Ministri i Brendshëm ka reaguar publikisht pas akuzave të Lulzim Bashës, tek “Opinion”, se ka një listë me 80 emra policësh të inkriminuar.
Saimir Tahiri, i pyetur nga mediat u përgjigj se Ministria dhe Policia do të jenë të gatshme të përgjigjen për çdo verifikim apo hetim mbi këtë çështje.
“Unë e ftoj të bëhet politikan serioz. T’i lërë fjalët e kota, ta bëjë publike, ta çojë në Prokurori. Ka disponibilitetin tonë të plotë për çdo hetim në raport me akuzat që thotë se ka.
Përndryshe, me llafe pazari për të mbushur studiot televizive, unë nuk kam kohë të merrem”, u shpreh ministri Tahiri.