Deputeti socialist Ben Blushi ka deklaruar sot në foltoren e Parlamentit se reforma në drejtësi do ta shfarrosë këtë klasë politike. Ai tha se ndihma që po japin ambasadorët për reformën është një tallje për gjithë klasën politike shqiptare.
“Klasa politike po e saboton qëllimisht reformën. Ambasadorët kanë vendosur të mbledhin grupet për t’u caktuar punën dhe oraret e punës. Ato kanë vendosur ta mbledhin parlamentin jashtë kësaj salle. Në një kuptim dhe në cdo kuptim nga kjo ditë ky parlament ka humbur legjitimitetin evet. Fatmirësisht ajo që po ndodh është që të huajt nuk po na lënë vetëm. Kjo mbështetje për reformnë në drejtësi ka një çmim. Cmimi është tallja me ne. Çmontimi i këtij parlamenti, përcmimi i kësaj klase politkke dhe në fund fare shfarosja si specie e kësaj klase politike. Jemi shumë afër shafarosjes, proces që shqiptarët nuk e bën dot me votë, por kjo do bëhet përmes reformës në drejtësi. Shqipëria do jetë më mirë kur ne të ikim. A është ky cmimi i merituar? Nëse pyesim shqiptarët janë të gjithë dakort se ne e meritojmë të tallemi,” tha Blushi.
Blushi tha se parlamenti ka humbur dinjitetin dhe janë ndërkombëtarët ata që po e bëjnë reformën në drejtësi.
“Ambasadorët vijnë në grupet tona për të na bindur se duhet të bëjmë drejtësi. Kjo do të thotë se ne nuk duam por po detyrohemi të bëjmë reformën. Kjo është e vërtetë. Kjo është një ditë në të cilën provohet se parlamenti s’ka as dinjitetin as mundësinë për të bërë atë që duhet dhe pritet prej tij. Po tallemi nga ndërkombëtarët dhe nga shqiptarët, të cilët kanë të gjitha arsye të besojnë se ky parlament ka konsumuar orën e fundit. 3 grupet tona duhet të skuqen dhe unë nuk do doja të isha pjesë e asnjërit. Kjo klasë politike e meriton deri në fund këtë tallje. Ky do ishte fundi i fillimit. Të huajt po i heqin mundësinë kësaj klase politike të emërojë gjyqtarët dhe prokurorët e vet. Koha e sadistëve esadist ka përfunduar,” deklaroi Blushi.
Fjalimi i plotë:
Që nga viti 1914 kur fuqitë e mëdha na sollën një administrator të huaj për shkak se nuk kishim mundësi dhe organizim për të marrë vendimet e duhura për shtetin tonë ndoshta nuk ka patur ditë më të turpshme për ne.
Por nëse në vitin 1914 ushtrimi i sovranitetit ishte i pamundur sot është edhe më keq.
Çfarë ka ndodhur?
Me dyshimin se klasa politike nuk do dhe po e saboton reformen në drejtesi ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe Amerikës kanë vendosur të mbledhin grupet parlamentare duke u përcaktuar atyre orarin e punës dhe vetë punën.
Në një kuptim kanë vendosur ta mbledhin dhe diktojnë Parlamentin jashtë kësaj salle.
Në çdo kuptim, nga kjo ditë, ky Parlament ka humbur legjitimitetin dhe sovranitetin e tij.
Fatkeqësisht kjo është vertetë.
Fatmirësisht kjo po ndodh.
Të huajt vendosën të mos na lëne vetëm. Kjo është e qartë.
Por natyrisht kjo mbështetje vjen me një çmim.
Kush është çmimi?
Çmimi është tallja me këtë klasë politike. Çmimi është çmotimi i saj. Çmimi është përçmimi i saj. Çmimi është ndëshkimi i saj. Çmimi është shfarosja e saj. Ne jemi në prag shfarosje si specije politike, proces të cilin shqiptarët nuk e kryen dot, por proces te cilin mezi e kanë pritur.
Nese ne ikim Shqipëria do jetë më mire. Kjo është çështja.
A është ky një çmim i merituar. Nëse pyesim shqiptarët unë do thosha se ata do ta aprovonin që ne tallemi dhe nëpërkëmbemi kaq keq.
Shqiptarët më në fund kanë mundësi të shpresojnë se klasa e tyre politike do ndëshkohet pasi ka rezistuar të ndëshkojë veten për kaq shumë kohë.
Reforma në drejtësi ndoshta do kalojë çka mund ti japë shpresë shqiptarëve se me mbikëqyrjen e partnereve ndërkombëtarë prona e tyre s’do vidhet më, interesi publik do mbrohet, pyjet nuk do shkatërrohen, deti nuk do të falet, kullat nuk do të ngrihen, të ardhurat nuk do të përgjysmohen dhe jeta në Shqipëri mund të jetë pak më e drejte dhe për pasojë pak më e pranueshme.
Reforma në drejtësi pas kësaj ndërhyrjeje mund të shërbejë për të ndaluar shpopullimin e Shqipërisë dhe zbrazjen e vendit nga politikanët e saj çka ka ndodhur në 25 vjet.
Meqë përmenda vitin 1914 duhet të them se ndoshta pas kësaj dite, pra nesë ndërkombëtarët marrin në dorë drejtësine shqiptare ka shpresë që politikat esadiste të shterrojnë.
Ky parlament dhe shumë para tij nuk qenë shpesh sadistë por kanë qene çdo ditë esadistë.
Ai ka ecur me vullnet dhe këmbëngulje në rrugen e Esad Toptanit. Kundër interesit kombëtar kundër interesit publik kundër Shqipërisë në përgjithësi.
Dhe siç dëshmon historia Esadi frenohej vetëm kur hynin në lojë ndërkombëtarët dhe me ndihmën e tyre edhe shqiptarët.
Ky parlament është besnik i parimeve esadiste dhe natyrisht do ketë fundin e tij.
Shikonic cfarë shëmtije. Shikoni ku e solli veten ky Parlament. Ambasadorët do vijnë në grupet tona parlamentare për të na bindur të bëjmë drejtësi.
Unë besoj se kjo jo vetëm nuk ka ndodhur por edhe nuk ka për të ndodhur më. Eshtë testi i pafuqisë së këtij Parlamenti për të vendosur në interesin publik.
Eshtë testi i kësaj klase politike e cila po dorëzon me vullnet detyrimin që ka për të marrë vendimet e duhura për shqiptarët.
Eshtë një ditë në të cilën provohet se Parlamenti i Shqipërisë nuk ka as fuqi dhe as dinjitet për të votuar atë çfare duhet dhe çfarë pritet prej tij.
Sot po tallemi dy herë. Një herë nga shqiptarët të cilët kanë të drejtë të thonë se ky Parlament e ka konsumuar orën e vet dhe herën e dytë nga ndërkombëtarët të cilët natyrisht do tallen me tre grupe parlamentare të cilat do mblidhen për të marrë urdhëra.
Unë besoj se sot të tre grupet tona parlamentare duhet të skuqen. Nuk do doja të isha anëtar i asnjërit prej tyre.
Sidoqofte them se klasa jonë politike e meriton këtë tallje.
Ky është fundi i saj më i denje dhe më i arsyeshëm.
Ky nuk është fillimi i fundit por është siç thoshte Çurçilli është fundi i fillimit.
Të huajt po i heqin mundësinë klasës politike të caktojë gjyqtarët dhe prokurorët e vet. Kjo është e verteta.
Ndoshta ka ardhur koha të shkojmë në shtëpi pasi ti lëmë një shënim në muret e kësaj salle.
Mbaroi koha e sadistëve esadiste.
se kam pelqy ndonjher kte po kjo qe thot esht me vend dhe me mend
Nese
Do kishte shqiptare me shumice qe do ishin dakort me ca thote Blushi.
Shqiperia nuk do ishte ketu ku eshte.
Fatkeqesia
Eshte se nuk e kane fajin ata qe tallin trapin duke na rjepur perdite, po e kane fajin trutharet qe I votojne keto monstra.
Blush
Ne nje fare menyre ti e do me shume se cduhet kete vend.
Nderkohe Shqiptaret realisht nuk duan veten kane qejf te vidhen,te vriten dhe te tallen.
Ai qe I Juan ben keto quhet I zoti dhe I zgjuar .
Dakort me komentin tend por do bere nje rregullim I vockel qe sjell ndryshim te madh!!
Nese do kishte Gazetare dhe botues shtypi me shumice qe do ishin dakort me cfare thot Blushi.
Shqiperia nuk do ishte ketu ku eshte.
Blush… je CICERONI i vertete, Je Trashgimtar i Kultures Edukates CIVILIZIMIT stilit Politik te Senatorvete Lashte Romak, me kete FJALIM tregon RRENJERT e tua Latine te cilat CVILIZUAN Boten, ku ROMAKET sunduan 2000 e ca vjet. Shpresojme qe keta Bastard Politikane te kene 1 pik seder 1 fije Burreri dhe te kuptojne se cpo i bejne ketij vendi. Zoti qofte me Ne Popullin e Thjeshte
I madh ! Urojme qe fjalet e tua te dalin te verteta ! Klasa politike shqiptare eshte ne te njejten gjatesi vale me politikat greko-serbe!
Blusho ! A eshte legjitime nje “Reforme” nga nje parlament I deligjitimuar..??????????????/
merru me koqet e halles ti, mos u merr me faktin qe cdo fjale eshte e evrtete dhe nje turp i madh per gjithe shqiptarine.
ky ka ik per lesh
Fjalim ordiner. Jo nga qellimet pse behet, por nga niveli intelektual zero. Keshtu jane te gjithe “politikanet”(hajdutet) tane ne pergjithesi.Edukimi i tyre intelektual behet neper kafenera e burdello. Mjere ne.
E do zoti mor blush, fjala jote ne vesh te zotit te Shpejtoje ky popull nga keto kucedra te felliqura qe i pine gjakun cdo dite e cdo ore. Respekt
“Proces qe shqiptaret nuk e bene dot me vote” – Ti Blush-it e ke parasysh nga perbrenda si eshte votuar ne Shqypni prej gjenezes tone elektorale: arme, presion, rryshfet, blerje votash, kercenim, premtim punesimi etj etj. Jam e sigurt qe po te behet ndonje studim serioz se sa shqiptare votojne relativisht te lire, shifra nuk duhet te kaloje 1 perqind e popullsise. Ne kete dynja votojne injorante, varfanjake, te shtypur, skllever, kusare, batackinj, frikacake etj etj, dhe keta jane shumica. Njeri prej tyre je dhe ti Blush-it, kujtohu kur ke hedhur voten tende dhe arsyet qe te kane shtyre, prandaj mjaft shite mend ketij mileti mesjetar.
shifra se 1 perqind voton sipas bindjeve e shte nje lajthitje nje marrezi kur cdo cdo gje e shikon me Syrin e disfatistit e shte sistemi qe ngritem burimi i te keqijave .ndihma ndonjehere nga miku te shpeton nga Reina ne gremine ne shqipetaret kemi ditur ti zgjedhim miqte.e mira dhe è bukura ndertohen me mund
POSHTE PARLAMENTARET E SHQIPERISEEEEE…..!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Cfare klase politike jeni ju blusho ? Qe keni 26 vjet dhe shqiptaret akoma po emigrojne .. Ju duhet te gjith te ikni nga kjo politik qe shpiperia te behet , po keni hallin tuaj se ngeleni rrugeve si lango ..
BLUSHI-shembull i nje politikani modern, i paster,i drejperdrejte,i pa koruptuar,intelektual i mirefillte dhe njeriu i letrave edhe njehere sjell ne kuvend funeralin e klases politike te degjeneruar ,krimineleve ordinere e politike,funeralin e ketyre qelbesirave pa nder e pa karakter perfaqesues te pa denje te nje populli te varfer por krenar per atdheun e tyre. E ardhmja e Shqiperise meriton te perfaqesohet dhe drejtohet nga personalitete si Blushi.
Po ke shume te drejte, te therasim Fatos Nanon. Njeri krimbi ne krye tjetri President Pijanec qe I perket/perkasin asaj klike politike qe do te asgjesoi Ben Ecen Vete.
Korcari USA,…ne keto qe thua , vetem me nje gje, nuk jam dakord aspak , kur thua per Blushin , qe eshte i pa korruptuar.
GABOHESH SHUME RENDE ! BEN BLUSHI I PERKET KLANIT ME TE KORRUPTUAR E ME TE NEVERITUR…ATIJ TE MAFIOZIT,
KUMARXHIUT , SARAHOSHIT , KUSARIT AVENTURIERIT , MASHTRUESIT , DEMAGOGUT , POLITIKANIT ME TE PA PERGJEGJSHEM SHQIPTAR DHE
FILO – GREKUT FATOS THANAS NANO . BILE JANE LIDHJE TE AFERTA FISNORE MES TYRE . KAQ ,BESOJ SE TA MJAFTON PER SA THUA.
Kjo ka qene e vetmja here qe ka thene nje gje me vend
Kurre e shikon nga kryeja i ngjan nje derri te Thumanes ka mesuar nga genjeshtrat e komunizmit te revulucionoje fjalet e shumta si per nje parti te rigjeneruar socialiste ha-ha-ha hajduti tregon peralla me mbret.
Fan Noli i koheve tona!
po iken vete dhe e fundit shprese e tij eshte te iki edhe Rama! per te qesh, kemi humb sovranitetin, njelloj si te thuash kemi hume virgjerine. ha ha ha
Blushi keni 100 per qind te drejte. Vetem duhet cyar deri ne fund. Parlamenti nuk duhen kthyer ne shtepi, por ne burg. Sa per fillim. Pastaj iu duhet marre mbrapsht pasuria qe i kane grabitur ketij populli.
Perse nuk ve gishtin tek KRIMINELI SALI BERISHA DGE ZAGARET E TIJ ISH MINISTRA QE PI E SABOTOJNE DHE NUK E DIAM KETE REFORME…DHE PI NA BEJNE GAZIN E BOTES PERSERI PER TE 100000000 HERE.
Fjalimi i Blushit eshte nje percaktim shume i sakte i realitetit.
Mazhoranca votat i ka,ekspertet nderkombetare te cileve ju drejtua e bene punen e tyre,perse nuk e voton?
Blushi thote qe eshte e qellimshme dhe e turpshme zvarritja e miratimit te reformes.
Dhe ka te drejte.
Rilindja eshte kembe e koke e dhjere dhe e permjerre si dhe Salistet e Bashistet.
Lutem zotit do Amerika dhe ve dore,ta zhduke kete bordellon tone qe quhet parlament,te na sjelle nje administrues.
E gjithe ekonomia Shqipetare nuk eshte as sa 0.1 % e asaj Amerikane.
Lutem per Ameriken,mbase na shpetojne nga kriminelet.
Endri dhe te tjere,a nuk e shihni se cndodhe ne parlamentin e shqipetareve?..vertet mendoni qe ky parlament eshte aty te mbroje interesat e popullit shqipetare?..Akoma su bindem se cfare perbindshash na drejtojne per 25vite…meshire per ne ..
Po te kishim edhe disa te tjere politikane si Z.Blushi,sigurisht do te ishim ndryshe.Faleminderit Blush…..je I vetmi ne ate Parlament plehre qe ke kurajon te pranosh inekzistencen e tij.
Kosova ,megjithese nuk eshte shtet po vrapon te kapi kohen e humbur…,kurse ne aty e kemi pasur kohen dhe e kemi humbur qellimisht..perse?
Rreth 150 vjet me pare, kur e pyeten Bismarkun se ç’mendonte per shqiptaret, u pergjigj se shqiptaret jane nje komunitet i paafte per tu veteqeverisur, Shqiperia eshte nje nocion gjeografik. Shume veteve u erdhi keq ne ate kohe dhe shume te tjereve u vjen keq sot, per kete thenie, por realiteti e ka tejkaluar ne te gjitha drejtimet pronunçimin e Bismarkut. Sot Shqiperia nuk ka nje klase dirigjente te afte per te drejtuar vendin siç duhet. Ose me mire te themi, qe ka nje klase dirigjente, qe ne rastin me te mire mund quhet e paafte, ne realitet eshte nje disaster total. Behet fjale ne politike, ekonomi, finance, drejtesi, urbanistike, ushtri, shtyp, polici, ambjent etj. Ne keto 2 dekada e gjysem te lirise dhe pluralizmit jane bere gjema dhe shkaterrime ne ate fare feje, qe edhe armiku me i eger i shqiptareve nuk do te mund ti realizonte, qofte edhe per nje shekull.
Per here te pare e shof Blushin te flase si i rritur, realiteti duhet thene me ze te larte, qofte edhe shume i hidhur. Ne rast te kundert do te vazhdojme te tregojme perrallza dhe barcaleta, te themi batuta “te zgjuara”, me “piper” dhe te genjejme vehten, se te tjeret nuk i genjejme dot. Para te tjereve jemi te xhveshur lakuriq.
Mund te fliten shume per emrin dhe ambicjet personale te Blushit, por eshte i vetmi “laikist” do te thoshja ne parlamenti Shqipetar pas vdekjes e Olldashit, dhe i vetmi qe nuk po del emri ne asnje nga aferat corruptoive si parlamentareve te tjere. Nve vuajme shume nga “Kulti i individit” si komb, prandaj dhe drejtimi i partive eshte bere si fron Mbreti ne Shqiperi, dhe nuk ka asgje demokrate.
Jashte nga kuvendi zotrinje hajdute te korruptuar kriminele jashteeeee
Z.Blush, nuk e di dhe nuk me intereson qellimi i ketij fjalimi, por te vertetat e cdo kujt qe thuhen ose jane thene per fatkeqesine e ketij kombi duhet mbeshtetur. Por ketu ka nje dicka akoma me te madhe te keqe… Kete vend e zoterojne spiunat, rufjanet dhe vrasesit qe sherbyen diktatures. I kane zabtuar te gjitha, dhe fatkeqesisht ky vend nuk ka per tu bere kurre perderisa nuk ka ndeshkim te ketyre kucedrave qe po na pine dhe palcen!!!
Shkoni votoni LSI dhe çdo gjë mbetet si më parë me apo pa reformë.
Ky parlament eshte turpi i Shqiperise , plehra.
FAIK KONICA modern…!
Blushi eshte nje demagog qe nuk e ka shokun. Do ta percaktoja me fjalet e Shvejkut , ” gjysem pordhac” sepse ” pordhac” nuk e meriton.
Ben , mjafton ti te shkosh ne shtepi……e per parlament mos ke frike….se ai pu on edhe pa ty edhe pa te gjithe te tjeret qe jeni sot. Me 1914 ka qene ndryshe …..e jo me mire se sot qysh po pohon ti…..o analfabet komunist funkcional
Po mo po, mjafton qe te rrine rilindasit ne PS dhe te hapen si grami e te nxjerrin jashte gjithe te tjeret pa te tjerat skane rendesi. Blush punoji qindin zhgarravinave te Rames e Sorosit, jane te humbur, kane punuar vec per xhepin e tyre, dhe pas nje viti do ti votojne vetem familjaret. Beje partine Blush dhe mos rri si zar ne partine e homove dhe bashkepuntoreve te Berishes, qe ndajne pallatet se bashku dhe u ka zene syte paraja. Ata harruan 21 Janarin per para, ketu morali yne ndahet me te tyren. Te urojme Suksese!
Prej kohesh,bile disa here,kete gje e ka kerkuar dhe z. Berisha.
Mjafton te shikoni se kush e drejton shtetin dhe parlamentin. 80% e politikaneve duhet ti nderpritet rroga dhe te kerkojne pune, per ate qejane te afte me be. 20% perqinde e deputeteve duhet te dalin para gjygjit ber mekatet qe kan bere. Zgjedhjet e 2017 u afruan dhe populli ti refuzoje zgjedhjet nese nuk ndryshon ligji i zgjedhjeve. Populli te votoje per personin dhe jo per partine. Nese do vazhdoje ky ligj qe eshte ne parlament do shkojne kriminelet dhe mafjozet. Domethane siç eshte sot.
Keto 25 vjet Shqperine e ka marr peng vetem nje njeri, te atij jane bemat dhe gjemat e ky njeri dihet se cili eshte, edhe femijet i trembin me emrin e tij. e ky njeri eshte saliu. Ndaj Blushi duhet ta dinte mire kete dhe duhet tja zinte ne fjalimin e tij emrin atij njeriu qe e ben camur kete Parlament dhe jo te fajsoje 139 deputetet e tjere duke distancuar veten e tij. Po kjo dihet tashme ai e ben kete jo se i dhimset ky vend, se ketu e kemi patur blushin ,permanent ne foltoren e parlamentit dhe nuk eshte ndier, porse tashti duket se i ka ardhur momenti i shume pritur per te ale si shpetimtari dhe si Mesia e ketij vendi.
KU ISHE TI ÇOBAN BLUSHI 25 VJET SI DINASTI QE I LATE SHQIPETARET PA SHQIPERI!SA E KA PENSIONIN E ARTE BABA KIÇO PER ‘MERITEN’ E SHKATERRIMIT!?PSE NUK E KE DHENE DOREHEQJE 25 VJET ME RADHE APO NUK E KE NJOHUR VEHTEN QE JE PO AQE ANTISHQIPETAR SA EDHE ÇOBANI NANO E DHENDERRI SERB SALI NERONI! GIOTINA!
Shikoj shume qe shkruajn kunder politikaneve.ne pergjithsi politikanet jane njerezit me te pa besueshem te nje shoqerie , por ne shqiperi si ne asnje vend tjeter ne politike ka shume kriminele dhe te korruptuar.problemi eshte se vete shoqeria jone eshte e ndertuar ne ate menyre si ne monizem ashtu edhe sot.mashtrimi dhe matrapazlleku fillon qe nga ai shitsi i vogel te trotuari,deri tte prokurori e gjykatesi drejtori e doktori profesori e dekani polizi e krye komisari etj etj etj.pra problemi eshte se ne kemi qene,jemi dhe keshtu do vazhdoje.nuk besoj se reforma ne drejtesi do zgjidh problemet e shqiptareve.disa prokurore dhe gjykates ndoshta do bien ne burg te tjere do largohen por do vijne disa te rinje qe vetem se do vazhdojne punen e para ardhesve.kjo eshte shqiperia kto jane shqipetaret.
nje shprehje qe e degjova sot: politikanet dhe diapers duhen nderruar shpesh,,,
Blush cfare po tymos? Pse ben moralistin dhe I fut te tere ne nje these? Problemi eshte Saliu qe nuk do ta votoje reformen. Pse nuk e drejtoje gishtin tek problemi por I ben pis te tere? Ti je nje ushtar I kumarxhiut Nano. Nje zot e di se ckerkon ti ne PS. Shiko tek PD dhe ha pshesh me Kac Islamin.
Edhe njeriut me mediokerr do ti bie ne sy qe te gjithe hienat e politikes SHQIPTARE ,fillo nga kryeministri,kryetari i parlamentit,e te gjithe me rradhe ,efendinjte ,bejleret ,pashallaret deputete,i them vehtes mos valle po shoh aktoret dhe artistet e HOLLIVUDIT ,ata sikur vine ne ate salle te shfaqen me veshjet me te shtrenjta ,te kostumeve,fustaneve e deri tek cantat dhe rrypat e mesit,kollaret mbi 1000 euro,kepucet, e plot e plot te tjera.Se per makinat e tyre super lluksoze dhe ca bandite parlamentare i kane dhe te blinduara……pooooo jane koka te medha …….. dhe popullliiiiiii pret qe te diskutohet per miratimin e ligjeve duke i sherbyer ngritjes se mireqenies .E dyta sapo hodhem ne ere sistemin monist ,sharjet dhe propaganda ishte se ne ate sistem UDHEHEQESIT e asaj kohe qendronin per nje kohe te gjate.Mos valle kane ndonje ndryshim keta 26 vjecaret deputete,qe edhe televizoret jane duke u deformuar ne sinjal duke pare Ilir Meten ,Gramoz Rucin,Sali Berishen…………..etje.eetje.o ZOT kur do te dalin ne pension,a do te vihet nje limit kohe per keta udheheqes te perjetshem…..nuk e di………..,Pra per 26 vjet ndigjojme vetem komunizmi,Enveri,..Enveri…….Enveri…….. dhe tani Saliu….Saliu………. keshtu do ta shty dhe Rama,dhe tjetri i rradhes Ediiiiii,Ediiiiiii ,pra ku ishim ,asgjekundi ,cfare beme asgje……………………… kur do te vi ajo kohe te degjojme dhe te kuptojme PROGRAMET e PARTIVE dhe jo FIGURANTET e tyre te perjetshem..SALI BERISHA,FATOS NANO, ILIR META,GRAMOZ RUCI,JOSEFINA TOPALLI,EDI RAMA,qe dine te te lajne e te lyejne duke folur AMERIKA keshtu e ashtu,PSE nuk thone qe ky vend udheheqes i demokracise boterore e ka sanksionuar qysh ne kohen RUSVELDIT ,qe presidenti dhe administrata e tij do te zgjidhen per 4 vite ,shume shume kur keta bejne progrese te metejshme zgjidhen edhe 4 vite te tjera.Dhe pastaj ne PENSION.Kjo eshte DEMOKRACIA qe i sherben vedit dhe popullit te tyre.IKNI TE TERE O DALLKAUKER ,NGA AI VEND I SHENJTE QE QUHET KUVEND.
Fan Noli i koheve tona.Te faleminderit zoti Blushi.Turp per Ju zoti Rama qe njerezve te afte i fut berrylat.Ne kete menyre Ju e lartesoni me shume ate.
Ky eshte nje fjalim i vertete prej PATRIOTI. Dhe kjo eshte ajo qe i mungon shoqerise tone, patriotizmi. Blushi ne politike patjeter qe ka nje vend te rendesishem dhe e ben ate me dinjitoz dhe i ve ne siklet sado pak ata qe jane aty rastesisht.
Hera e pare, qe po m’pelqe ky!
Turpi i botes , perfaqesohet populli shqiptar me llumin e shoqerise (pozita) + edhe me nje “opozite” totalisht te degraduar e kriminale.
Per cdo gje vlen ky palo “parlament”, vetem per interesat e Kombit dhe Popullit nuk vlen!!!!!!!!!