Nga Teuta Shamku, TemA TV
Qytetarët kur marrin shërbime të ndryshme në bankat e nivelit të dytë, shpesh përballen me pagesën e një komisioni për shërbimin e ofruar. Disa prej tyre e kuptojnë këtë vetëm kur në llogarinë e tyre mungojnë disa para. Kjo ndodh pasi në disa raste bankat, nuk ua bëjnë të ditur se për një shërbim të caktuar, siç është tërheqja cash, banka mban komision. Ekspertët e bankingut, Edvin libohova dhe Arjan Kadare, thanë në emisionin Portofol në TemA TV, se nëse vendosen komisione të fshehta kjo është shkelje, pasi bankat e kanë detyrim ligjor të jenë transparente me klientët.
“Ka rregullore për këtë çështje, pasi banka e Shqipërisë është shumë strikte, ka ligj si dhe ka rregullore të brendshëm të vetë bankave të nivlet të dytë që marrëdhënia me klientin duhet të jetë shumë transparente. Klenti duhet të marrë informacion për të gjitha llojet e komisioneve, nuk duhet të ketë gjëra të fshehura, të gjitha veprimet duhet të jenë shumë transparente. Por çfarë ndodh? Në pjesën më të madhe mungesa e kulturës nga klienti bën që ai të mos informohet, pasi banka sidomos në kontratat e kredisë ka disa rregulla, disa faqe dhe nga eksperienca mund të them se kredimarrësi vetëm firmos pa e lexuar këtë kontratë, ai intereseohet që merr shumën që i është dashur dhe nuk interesohet për detajet për panelitet që mund të ketë apo komisionet që duhet të paguajë nga kjo marrëveshje –bankë-klient. Unë dua të them se bankat duhet të vazhdojnë të luftojë për të rritur transparencën, por qytetari nga ana tjetër kredimarrës, qoftë biznes apo individ duhet të jetë shumë i kujdesshëm dhe do të paguajë atë që ai firmos, që do të thotë që duhet të lexojë me kujdes çdo detaj që banka ka përcaktuar në kontratë. Përjashtojmë ndonjë rast kur nuk ka asgjë të shkruar dhe klienti paguan komision, që në këtë rast është shkelje.”, ka deklaruar Edvin Libohova, ekspert bankingu.
Eksperti i bankingut Arjan Kadare i sugjeron qytetarëve që të jenë të kujdesshëm, të lexojnë çdo gjë më kujdes, madje të marrin kohë për ta shqyrtuar kontratën me bankën, sidomos ato të kredisë.
“Unë do t’i sugjeroj në linjë me atë që tha Libohova, çdo klienti që kryen një veprim bankar, kryesisht për kontrat e kredive që të mos firmosin menjëherë. Ta marrin në shtëpi dhe ti lënë vetes dy ditë kohë dhe ta lexojnë me kujdes. Nëse nuk e kuptojnë vetë, të shkojë tek një specialist dhe ta lexojë. Sepse kur vendos firmën nuk ke të drejtë më.”, u shpreh Arjan Kadare, ekspert bankingu.
Komsionet ndryshojnë nga banka në bankë. Disa prej tyre mbajnë komisione për shërbime që të tjera banka nuk mbajnë. Libohova tregon se si ndryshojnë komisionet sipas llojit të shërbimit, por thekson se nëcdo rast banka duhet tja bëjë të ditur klientit se sa do të paguajë.
“-Është përzgjedhja e bankave që ndërton marrëdhënien me klientët e saj. Ka banka që për tërheqjen në cash mbajnë komision, ka të tjera që nuk mbajnë. Ka të tjera banka që mbajnë komision në transferta në mbërritje, ka të tjera banka që nuk mbajnë. Lista e komisioneve është e pafundme, bankat e aplikojnë jo gjithmonë njësoj dhe ndoshta ka klientë preferencial që i përjashton nga komisionet. Ka momnete që në një fazë aplikojnë komisione dhe në një fazë tjetër jo. Ka komisione për mirëmbajte llogarie, që në përgjithësi të gjitha e kanë, por dikush më të lartë dikush më të ulët, ka komision për pajisjen me kartë debiti apo krediti. Por e rëndësishme është që duhet bërë tranparente që më pas çdo qytetari të vendosë vetë nëse do ta marrë këtë shërbim ose jo.”, u shpreh Edvin Libohova, ekspert bankingu.
Raste kur bankat aplikojnë komisione të fshehta ndodhin shpesh, por ende nuk janë regjistruar raste kur Banka e Shqipërisë të ketë penalizuar banka të nivlet të dytë për shkelje ndaj klientëve.
kjo eshte e vertete, psh intesa sanpaolo e ka 500 lek te reja ne muaj mirembjatjen e llogarise, union te merr lek per terheqje nqs nuk jane bankomat te union, raffaisen te merr lek ne 100 lloj menyrash, bkt merr lek ne bankomatet e tjera…
te gjitha bankat kane menyra te ndryshme per te vjedhur lek nga populli shqiptar