Luçiano Boçi i PD akuzon: Miku i Olsi Ramës në krye të RTSH-së

7 Maj 2016, 13:26Politika TEMA

Deputeti i PD, Luçiano Boçi, në një deklaratë për mediat ka akuzuar kryeministrin Rama se po zapton fondet e parashikuara për RTSH-në, duke emëruar një person me lidhje të ngushta me vëllain e tij, Olsi Rama.

“Edi Rama ka bërë publik udhërrëfyesin se si mund të bëhesh drejtor i përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, të këtij institucioni me mijëra të punësuar, me fond 20 milionë euro në vit, dhe me disa tendera dhjetra milionë euro në vazhdim”, ka thënë Boçi.

Ai ka treguar një foto të publikuar në media, ku shfaqet vëllai i kryeministrit Rama dhe drejtori i ri i RTSH-së.

“Kjo foto është mesazhi i Edi Ramës për këdo që aspiron të bëjë karrierë, të drejtojë institucione të rëndësishme në vend. Rregulloje me Olsin dhe e ke të garantuar. Kjo është oligarkia në aksion, korrupsioni ulëritës dhe nepotizmi pa asnjë limit”, ka thënë Boçi.

Sipas tij, Thoma Gëllçi nuk është sot drejtor i RTSH për shkak të vizionit, pasi e kaluara e tij në krye të organit zyrtar të partisë komuniste nuk ia lejon., raporton TCH

“Nuk është aty për shkak të integritetit, apo cilësive të tjera, sepse ato nuk i ka. Eshtë aty për shkak të Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit. Ja pra si përfundoi Radio Televizioni Shqiptar në Olsi Radio Televizion”, ka shtuar Boçi.

6 komente në “Luçiano Boçi i PD akuzon: Miku i Olsi Ramës në krye të RTSH-së”

  1. votoni Luciano Bocin nje provim 100E

  2. cun Tirone says:

    Ja ke fut kot plako !
    Gellci do tja ndrroje faqen asaj karakatines qe quhet RTSH.

  3. Jimi says:

    Po pse mor i tredhur, qe te behesh drejtor i RTSH duhet pa tjeter te jesh hasmi i Rames dhe mik i qoftelargut, pavaresisht se ke nje barre shkolle per kete profesion!?

  4. Peoples says:

    A ka qene dikur ” profesor; ky tipi…

  5. Treviso says:

    Kur do mbarojne thashathemet ne Shqiperi? Ka dhe nga ato qe e mbajne veten esnafe dhe pse pa thashatheme nuk jetojne dot.

  6. art says:

    Besoj ne Thomai se ka vizion te qarte dhe eshte nga me e pregatiturit ne Tirane. RTSH do te nderohetme nje Drejtor si ai.. Suksese z Gellci

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje