Gjergj Bojaxhi deklaroi se sulmet ndaj tij janë sajesa, të cilat sipas tij u ngritën në momentin që u mësua se ai do të aktivizojë një forcë të re politike.
“Akuzat ndaj meje janë një përpjekje për të baltosur këdo që është aktiv”, deklaroi Bojaxhi në emisionin “Oktapod” në “Vizion Plus”.
Për sa i përket forcës së re politike Bojaxhi shpjegoi se ajo nuk do të mbetet peng e kryetarit, ndërsa përjashtoi mundësinë e koalicionit qoftë me PS-në dhe me PD-në.
Duke patur modelin amerikan si shembull, Bojaxhi shpjegoi se në partinë e re, do të vendoset normë statutore që kryetari nuk do të jetë kandidat për deputet, as për ministër, as për ndonjë post zyrtar, por do të merret vetëm me menaxhimin e partisë.
“Partia do të administrohet nga njerëz që nuk do të jenë aktivë në konkurrim. Kushdo që do të ndihet protagonist e që ka ide, do të votohet nga anëtarësia për të hyrë në strukturën drejtuese. Unë nuk do të jem kryetari”, ka shpjeguar Bojaxhi.
Kaq shume para ke sa formon parti te re…germo se qenin e ngordhur do marresh. ..si ne zgjedhjet per kryebadhkiak
Kaq shume para ke sa formon parti te re…germo se qenin e ngordhur do marresh. ..si ne zgjedhjet per kryebadhkiak
Bravooooook !! Eshte fatkeqesi e madhe qe Shqipperise i rrine ne stola rezerve njerzit me inteligjent dhe ne siperfaqe kane dale holbat ,
Forcaaaaaa !!duhet te triumfoi ky shtet ,nuk mund te na mposhtin idiotet dhe hajnat .
Dakord te sulmojne sepse je aktiv, por a mundet te sqarosh nese i ke ato para? Jo me fjale por me dokumenta ama..