Reforma në drejtësi/Tahiri: E vetmja mënyrë, pa pushkë e armë, për të vazhduar para siç duhet

5 Maj 2016, 14:12Politika TEMA
Reforma në drejtësi/Tahiri: E vetmja mënyrë, pa pushkë

“Të votojmë pa humbur kohë reformën në drejtësi”, u shpreh ministri i Brendshëm, duke iu bashkuar mesazhit të kreut të Kuvendit Meta dhe liderit të opozitës Basha, për rëndësinë jetike të reformës.

Ministri Tahiri theksoi se kjo është e vetmja rrugë për të garantuar një Shqipëri më të sigurt dhe të drejtë.

‘’Vepra e atyre që dhanë jetën për ta bërë Shqipërinë kjo që është sot është këmbana më e madhe e kujtesës për ne që jemi gjallë dhe kemi detyrën për të vazhduar veprën e tyre.

Është këmbana më e madhe dhe thirrja më e fortë për të gjithë ne që të votojmë pa humbur kohë Reformën në Drejtësi, si e vetmja mënyrë, pa pushkë e pa armë, për ta vazhduar siç duhet atë që nisën ata që dhanë jetën për ta bërë Shqipërinë më të drejtë.

Sot nuk kërkohet më luftë e sakrificë sublime për ta bërë Shqipërinë më të drejtë. Sot kërkohet vetëdije e lartë qytetare, moral i shëndoshë nga të gjithë, për të bërë të mundur që Reforma në Drejtësi të jetë realitet’’ theksoi ministri Tahiri.

1 komente në “Reforma në drejtësi/Tahiri: E vetmja mënyrë, pa pushkë e armë, për të vazhduar para siç duhet”

  1. Akil says:

    Ke harruar te marresh me vete Shullazin ne ceremoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje