Pas ultimatumit të ambasadorëve Lu dhe Vlahutin, PD mori kohë deri të hënën për të vendosur në lidhje me draftet e reformës në drejtësi.
“Komponenti antikorrupsion dhe reforma do të votohen në mënyrë të padiskutueshme, por jo siç e donte në fillim Edi Rama. Nëse drafti përfundimtar ndryshon nga ai i Edi Ramës, këtë mbetet ta shohim”, deklaroi në përfundim të mbledhjes së komisionit të posaçëm, deputeti i PD, Eduart Halimi.
Ndërsa kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj u shpreh: “Kanë kaq kohë që marrin mungesa e raporte që të mos vijnë e të bëjnë detyrat. Por për mua është e rëndësishme që opozita të kuptojë se nuk ka alternativë tjetër veçse për të votuar projektin”.
Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili shprehu gatishmërinë e kësaj partie për të votuar reformën. “Në këtë stad ku ndodhet reforma në drejtësi, i vetmi qëndrim politik është votimi pa hezitim”, tha ai.
Votojeni ju si mazhorance se keni detyrim moral dhe politik para popullit qe ju dha pushtetin dhe para partnereve strategjik si USΑ dhe BE dhe mos u merrni Halimin dhe opoziten qe drejtojne padrejtesine sot.