Reforma në drejtësi dhe frika e Berishës nga neni 25

6 Maj 2016, 14:24Politika TEMA

Debati për Reformën në Drejtësi është në fazën e tij më të nxehtë. Takimet e shpeshta të ambasadorëve Lu e Vlahutin me palët politike dhe Komisionin e Posaçëm janë dëshmia më e qartë e angazhimit ndërkombëtar që kjo reformë të finalizohet me sukses. Pikërisht takimet e shpeshta të ambasadorit të SHBA, Donald Lu me ish-kryeministrin Berisha, shefin e opozitës Basha dhe prania e tyre në Komisionin e Posaçëm për këtë reformë jetike janë gjithashtu dëshmi e një angazhimi të paprecedent që kjo reformë të votohet një orë e më parë.

Megjithë deklaratat e forta të ambasadorit Lu në Komisionin e Posaçëm ku deklaroi se “Nëse kjo reformë dështon ju anëtarët e këtij komisionin turpëroni veten përpara shqiptarëve. Gjithashtu do të turpëroni marrëdhënien tuaj me SHBA dhe BE“, Partia Demokratike kërkoi sërish kohë deri të hënën për të krehur edhe njëhërë draftin e ekspertëve ndërkombëtarë. Ndërkohë që kryeministri Rama u shpreh menjëherë pas deklaratës së ambasadorit Lu se“Asnjehere me dakord se sot me ambasadoret e SHBA-BE! Koha e ballos me maska po mbaron? PS gati te votoje qe sot Reformen ne Drejtesi”, duke përsëritur kështu gatshmërinë e PS-së për votimin e kësaj reforme sa më parë. Në të njëjtën linjë qëndroi edhe kryetari i LSI-së, njëherësh kryetari i Kuvendit, Ilir Meta.

I vetmi që nuk është prononcuar për Reformën në Drejtësi është ish-kryeministri Berisha. Gjatë seancës së djeshme parlamentare Berisha pati kohë që të përsëriste të gjitha arritjet që sipas tij kishte patur në 8 vjet si kryeministër dhe natyrisht të akuzonte qeverinë aktuale për dështimet që sipas tij po kalon. Në asnjë moment nuk përmendi Reformën në Drejtësi. Madje, as kur kryeministri Rama e sfidoi disa herë duke i thënë “Sali, do e votojmë reformën në drejtësi”, ai nuk reagoi për këtë çështje, duke vijuar sërish me sukseset e tij dhe dështimet e qeverisë “Rama”.

Po, pse Berisha nuk flet për Reformën në Drejtësi?

Në draftin final të grupit të ekspertëve, ku ekspertët e huaj të EURALIUS dhe OPDAT kanë bërë ndryshimet rekomanduara nga Venecia, Berisha ka një nen që mesa duket nuk e kapërdin dot.

Bëhet fjalë për pikën 135 të nenit 25,  ku sa i përket gjykatave ndryshon si më poshtë“Gjykata e posaçme e shkallës së parë dhe e apelit për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe të akuzave penale kundër funksionarëve të lartë, krijohet me ligj. Funksionarë të lartë përfshijnë Presidentin në detyrë dhe ish Presidentët e Republikës, Kryetarin në detyrë dhe ish Kryetarët e Kuvendit, Kryeministrin në detyrë dhe ish Kryeministrat, anëtarët e Këshillit të Ministrave në detyrë, anëtarët e Këshillit të Ministrave gjatë tre viteve të fundit, Prokurorin e Përgjithshëm, Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Kryetarët e Bashkive dhe deputetët e Kuvendit, zëvendësministrat, anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës së Lartë Administrative, dhe drejtuesit e institucioneve shtetërore qëndrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj.”

Sic shihet, i vetmi nga qeveria e shkuar që preket nga ky ndryshim është ish-kryeministri Berisha. Në ligj nuk parashikohet që ish-ministra apo funksionarë të tjerë të lartë të përfshihen, nëse kanë kaluar 3 vjet, ndërkohë që për kryeministrat nuk ka afat të caktuar. Pra, kryeministrat i cilësdo periudhë futen në sitën e drejtësisë.

Por a është ky neni që vonon reformën në drejtësi? Në fakt, është Berisha që jo vetëm e vonon, por edhe e pengon reformën, sepse nuk e kapërdin dot këtë nen. Ka frikë. Ndoshta ish-kryeministri kërkon sigurinë e tij të plotë, pra ndryshimin e këtij neni. Por deklarata e LU-së nuk pajtohet me këtë synim, siç nuk pajtohet as mazhoranca.

Është pikërisht ky ndryshim që bën Bërishën të kërkojë manifestimin e dhunës dhe e detyron atë të jetë ekstremisht i ashpër me deklaratat e tij. Siç nga ana tjetër detyron Partinë Demokratike të kërkojë kohë për të riparë draftin. Sepse thembra e Akilit të Berishës mesa duket është vetëm një nen, që e përkthyer ndryshe do të thuhej se reformën e pengon një njeri dhe ai është Sali Berisha. Ish-kryeministri i cili preket nga një ligj, siç preken edhe ish-kryeministrat e tjerë.

Sikleti i Berishës dhe çoroditja e PD-së nga ana tjetër ka edhe një faktor tjetër. Meqë ndryshimet sipas rekomandimeve të Venecias janë kryer nga ekspertët ndërkombëtarë të EURALIUS dhe OPDAT, Berishës dhe Partisë Demokratike i ka humbur edhe dega e vetme ku PD është kapur gjatë gjithë procesit; “Ekspertët janë të politizuar”. Sot kjo tezë e Berishës ka rënë sepse ekspertët nuk janë të asnjërës palë, janë ndërkombëtarë, rekomandimet janë të Venecias. /Lexo.al

23 komente në “Reforma në drejtësi dhe frika e Berishës nga neni 25”

  1. durresi says:

    Po me falni nje sekond, cfare do te thote kjo, qe tipat si lulezim basha ose si fatmir mediu nuk nuk mund te hetohen e gjykohen nga keto gjykatat speciale??!..

    1. akil says:

      Me falni te nderuar, Fatos Nano, Ilir Meta, Pandeli Majko, Bamir Topi, Alfred Mojsiu dhe Edi Rama a nuk preken nga ky ligj ???

    2. Zyferi says:

      Për mendimin tim ky nen nuk duhet të përjashtojë nga hetimi asnjë zyrtar e ish zyrtar që akuzohet, pavarësisht se kur ka vepruar, vjedhur e korruptuar. Ndryshe kjo për ta quhet amnisti.

  2. RamaKunderReformes says:

    Cpune keni me Berishen? Apo Berisha eshte Kryetar parlamenti, Kryeminister apo Kryetari I PD, apo Shumica e Parlamentit. Xhafaj nen urdherat e kujt eshte? Po Ministri i Drejtesise?
    Reformen nuk e duan te gjithe plehrat nga Parlamenti te EdiRama/Ilir Meta e Nishani.

    1. Salushlulushi says:

      saalushi do ta haaje do ta haajee do ta haaaje ,luulushi gjithashtuuu gjithashtuu gjithashtuu …!-Ma more te keqen plaku mere me gjithe tespije e tosun baç …hahahahahaa !-E kesaj radhe xhepaneja nuk godet mullaret por LLARET qe na kane çare trapin per 25 vjet…pthyyyyy rrace e poshter malokesh e katundaresh …!

  3. Gjinika. says:

    Maxhoranca duhet qe pa tjeter te heq nga ky draft afatin 3 vjecar qe kufizon ndjekjen penale per ish ministrve. Ne pa mundesi per ta heq krejt ,te propozoje nje shumefish te treshit,p.sh. 12 ose 15 vjet. Eshte kjo asrsyeja ndofta qe Kryetari i Opozites po krekoset gjithmone e me shume cdo dite,duke thene gjera te pa qena.,sepse ” Ylli ne ngritje i ambasadorit ” qenka i sigurte qe nuk e ze rrufeja . Kjo mbrojtje nga kushdo qe ti vije nuk do gelltitet nga populli. Ai te shkoje para drejtesise dhe atje te provoje se eshte i pa fajshem,se bashku me ish ministrat e tjere , nga te dy krahet e politikes qe kane dosje ne Prokurori. Ne qofte se zbtohet keshtu si eshte, atehere kane te drejte shume eksperte vendas qe thone se kjo reforme do te jete nje SHOU. Mjere ne …….. ne se eshte e vertet.

  4. tomsojeri says:

    Edhe dicka tjeter !!Kush do i gjykoj ???Me gjeni nje gjykates ,e gjykatese qe nga stallet e lopeve e deri lart ne KLD te mos jet bajgosur me para viktimash e me vendime te ndyra qe vijn vetem era bajg ! Kta “pashallar te kuq”qe kan 30 vjet qe kalojn ne hellin e tyre viktima pa fund kush do i gjykoj ? Kta sheiker, qe sdin ku te cojn hajnin aq vjecare e jan ber te paprekshem, kush do i demaskoj ? Si mundet te fitosh nje loj me po ata “lojtar”te kalbur ne ndergjegje ,me dhembet e “qenit”qe jan mesuar te pijn gjak shqiptaresh !!Ktu behet fjal per nje “ushtri” te degjeneruar e qe kan zen e pushtuar shtetin e duhen pastruar qe ne rrenj nga me i madhi politikan e deri te gjykatesi me i vogel i stalles, qe me nje kurs 3 mujor mori ne dor fatet e shqiptareve ! Un nuk di si do funksionoj kjo reforma, por “pranvera nuk vjen as me nje e as me dy tre lule”! Po nuk u hapen “kanale te zena” te vjetra e te reja qe kan qelbur Shqiperin ,er e keqe nuk do hiki ! Nuk imagjinoj dot si mundet te shembet nje sistem e shum frik kam se do ja gjejn “ilacin” vetes kta bandit ………….

  5. Pilua says:

    Po të vjen ora e gjykimit o qeni Sali Berisha.
    Shko vra veten më mirë dhe ata pinjollët e tu hajduta dhe kriminela degdisi në ndonjë vrimë urithi ose miu.

  6. orli says:

    hahahaaa!gjithmone kompromise te ndyra,falet basha,mediu,bode qe ta haje vetem sali udb-ja,pamvaresisht qe eshte kompromise i ndyre qe shpeton ca qelbesira ja vlen sepse ja heq qafe popullit superhalene,superagjentin shkaktarin e te gjitha hasmerive e katrahures ligjore,mjedisore etj. ne Shqiperi;SALI FAZLLIçIN

  7. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Berisha lexoi CV e tij perpara Parlamentit,ne kohen kur ishte Kryeminister,te gjithe shqiptaret e degjuan te derguarin e ufove,i kishin” harruar” bemat e tij,97-en, Gerdecin dhe vrasjet perpara kryeministrise ! Korupsioni gjigant i tij,duket shume i vogel ,perpara krimeve qe ka bere !
    Sa i paturpshem,fytyre e vertet krimineli !

  8. Ledio says:

    Popull budalla, e shikoni ku fle dobici..? Te gjitha keto jane filma te Rames edhe Berishes,njeri ben sikur e kerkon reformen ne drejtesi e tjetri ben sikur nuk e pranon. Afati 3 vjecar eshte garancia qe Don Lu edhe Amerika i kane dhene Berishes per tu mos ndershkuar. Le te me gjeje nje person ketu nje ligj te tille ne Perendim kur per nje veper penale te kete nje afat te tille 3 vjecar. Nuk jam ekspert , por thjesht nje mendim nga nje person qe ka njohurite e mjaftueshme. Ne Perendim edhe ne Amerike jane denuar njerez te politikes edhe pas 20 vjetesh. Ha Muco e pi Muco u be kjo pune. Tragjedia per popullin shiptar dhe komedia e rradhes nga politikanet edhe nderkombetaret vazhdon…

    1. Kujtim says:

      I vetmi si ish president dheish kryeminister nuk diti te largohet si gjith te tjeret.Po vetem genjen e cpif dhe vetem leh si qen qe kur i iku KARIGJA

  9. i larguari says:

    Brishen nuk ka bir kurve qe t’a arrestoje e denoje ne Shqiperi! Kete harrojeni, po me kete me sa duket e ha Nano dhe Meta.

  10. sapa says:

    Akoma nuk e besojne njerezit naive qe ky vend ka me shumice se ky Sali kur ti vije dita do varroset me nderime ushtarake nga keta politikanet e korruptuar te ketij vendi !

  11. sit... back..and relaks →→→ says:

    Ah mer padhosh i gjate, dmth pazar i qeruar, pune e mbaruar. Kjo puna e 3 vjeteshit bie ere mer 100km larg mer gjatosh. Po as saliun nuk e denon dot mer gjatosh me ket ligj, jo se ska gjyqtare, por se nuk ke asnje leter ne dore per ti hedhur byzylyket. Per 21 janarin pergjegjes direkt eshte lulezim basha si minister i rendit dhe pergjegjes per mbarevajtjen e mitingut, eshte komandanti i gardes si pergjegjes er ruajtjen e personaliteteve dhe objekteve te rendesise se vecante. Per gerdecin eshte pergjegjes direkt fatmir mehdiu me firme e me vule. per 97 nuk kemi pare akoma asnje kopje urdheri te shkruar te firmosur e vulosur ku saliu te kete urdheruar kete apo ate. Pra, ca leshin do ti denosh saliut kur ti le te lire zagaret e tij te cilet jane dhe aktoret dhe deshmitaret kryesore te krimeve te tij. Nqs ti i le ata te lire ata nuk kane per te folur kurre apo denoncuar saliun sepse nuk rrezikojne asgje. A nqs ti mer padhosh e heq ate limitin 3 vjecar dhe pas aprovimit te ligjit gjykata fillon ti fusi brenda nje e nga e ti therresi per te deshmuar ti do e shikosh si do kendojne ata te gjithe kunder saliut e do nxjerrin prova, filmime e incizime qe ia kane njeri tjetrit. por pa i vene perpara pergjegjesise ministrat e saliut atij vete ske ci ben. ndoshta kjo eshte dhe marreveshja pamvaresisht se saliu ndoshta po kerkon dicka me shume si garanci qe nuk do denohet. ah mer gjatosh padhoshi

  12. Ana says:

    O zot ne cfare vendi jetojme

  13. Ana says:

    O zot ku jetojme

  14. reforma says:

    Ta gezojme reformen!!! Nuk behet Shqiperia me shqiptare

  15. Populli do ligjin says:

    Une nuk besoj se Saliu, Zeni, Argita dhe dhenderri do te denohen nga drejtesi. Keta kane denuar veten me kohe. Nuk jane me njerez te lire. Jane shume familje, me qindra, qe mezi presin qe keta te cfaqen pakez ne shesh dhe ti ormisin si dine ata. Saliu ka vrare me urdher te tij direkt shume shqiptare ketu ne kosove dhe maqedoni e me tek.

  16. BRITISH says:

    ALBANIAN PEOPLE
    25 VJET ME ZOGUN E HAJDUTE TJERE ESAT TOPTANI, 50 VJET ME KOMUNIZMIN, 25VJET ME KELUSHAT E SPIJUT E KANCERIT TE KOMUNIZMIT BERISHA-NANO-META-RAMA KJO TREGON SE AI VEND 100 VJET VEC PRODHON HAJDUTA PUSHTETARE , BETHELEPIRSA E SPIJUJ E KORRUPSION E DEGJENERIN

  17. Populli do ligjin says:

    Une nuk besoj se Saliu, Zeni, Argita dhe dhenderri do te denohen nga drejtesi. Keta kane denuar veten me kohe. Nuk jane me njerez te lire. Jane shume familje, me qindra, qe mezi presin qe keta te cfaqen pakez ne shesh dhe ti ormisin si dine ata. Saliu ka vrare me urdher te tij direkt shume shqiptare ketu ne kosove dhe maqedoni e me tej. Saliu eshte Rob I trashe sepse ndryshe nuk do ta katandiste familjen te rri si ne arrest shtepie tash e tutje.

  18. agimi nga Maqedonia says:

    NENI 25, KU SALI CJAPI PLAK SERB, DITEN E MIRATIMIT, KETIJ NJERIU FAQEZI E KRIMINEL SERB DO TI BIE TE FIKTE DHE DO TE SHKOJE NE HALE TE GOMEREVE DHE PERFUNDIMISHT SHQIPERIA KA PER TE ECUR PERPARA, PASI NUK KEMI ME KRYEKRIMINELIN QE PO I MERRE SHPIRTIN POPULLIT SHQIPTAR.

  19. vaso says:

    Ky nen nuk na duhet.Shqiperia do ngeli ne vendnumero me kete nen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje