Rrëfehet Nasip Naço: Ja pse ika nga Drejtësia. Akuzon Fatmir Xhafën

6 Maj 2016, 09:10Politika TEMA

Gjashtë muaj pas dorëheqjes së bujshme ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço zbulon arsyet e dorëhejes së tij. I ftuar në emisonin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku ai deklaroi se nuk kishte bashkëpunim mes institucioneve të larta të shtetit dhe ndodhur në këtë gjendje e kishte të pamundur ushtrimin e detyrës.

Por Naço tegoi edhe një detaj që për mazhorancën është në kufijtë e një skandali. I pyetur nga gazetarit Qafoku nëse kryetari i komisonit parlamentar të ligjeve Fatmir Xahafa i kishte vënë në dispozicion drafin për reformën në drejtësi, ndërkohë që të gjitha institucioneve të tjera ua kishte vënë në dispoiziucion Naço tha:

“Mua nuk më kujtohet që Xhafa të me këtë dhënë draftin e reformës në drejtësi dhe nuk më kujtohet gjithashtu që unë t’ia kem dorëzuar këtë draft pasardhësit tim Ylli Manjani kur dorëzova detyrën”.

Ndonëse jo me artikulim të qartë, Naço konfirmon atë që ish-kryeministri Berisha deklaroi për dorëheqjen e tij se Naço ishte mënjanuar nga reforma në drejtësi duke u zëvendësuar me Xhafën, prandaj dha dorëheqjen.

Më 9 nëntor 2015 ministri i drejtësisë Nasip Naço dha dorëheqjen duke i dorëzuar kryeministrit Rama këtë tekst:

“Duke ju falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm, por duke qenë i bindur se reforma në drejtësi dhe përmbushja e një roli më thelbësor të ministrisë së Drejtësisë në përmirësimin e mirëqeverisjes dhe funksionimin e drejtësisë kërkon një nivel më të lartë të bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të të gjithë aktorëve, jap dorëheqjen time si ministër i Drejtësisë. Duke shpresuar që në çdo rast ky akt të ndihmojë në krijimin e bashkëpunimit të kërkuar për reformimin e sistemit të drejtësisë”.

Ndërkohë Nasip Naço tashmë as deputet ndryshe nga ministrat Shkëlqim Cani dhe Blendi Klosi që i mbajtën edhe postin e ministrit dhe mandatin e deputetit, bëri edhe një analizë të situatës politike duke thënë se në zgjedhjet e vitit 2017 LSI synon vendin e parë.

Ai nuk artikuloi frazën “Ilir Meta kryeministër”, por pyetjes së përsëritur të gazetarit Qafoku nëse i përmbahej sërish asaj që tha në vitin 2013, Naço iu përgjigj: Unë u përmbahem deklaratave të mia.

9 komente në “Rrëfehet Nasip Naço: Ja pse ika nga Drejtësia. Akuzon Fatmir Xhafën”

  1. Arti says:

    Ky nuk mund te menjanohej anjehere pa dijenine e Ilir Metes qe eshte kryetar i parlamentit dhe njekohesisht shef i Fatmir Xhafes si kryetar i komisionit te ligjeve.

    Kete e kane menjanuar nga reforma sepse perflitet i korruptuar kur ka qene prokuror dhe duhet te jete ndonje rekomandim nga jashte shkarkimi dhe menjanimi i tij.

    Dhe normalisht ky ka shkuar eshte qare te Saliu, aty ku qahen te gjithe pisanjoset sapo kane ndonje mosmarrveshje me pushtetin.

    1. Kjo eshte qesharake. Te pretendosh qe nuk te eshte dorezuar drafti, kur drafti eshte lehtesisht i aksesueshem, madje edhe online. Gjithsesi e rendesishme eshte qe te gjithe e dine se doreheqja apo me sakte shkarkimi i Nasip Nacos eshte problem i vete LSI. Meta distancoi Nacon, i dha hapsire Manjanit.

  2. RamaMetaKunder Reformes says:

    Kanceri LSI gjalle dhe shendoshe mire na jep leksione.

  3. Turi says:

    Po cfar reforme do bente Nasipi mor aman. Naço ishte vetem terhiq e mos e keput. I dashur me shoket dhe shoqet kjo ishte aftesia e tij e vetme tip babaxhani qe sprish qejf , po po ju thoshte Te gjitheve . ( disa e quajne aftesi) 2 vjet inekzistent gati gati do shpallej i pavdekshem ne Kotesine e tij. I afte te mbaronte vetem punet e veta, e vetmja reforme qe beri.Si mund te flasi ky per reformen Pa aftesine e tij e kane kuptuar dhe te huajt.., prandaj i kane kerkuar metes ta spostoj.

  4. Evita says:

    Ne ishte ministri me medioker ishte Nasio Naco!!!

  5. Salmiku says:

    Ky i thote kembes dore dhe nuk e kuptoj se se njerez me kete nivel te arrijne te jene ministra. Sa per ate qe s’mban mend nese i kane dhene draftin e reformes nuk habitem se ky me teper s’mban mend se sa mban.

  6. Elez Gjoza says:

    E megjithate, ty o ndyresire do te te vinte skadenca nje dite… Uroj qe Ilir Meta te kete marre vendimin per largimin tend i bindur, i kthjellet dhe i qarte se ti ke qene gjithmone nje nga NISMETARET E PUCIT kunder tij brenda partise. Ti se bashku me fshataret dhe hajdutet e tu si bande te shperndare ne administrate, te uritur per cdo qindarke te vjedhur. Uroj qe spastrimi i plehrave te vazhdoje dhe ne pjesen tjeter “elitare” superhajdute te Lsi.

    Ti o portreti i kokepalarit ordiner!

  7. mireli n says:

    I shkreti Nasip ! Te mungon teresisht sinqeriteti. Arsyeja e vertete eshte tjeter kund. E ketheve M.Drejtesise ne qender nepotike, xhvate sa deshe dhe u bere boze. Nuk le katundar nga Skrapari pa rregulluar ne pune,me diplome kristali. Ne zyren e tij vinte era mish i pjekur ku drekonte cdo dite me METIN e Kristalit. Per keto merita te ”jashtezakonshme” Metin e beri qytetar nderi ne Skrapar. Se cfare kontributi ka dhene Meti per Skrapallinjte e di vetem Nasip Agai. Dhe Meti kur mori titullin Qytetar Nderi ne sallen plot te klubit te S.Bashes tha: Sa te jeme une President i Kristalit te gjithe qytetaret e Skraparit do marrin diplome juristi. Keto jane cudira te Nasipit, nji servile i peshtire, i paafte. Semundje e bute qe te ha si mola. E te mendosh qe nje person i tille me shkolle nate arrin majen e pushtetit. Hapu o dhe te futem. Po ministrat e drejtesise ne qeverite e para clirimit ishin diplomuar ne Viene ,Rome, Paris . Pas 100-vjetesh me shkolle nate. Dhe ky zotnia do bente Reformen ne Drejtesi.
    Tani zgjedhjet po afrohen e Nasipi doli dalengadale mbi uje e ka filluar notin ne ujin e qelbur te kenetes LSI. Me parrullen : ILIR META KRYEMINISTER edhe kete here synon post ky injorant i papare. Te shohim si do ndodhi, qofsha i gabuar. Ka dhe te tjera xhevahire per Nasipin po nuk ja vlen te zgjatesh me kete soje derdimenash.

  8. Emer says:

    LSI duhet shkrire per skrap se i ka bere oret e punes, vetem riciklimi eshte zgjidhje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje