“Argita Berisha merrte 3 mijë euro në muaj nga Besnik Sulaj. Është paguar për 8 vjet”

5 Maj 2016, 16:13Politika TEMA

Deputeti socialist Taulant Balla ka replikuar me Sali Berishën, pas akuzave të këtij të fundit ndaj biznesmenit Besnik Sulaj.

Balla i ka kujtuar Berishës, se vajza e tij, Argit, është paguar 3 mijë euro në muaj nga Sulaj për konsulencë, për 8 vite.

“Del këtu dhe sulmon Besnik Sulajn, se na paska qenë kriminel dhe dilte grabiste në ‘97-tën.

Pse ke pranuar që vajza jote t’i bëjë konsulencë 3 mijë euro në muaj Besnik Sulajt, që tani thua se është kriminel dhe përmend shërbimet e huaja.

E ka paguar për 8 vjet me radhë 3 mijë euro në muaj.  

Pse ke pranuar që vajza jote t’i bëjë konsulencë atij?

300 mijë euro ka marrë vajza jote nga ky krimineli që ti nuk e paske denoncuar.

Në emrin e ortakëve të Besnik Sulës, ti ke regjistruar dy hidrocentrale.

Mund të jesh prishur në pazar se nuk t’i kthejnë më.

Bëj si të duash, por hiq dorë nga sulmet.

Unë i kishta dhënë fjalën një miku të huaj, që këtë muaj nuk do të merresha fare me ty.

Por, po të kujtoj se të kam thirrur si dëshmitar për aferën e privatizimit të OSSH, që i ka kushtuar shtetit 400 milion euro”, tha Balla.

Por, Berisha tha se ajo nuk ka marrë asnjë qindarka nga Sulaj.

Madje, sipas tij, Argita pas vitit 2007 nuk është marrë me asnjë aktivitet tjetër, përveç jetës akademike.

Mashturesi që foli këtu, është paditur nga vajza dhe djali im dhe është dënuar si shpifës.  

Vajza ime ka pasur një studio, por ajo s’kishte asnjë kufizim për shtet apo privat.

Ajo s’ka marrë asnjë qindarkë dhe s’ka pasur asnjë kontratë me të.

Ti je i pafytyrë.

Nga 2007-2008 ajo nuk ka pasur asnjë aktivitet tregtar, pasi merrej me jetë akademike.

Ajo s’ka marrë asnjë qindarkë nga Besnik Sulaj.

Ti do të mbulosh lidhjet e tua me drogën”, tha Berisha.

5 komente në ““Argita Berisha merrte 3 mijë euro në muaj nga Besnik Sulaj. Është paguar për 8 vjet””

  1. akil says:

    A na jepni dot ndonje dokument qe ta vertetoni qe Besnik Sula ka pag Argita Berishen ? Nese Berisha ka rregjistruar pasuri ne emer te ortakeve te Sules, perse nuk ja konfiskoni apo nga dashuria e madhe per te ?

  2. Rep Lika says:

    Eshte bere nje monotoni tashme kjo kakofoni e shemtuar e politikes . I dine tashme shqiptaret, i kane degjuar sa jane lodhur ,llogarite e Argites dhe trungjet e pemeve te Taulantit koncensionet e Saliut dhe betonizimin dhe lejet e kullave te Edit . Vazhdon loja e ping pong – ut politik ne parlament, per te evituar debatin per shqyrtimin dhe miratimin e reformes ne drejtesi dhe sabotimin e saj sa me gjate qe te munden, edhe pse jam skeptik se do ndryshoje gje ne jeten e shqiptareve. Me dy akuza te vockla shahemi ca gjoja zihemi , dhe bejme ca show mediatik dhe ja shtyjme dhe x nja 2 jave reformes (he mo se mban ky milet). Nuk behet Stan me Lepuj dhe nuk behet reforme dhe drejtesi me keta shushunja qe ja Pine gjakun ketij populli.

  3. Baca-Bajram says:

    Po mos u ba kaq i marr bre burr, se i di mir fort qato pune ti dhe Sala qe na i dilke ne mbrojte e po te digjet barku. Vllajo ne s’e di, i thojne pare ne dore os zarfi te dora, s’ka nevoj per dokumenta. Sal-Gites vetem CASH i pelqen. Ik mor tuca se na cat trapin duke mbrojtur hajdutin me te madh qe ka pa Shqipria [me fal pas Tosit (Nanos) por ja kalon Likes].. Me c’i ndertoi Argita vilen tek Golemi e apartamentet, s’besoj se i ndertoi me djersen e ballit????

  4. QYTETARI says:

    o, mashtrusi, o shpifs e genjeshtare, mose u mundo te mbulosh m…n me shure, femijet e tu u bene miljonere nen hijen tende, edhe kure vrane , si ne Gerdec, ti maskara u mundove te mbulosh krimin per te mose u denuar shkerdheni si ish sekser me trafikantin Mediu. Po si ste vjen turp, kure thua se femijet e tu, sjanne mere m pislleqe, a eshte jote bije Argita Berisha, Malltezi, qe gjithe bizesmenet dhe afristet r medhenj, duhej te kalonin per firme ne zyren e Argites, se keshtu e kish monoplizuar babai ish kryeminister. Babezia dhe rrjepja e bizesmeneve nen hien e babait, detyroi bizesmenin pakistanez te largohej nga SHqiperia, vetem se e bija e salit, i kerkoi 3 milon Ero per nje firme. Deklarate kjo e bere nga vete personi, ne shtypin e perditeshem. Po kure te dale deputeteti, apo ish bizesmeni Sulaj te deklaroi pagesen qe i ka bere Argites, apo do gjesh nonje halibi tjeter. Ike ore maskara burre, qe ste ben pershtypjere, mashtrimi, genjeshtra, mbulimi i krimeve qe ke bere.

  5. populli says:

    Nuk besoj se ka kriminel me te madh se Sali Berisha. Ky i shkaterroi nga themelet Shqiperine e shqiptaret. Kujtoni bemat e tij keto 25 vjet: shkaterrime, djegie, vrasje, vjedhje, zaptime pronash, sulm ndaj policise prokurorise e gjykatave, korrupsion masiv, shkaterrim te financave e te ekonomise, shkaterrim te arsimit e shendetesise; gjithçka kishte kjo Shqiperi e mjere u masakrua nga nje mendje kriminale si ajo e Sali Berishes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje