FOTOT/ Përfundon Bypassi i Rrogozhinës, investim 5,7 mln euro i BE

7 Maj 2016, 12:04Politika TEMA
FOTOT/ Përfundon Bypassi i Rrogozhinës, investim 5,7 mln euro i BE

Një nga akset më problematike kombëtare, pjesë e korridorit 8, që lidh Elbasanin me pjesën perëndimore të vendit pas shumë vitesh bllokim dhe braktisje ka marë zgjidhje.

Me një fond prej gati 5.7 milionë euro nga Bashkimi Europian, firma 2 T, ka përfundunduar Bypass-in e Rrogozhinës, një segment prej  4.3 km me 2 korsi kalimi, dhe gjerësi totale 10.5m.

Një segment rrugor tashmë do ndihmojë së tepërmi levizjen e mjeteve në aksin Qaf-Thanë-Elbasan-Durrës, Vlorë apo Kukës dhe Shkodër.

Një nyje lidhëse më rëndësi të madhe pjesë e korridorit 8 e cila është ndërtuar për gati 20 muaj. Kompania e Ndërtimit “2T sh.p.k” ka  realizuar një punë me cilësi te parametrave Evropian, në një një aks  që është pjesë e korridorit 8, raporton Citynews. Projekti i implementuar përfshiu gjithashtu ndërtimin e dy rreth rrotullimeve, një degëzimi “T”, një ure me gjatësi prej 21.8 m dhe tre nënkalimeve për makineritë bujqësore.

Tashmë rruga ka përfunduar, pritet vetëm hapja e saj për kalimin e lirë të mjeteve.

26 komente në “FOTOT/ Përfundon Bypassi i Rrogozhinës, investim 5,7 mln euro i BE”

  1. Bernabeu says:

    Bravo Bushi,
    Kryetari i ri i Bashkise i vetmi qe po demostron devizen Partneritet Public Privat me sukses. Nuk ka pse te nxitet xhelozia por te mbizoteroje parimi “Lecon Lerne”…pergezime

    1. loli says:

      dmth 4.3 km 5.7 mln euro, kurse rruga e Linit 0.9km 10 mln euro.
      ma tregon dot njero llogarine ketu?

      1. qereste says:

        rruge shkuter te nxjerr gjate zotni domethen se ka me shum pune per te prish edhe per te ndreq

      2. Loli kur nuk je i fushes nuk di te besh llogarite dhe mos i fry shifrat edhe me shume se Saliu.
        970 milion Lek – TVSH=808 milion Lek, pjesetim me kursin e kembimit 138.5 Lek/Euro= 5.835 Milon Euro. TVSH-ja eshte e shtetit, e merr mbrapsht, mos e perfshi ne llogaritjen e investimit.
        Shpjegimin per kete shume ta ka dhene ARRSH-ja me poshte:
        “Në 1 kilometër kemi 300 metra tunel të hapur të ndarë në 4 pjesë. Kjo shpjegon shifrën dhe arsyen pse vlera e kësaj rruge është 9,7 mld lekë të vjetra” tha zoti Qendro. Ai shtoi se në këtë segment ka një trotuar 3, 5 metra, gjerbërim të lartë dhe ndriçim, ka 2 monumente historike që sipas UNESCO-s ruhen bashkë edhe me vijën e liqenit të Ohrit.

        Nuk e di nese te ka rene ndonjehere te kalosh ne rrugen Rreshen-Kalimash. Eshte nje mur ne Gziq nja 30 metra i gjate dhe 20 metra i larte me gure, rrjeta teli, shufra hekuri dhe beton te sprucuar ne brendesi te skarpatit. Vetem ai mur ka kushtuar mbi 2 milion Euro o Coli e c’do thuash ti me kete qe eshte shume shtrenjte?! Edhe mund te thuash ta shohesh nga jashte, por po te dish vleren e punimeve te bera do thuash eshte normal si çmim. Lexo pak me teper para se te marresh rolin e Berishes.

        1. mirel says:

          Ashtu eshte si thua ti, e besojme plotesisht

        2. albani says:

          Rruga e kombit
          Prandaj na vjedhin kaq shume ne Shqipetareve se ka traper nga mendja keshtu si ty.
          O teveqel ato permasate murit qe na dhe po ti veme dhe maksimalisht dhe nje gjeresi prej 5 metra na bejne;
          30 here 20 here 5-se=3000metra kub gure.
          Nje meter kub gure 5 euro kushton ore derdimen.
          Pra i gjithe guri kushton 15.000 euro,plus 35 hekur e Beton na bejne 50 mije euro,plus dhe 150 mije fadromat dhe mjetet,puna pra,na bejne 200 mije euro.
          A e shikon more loqe qe nuk thone kot qe Lul Zullapi e beri rrugen ne dhjete-fishin e kostos.
          Mos folni kur nuk dini.
          Vjedhja ka qene dhe eshte e madhe,dhe keshtu pritet qe te jete dhe per shume dekada,desisa te kete mendje si e juaja.

    2. Shaban Bajami says:

      KEMI NEVOJE PER HEKURUDHE JO RRUGE, ku do te kete me qindra aksidente. Shqiptaret nuk dine te ecin ne kembe, kapercejne rrugen vend e pavend, nuk ndalen te semaforet e kuq; edhe ta kene te lire trotuarin, ecin ne rruge, e nese rruga eshte e zene i parkojne automobilat ne trotuar!?!?!?!?!?!
      Hekurudha eshte ajo qe i lan hesapet, kushton lire, nuk ka aksidente dhe mbi te gjitha….nuk ndot mjedisin! (Megjithate, pergezime Rrogozhines!)

  2. Bernabeu says:

    Bravo Bushi,
    Kryetari i ri i Bashkise i vetmi qe po demostron devizen Partneritet Public Privat me sukses. Nuk ka pse te nxitet xhelozia por te mbizoteroje parimi “Lecon Lerne”…pergezime
    p.s….nuk e kam thenw ndonjehere komentin se by pasi sot u hap…do ankohem tek Mero Baze per cka me thoni …

  3. aza says:

    Ky na qenka ByPass-i? Kjo quhet 3 RR Rreth-Rrotullim-Rrogozhins

  4. kombi says:

    Kur fillon DURRES – KORCE ????

  5. Vin comi says:

    I lumte bashkise qe ka arritur te permbushe me sukses kete investim te donatoreve europiane.
    Te tille njerez i duhen ketij vendi,
    Ta gezojme te gjithe bashke

  6. ADRI says:

    uahahahahahaha o bernabeu ca bushi thu re ajo ka 2 vjet qe ka fillu c hy bushi ktu ????

  7. Bardhe e Zi says:

    Problemi eshte qe rruga e re te ruhet tani nga pikat e reja te karburantit, qebaptoret, gomisterite, etj. qe lulezojne si kerpudhat pas shiut! Kjo pasi aksi i rruge se re eshte afruar shume me Rrogozhinen…

    1. Bernabeu says:

      o Adri..mir qe nuk qan….po qesh…edhe kjo vlen…po sa objekte fillojne dhe nuk arijne te mbarojne jo 2 vjet po 20 …dhe me shume…hiqi syzet e zeza..se dhe mund te te shikosh pak drite…

  8. polua says:

    Po Saliu ulurin se s’eshte ndertuar nje meter rruge!

  9. argenti says:

    5.7 milion euro per nje bypass hajde vjedhje hajde e mo ju lumte se po e rilindni kete vend ju qr

    1. ☆~Gopisti i NSHRAK-ut~☆ says:


      Pse s’thu ta gëzojnë
      Ça bo kshtu mër Lal
      U ndërtu të paktën
      Dhe është funksional.

      Nuk thu të vej mbarë?!
      Të jet bo e mirë,
      Kismet, herës tjetër
      Bojeni mo lirë.

      Nuk thu: ta gëzojnë
      Ça bo kshu mër Lal
      Shyqyr s’është asfalt
      Lloji elektoral; -)

  10. lexuesi says:

    I lumte Bushit,djale me kurajo dhe mjaft i zoti.Kjo rruge do ti japi zhvillim me te madh .Te gjithe flasin shume mire qe edhe Rrogozhina u be me nje rruge te re .Kudo ndjehet dora e Bashkise.
    Pergezime.

  11. ok says:

    ne vend te mbikalimeve akoma me rrethrutullime si e si te vjedhin , po prap trafik do ket, ka te drejte ambasadori amerikan, tani e kuptova pse bejne rreth rrotullime per te sjell popullin verdall si puna e turkut

  12. Lpl. says:

    Kjo nuk eshte rruge e bashkise eshte nacjonale sjane fondet e Bashkise .Segment me nje ure 20 metra ska kosto Urat kushtojne edhe rruget malore se kane germime shembje tunele jane te pa parishikushme kurse kjo eshte fushore .Ndjehemi krenare per kete rruge qe beri rilindja tani kjo i hap shprese rruges rrogozhine peze dhe me Ramen novator edhe kjo do behet kur te inagoroje bajpasin e Rrogozhines unazen e Durresit Lungomaren Fier Vlore mjaft ka ndertuar per tre vjete merre me mend po te rrije ky 20 vjet nuk mbet rruge pa u ndertuar .

  13. k.de says:

    Urime qeverise e cila me ne funde theu tabune anti urbane qe mbahej peng nga berisha dhe nano. kjo copez rruge mbajti te frenuar per gjate 20 vjeteve levizjen e tregetise ballkanike.

  14. bob shoferi says:

    A di njeri se capo behet me bypassin e Fierit, se kanja 3 vjet qe ka filluardhe premtuan se do mbaronte vjet. Erdhi vera dhe pjesanga Mbrostarine Levan do behet prape ferr i vertete, 3 ore per te kaluar 20 km. Do na .ihet zoti edhe kete vit? Apo do e inaguroje ne 2017 per zgjedhjet?

  15. Kritiku says:

    Tek fotoja numer 2 duket qe ajo rruge-ure eshte shume e ngushte. Tek fotoja numer 3 nuk ka te vendosur ne ure lartesine e saj, qe ai qe leviz me mjet te larte te dije lartesine, perpara se te kaloje, duke menjanuar demitimin e mundshem te ures. Ne fakt, nga fotoja, duket qe eshte shume e ulet. Nuk besoj se ndonje makine bujqesore e larte, mund te kaloje nen kete ure. Uroj qe te jem gabim, por vetem po them ate qe shikoj tek fotot.
    Sa per ate qe e ka shkruajtur kete lajm, i them qe te mesoje nje here te shkruaje pa gabime, gjuhen shqipe. Nuk ka ne gjuhen shqipe fjale te tille si kjo “implementim”. Fjala “rrethrrotullim” shkruhet keshtu e bashkuar dhe e ndare, siç eshte shkruajtur. Ne shkrim, ne fund, shkruhet qe pritet qe te hapet rruga per mjetet, por nga fotot duket qe kjo rruge duket e hapur dhe aty shikojme makina qe jane ne rruge. Si eshte puna tani? Eshte e hapur apo jo kjo rruge?

  16. sadiq uk says:

    cdo rrethore behet me ndricim ,nuk shoh shtylla

  17. Thanasi qe ta plasi says:

    Kjo rruge ka filluar ne kohen e Sales o njerez. Rilindja ka merite qe i zvarriti punimet me vite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje