen e atyre qe japing trupin per buken e gojes
    sic duket policia ka nuhatje te mire ne kete drejtim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje