LSI: Reforma në drejtësi votohet të hënën

4 Maj 2016, 17:59Politika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim shprehu bindjen se reforma në drejtësi do të miratohet të hënën.

Kështu deklaroi kreu i grupit parlamentar të kësaj force politike në përfundim të mbledhjes së radhës të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi.

“Reforma nuk do të dështojë. Të hënën do të votojmë në parim reformën në drejtësi dhe më pas do të ecim me shpejtësi në miratimin nen për nen”, tha Vasili.

Sipas LSI-së, nuk ka më kohë për të humbur dhe drafti duhet të kalojë sa më parë.

Para Vasilit, në daljen për mediat, përfaqësuesi i demokratëve, Eduard Halimi u shpreh se PD sapo ka marrë draftin e fundit për t’u njohur me të.

1 komente në “LSI: Reforma në drejtësi votohet të hënën”

  1. ariff says:

    Ju o plera te LSI e mbani peng reformen dhe gjithe kete vend .Se ju violet anarkia she perdorni shkembinjte e PD per ta bllokuar .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje