Koço Kokëdhima ka nisur një tur “gjyqesh” për mandatin e tij nëpër Universitetet shqiptare, para se Gjykata Kushtetuese të japë vendimin.
Në këto “gjyqe publike”, studentët e nxjerrin fitues Kokëdhimën.
Së fundmi një gjyq i tillë është bërë edhe në Durrës.
“Pas “seancës gjyqësore” të organizuar në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali” dhe një tjetre nga ana e Organizatës Studentore Ndërkombëtare ELSA (Europian Laë Student Association) në Tiranë me studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë, një seancë e ngjashme u organizua dje nga studentë të Juridikut, në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. “Seanca gjyqësore” e improvizuar ka tërhequr vëmendjen e një numri të konsiderueshëm pedagogësh dhe studentësh të shkencave shoqërore në përgjithësi dhe juridikut në veçanti, të cilët, për rreth 2 orë kanë dëgjuar argumente dhe kundërargumente të akuzës dhe palës mbrojtëse në lidhje me legjitimitetin e mandatit të deputetit të Parlamentit, Koço Kokëdhima.
Pedagogë dhe studentë ranë dakord se kontratat për të cila akuzohet deputeti Kokëdhima, janë të vlefshme, pasi janë lidhur nga kompania e tij në kohën kur ai nuk ka qenë deputet. Juristët morën si shembull nenin 71 të Kushtetutës dhe vendimet e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, veçanërisht të rastit “Beqja”, kur Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar shumë qartë se mandati i deputetit fillon kur atë e shpall KQZ-ja, ndaj dhe një kontratë e lidhur përpara këtij momenti nga një person që ka marrë mandatin e deputetit është e rregullt dhe nuk mund të flitet për papajtueshmëri të mandatit. Debatet, argumentat dhe kundërargumentat e akuzës dhe palës mbrojtëse në lidhje me këtë çështje ishin të forta dhe interesante, duke krijuar një atmosferë që herë-herë i kalonte kufijtë e improvizimit. Akuza e përfaqësuar nga ana e studenteve të Juridikut, Juli Luku, Kristina Sheshi dhe Dallëndyshe Ismalaj ka dhënë opsionet e saj në lidhje me ate që e ka konsideruar si papajtueshmëri të deputetit me Kushtetutën e Shqipërisë.
Mbrojtja e ka konsideruar mandatin e deputetit plotësisht të ligjshëm, duke dhënë prova dhe argumenta të fortë juridikë në lidhje me këtë çështje. Monika Muço, Ervis Lila, Rexhina Toluli kanë prezantuar me terma juridikë dhe fakte logjikën e përputhshmërisë së plotë me ligjin të mandatit të deputetit. Në fund “Gjykata” konkludoi në një vendim, në të cilin vlerësoi se grupi që përfaqësonte subjektin e interesuar, d.m.th. deputetin Kokëdhima, arriti një numër më të lartë pikësh, duke u shpallur dhe fitues. Pedagogë të pranishëm në “seancën gjyqësore” të improvizuar, kanë vlerësuar prezantimin dinjitoz dhe profesional të argumentave juridike të prezantuara nga studentët. Në përfundim të seancës, ku të pranishëm ishin disa nga emrat më të njohur të së Drejtës Kushtetuese, pedagogët vlerësuan seancën dhe argumentet që përdorën studentët. “Ne kuptuam prej tyre se sa e nevojshme është të futemi në brendësi të përmbajtjes së kazusit, të njohim mirë procedurat e gjykimit kushtetues, me qëllim që t’i respektojmë ato gjatë gjithë vitit”. Dhe në këtë rast, ne pamë diçka, që rasti është vërtet sfidues”, u shpreh njëri prej pedagogëve”, shkruan sot gazeta e Kokëdhimës.
Mir per Kokdhimen por per Shullazin si rektor universiteti si doli gjyqi ?
Nismë e studentëve te drejtesise. Bravo. Depteti Kokedhima eshte politikan dhe njeri i shkelqyer.
Shembull per tu mare nga te gjith studentet dhe te gjitha universitetet ky eshte brezi i ri i drejtesise qe do eleminoj kalbesirat qe na la sistemi i koruptuar e shqupit
Student te arsimuar dhe te pa imponuar per te mbajtur anen e askujt. Gjykimi tyre eshte i drejte. Perpara dhe sujsese ne punen tuaj.
Ju ha miza ju te temes. Nuk rrini dot pa e share deputetin me te sukseshem te parlamentit . Po ai do ta vazhdoje mandatin qe I kane besuar qytetaret doni apo sdoni ju .se ligji per kete ceshtje eshte I qarte ne favor te tij.
Kjo eshte nje nisem e ndermarre nga departamentet e drejtesise ne universitetet e vendit qe studentet e drejtesise te kene mundesine te njihen me raste praktike dhe te dine te japi arsyetimet e tyre pro dhe kunder.nuk ka lidhje fare me ato qe ju i quani “gjyqet e Kokedhimes” dhe nuk jane nisma te deputetit…por edhe kur behen gjera ne dobi te njerezve (ne kete rast te studenteve),gjithmone fajin e ka politika sipas jush…
Po sigurisht qe do fitoj se ai nuk e shkel asnjehere ligjin. Por ju qe I shkelni e mbi profesioni tuaj per te bere lajme te paverteta, mos u beni m humbsit por m fituesit.
Nisma me e mire qe mund te ndermerret per studentet e drejtesise ne menyre qe dhe ata te kene mundesine te njihen,te argumentojne dhe te japin opinionet e tyre ne lidhje me rastet praktike.Si juriste qe jam mendoj qe cdo ceshtje,e dale publikisht ose jo,qe trajtohen nga gjykatat ne praktike,te jene pjese dhe e auditoreve te studenteve se bashku me specialistet e fushes
Nisma e duhur per studentet e drejtesise…si juriste qe jam mendoj qe cdo ceshtje praktike qe kalohet nga gjykatat,e bere publike ose jo,duhet trajtuar edhe neper auditore bashke me studente dhe profesioniste te fushes
Po ka dashamires Deputeti o te paafte.Po ku dini ju cdo te thote te vleresohesh per punen e bere.Ju vleresoheni per shpifje se kete dini ta beni mire.Nje njeri qe punon mire normal qe do kete vleresimin e te gjitheve
Gjykimi i studenteve eshte nje nisem e mire per ligjin e dekriminalizimit… ky gjykim i paanshem nga student te pa impinjuar do te mari drejtimin edhe ne gjykate dhe do te tregoi vlerat e deputetit tone punen e ber deri me tani ne politiken shqiptare dhe sidoms punen ne rajonin Vlore-Gjirokaster..
Studentet jane shembulli me I mire I drejtesise se munguar dhe Deputeti Kokedhima shembulli me I mire I qytetarit qe respekton drejtesine. Drejtesia do shkoj ne favor te tij sepse e meriton
Studentet jane shembulli me I mire I drejtesise se munguar dhe Deputeti Kokedhima shembulli me I mire I qytetarit qe respekton drejtesine. Drejtesia do shkoj ne favor te tij sepse e meriton.