Përfundimi i reformës në drejtësi, ecja përpara me reformën zgjedhore dhe mënyra e zgjedhjes së presidentit janë tre shqetësimet kryesore që ish presidentët, Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi i kanë ngritur me anë të një letre drejtuar kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, kryetarëve të grupeve parlamentare, anëtarëve të Komisionit për Reformën në Drejtësi dhe atyre për Reformën Zgjedhore.
Një prej shqetësimeve kryesore lidhet me kompetencat dhe mënyrën e zgjedhjes së presidentit. Sipas tyre, presidenti duhet të luajë rolin e parandalimit të krizave politike.
Dhe për ta bërë këtë, ata propozojnjë që Presidenti të zgjidhet nga populli.
“Shqiperia ka qene dhe mbetet një vend që prodhon kriza politike dhe sot e në të ardhmen ne kemi nevojë për institucione që kanë forcë e legjitimitet të ndikojnë në parandalimin e krizave apo në zgjidhjen e tyre. Institucioni i Presidentit të Republikës është i vetmi institucion që mund ta përmbushë këtë rol. Për ta mundësuar këtë, vetë Presidenti ka nevojë për mandat më të gjerë sesa mazhoranca e një partie apo koalicioni politik. Zgjedhja e Presidentit direkt nga qytetarët rrit besimin e qytetareve në sistemin politik e përfaqësues, sjell cilësi përfaqësimi, dhe e ndihmon atë të ushtrojë më mirë dhe më me lidhje të fortë qytetare funksionet e tij kushtetuese”.
Sa i përket reformës më të rëndësishme, asaj në drejtësi, ish krerët e shtetit, shprehen se ajo nuk duhet të përdoret për përfitime politike, por se i shërben vendit.
“Është dhe mbetet jetike për vendin realizimi i plote dhe ne kohe i reformës ne drejtësi. Reforma në drejtësi është mbi të gjitha në dobi të vendit, të procesit integrues, të qytetarëve, të cilësisë së demokracisë, dhe në fund mund edhe të jetë një cështje me interes pragmatist te partive të caktuara politike. Në asnjë rast dhe për asnjë arsye nuk duhet pranuar që ky interes i fundit te behet dominues dhe të mbajë peng vendimmarrjen e nevojshme për reformën në drejtësi” thuhet në letrën që mban firmën e ish presidentëve.
Të bindur se sistemi zgjedhor i aplikuar në vitin 2009 ka rezultuar problematik, Moisiu, Mejdani dhe Topi apelojnë klasën politike që të ndërmarrin reformë rrënjësore për t’i dhënë fund administrimit partiak të zgjedhjeve.
“Komisioni aktual për reformën zgjedhore, ka rastin, shancin dhe përgjegjësinë të ndërhyjë në thelbin e refermës për ti dhënë fund praktikave të emërimit të shumicës së parlamentit ngga kryetarët e partive kryesorem, për t’i dhënë fund fund administrimit partiak të zgjedhjeve, për ti dhënëzgjidhje shqetesimit te madh te komrpsionit elektoral”. Tre ish presidentët shprehen optimist se letra e tyre do të merret në konsideratë nga të adresuarit.
Sinqerisht u emocionova dhe ndjeva kenaqesi qe shoh bashke tre ish Presidente te Shqiperise.
Kjo tregon se me te vertete kan qene (e natyrisht jane ) njerez me integritet, me ndjenje te larte pergjegjesie dhe kjo foto flet shume per ta, por edhe si shembulli me i shkelqyeshem se ne Shqiperi ka njerez te mire, politikane me vlera, ish Presidente qe e paskan pase hallall ate post te nderuar dhe mendoj se jo vetem Meta, por cilido politikan qe ka nje gram cipe, duhet ti nderoje dhe te mendohet mire kur gjendet perballe keshillave te ketyre Burrave te vertete.
Keta do mbeten ne histori qe e kan dashte dhe e duan Atdheun dhe bashkekombasit e tyre.
Foto shume emocionuese, me vlera kombetare.
Grupet parlamentare duhet te mos e nenvleftesojne keshillen e ketyre njerezve. Jane te vetmit politikane te larte qe i kane dorezuar detyren pasardhesit ne menyren me dinjitoze dhe qe kane respekt per njeri tjetrin.
Pikerisht se jane te tille, me vlera te pakrahasueshme, ata dhe pjestaret e familjeve te tyre nuk jane perfolur asnjehere per poshtersira, per vjedhje, pushtlliqe, korrupsion, per krime te ndryshme.
Nderim e respekt Zoterinj te Nderuar, Alfred Moisiu-Rexhep Mejdani- Bamir Topi. Respekt edhe per familjaret e tyre dinjitoze qe nuk i kane baltosur keta Burra te Medhenj.
Shqiperise nuk i vijne me te tille Burra.
Paci jete te gjate e te lumtur.
Pse nuk e kerkuan kur do zgjidheshit vete?
Eshte propozim shume i drejte, i argumentuar dhe i dhene nga tre personalitete qe e njohin shume mire institucionin e Presidences. . Presidenti u perket te gjitheve dhe jo nje partije politike. Per me teper nje president i zgjedhur nga populli do te beje qe shteti shqiptar te shpetoje edhe nga shume konfikte institucionale artificiale e te padobishme qe shpiken nga lufta per pushtet e partive politike.
rrdhes tjeter nga populli, ket rradhe e ka nano rradhen per president.
SHUME E DREJTE PRESIDENTI DUHET TE ZGJIDHET NGA POPULLI. . NE AUSTRI ME 22 MAJ JANE VOTIMET PER PRESIDENTIN E RI , KAM NDERIN TE HEDH VOTEN TIME ,MEQENSE JAM NENSHETES AUSTRIAK. . SHQIPERIA DUHET TE NDJEKI MODELIN EUROPIAN .
Qenkan mbledh 3 muskutjeret,Fred mroklla,Horri i qebaptores dhe Xhep majdanosi!!!
Propozim I kote pa asnje shpjegin se si do te jet I “forte” Presidenti I zgjedhur nga populli pa nje ndarje ekzekutive te mire nga Kushtetuta e Repupblikes” porpozim pe te bere Zhurme dhe asnje gje tjeter” Me pare se te vendoset zgjehja e presidentit nga Populli atij presidenti duhet ti jepen fuqi ekzekutive me te larta se kryeministri qe zgjidhet direct nga Populli,pra me radhe te pare duhet cfuqizuar fuqia ekzekutive e kryeministrit dhe ajo fuqi ti jepet Presidentit sepse ndryshe eshte nje propozim qesharak pa asnje efekt ne kryerjen e detyres se presidentit.O shqiperia te behet Republike Presidenciale ose e lihet Republike me kryeminister fuqi-plote sic eshte sot sepse dy zgjedhje direct nga populli si Kryeministri ashtu edhe Presidenti jo vetem qe te dyja institucionet nuk do te fuksionojne por do te jen ne lufte te perhershme per fuqi ekzekutive duke deklaruar se edhe une jam zgjedhur nga Bagetia shqiptare(Populli shqiptar)shkoni skebythje qe asnjehete nuk e keni meriuar te ishit presidente por furrxhinj besoj se as ate detyre nuk do ta e kishit bere sepse nuk keni pasur e keni aftesi
…. ”Nje shqiptar” … nuk mjafton, se po u zgjodh nga populli..”do te beje qe shteti shqiptar te shpetoje nga shume konflikte…”…. ose… ”nga lufta per pushtet e partive politike ” … Per te arritur ate duhet te permiresohet jo vetem sistemi ligjor ekzistus ..por edhe mentaliteti e kultura ,…. duke fillua qe tek votusi i thesht. … POR , POPULLI POPULL MBETET……….me gjithe ate duhet provuar.
po ku ka me bole se keta more,ai i pari plak matuf qe loz domino,i dyti jevgjit nga prizreni,i treti tironc i vjeter haha klloun mo klloun jane.o zot sa qesharake i dergojne leter ILIR METES o zot o zot na ruaj mendet e kokes.