A ka përplasje PS- LSI? Ja si përgjigjjet e Manjani

4 Maj 2016, 11:21Politika TEMA

Ministri Ylli Manjani mohon të ketë mosmarrëveshje mes policisë dhe prokurorisë.

“Prokuroria heton, policia arreston. Ky është ligji” ka thënë Manjani në një reagim për gazetarët.

Manjani sqaroi dhe deklaratën e djeshme, kur duke iu drejtuar qytetarëve për të denoncuar në prokurori rastet e tyre, nuk përmendi policinë.

“Kur unë thashë se duhet hetuar, nuk përjashtova policinë dhe askënd tjetër që kryen detyrat.

Them të mos humbasin kohë të denoncojnë nëpër media e zyra kot..

Nuk ka çështje mosmarrëveshje mes policisë dhe prokurorisë”

I pyetur nëse ka ndonjë ftohje mes koalicionit PS- LSI përgjigjja e Manjanit ishte:

“Pse, kaq shpejt u ftohka koalicioni!” 

Deklarata u bë pas takimit që ministri zhvilloi me investitorët e huaj në vendin tonë.

Gjatë takimit Manjani informoi për ndryshimet ligjore që kanë lidhje me transparencën dhe procedurat.

Ai nënvizoi reformën në drejtësi , si të rëndësishme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje