Basha gjen "zgjidhjen" për të ndalur shitblerjet e votës

8 Maj 2016, 12:23Politika TEMA

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë prioritet mbi prioritetet për Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën. Në këtë kuadër, Partia Demokratike ka hartuar një platformë mbështetur mbi parime dhe mbi zgjidhje europiane të cilat do të mundësojnë që vota e shqiptarëve të mos preket, që shqiptarët të votojnë të lirë, të paintimiduar. Kjo platformë, tha zoti Basha në një takim me anëtarë të FRPD-së në Gjirokastër, do të mundësojë sprapsjen dhe çmontimin e një prej problemeve kryesore në zgjedhjet shqiptare nën qeverisjen Rama-Meta që është shitblerja masive e votës.

“Çfarë do të bëjmë për zgjedhjet e ardhshme?! Votimi elektronik, pra me gishtërinj që të mos mbledhin kartat një natë para, të mos kërkojnë fotografi të votës. Çështjen e financimit: kemi një model i cili po të vihet në funksion ligjërisht gjurmon në çdo bankë të Shqipërisë lëvizjen e “cash”-it. Se ju e dini që tre-katër ditë përpara shkojnë e nxjerrin “cash”-in për të blerë vota”, tha Basha.

Lulzim Basha theksoi gjithashtu se platforma e PD-së parashikon “ulje të moshës së pensionit, rritje të pagës minimale, subvencionim të energjisë elektrike deri në 200 KË dhe faturës së ujit familjeve me ndihmë ekonomike dhe ulje çmimi të energjisë për familjarët dhe bizneset”.

Gjithashtu, Basha deklaroi se do të anulohen koncesionet korruptive në shëndetësi që marrin çdo muaj 2.5 milionë euro nga taksat e qytetarëve. 1 miliard euro i kthehen ekonomisë nga ulja e taksave, sipas tij.

Në një takim me banorë të Lazaratit, lideri i opozitës Lulzim Basha duke iu referuar situatës së rëndë ekonomike, papunësisë, taksave të larta, arrogancës së pushtetit, korrupsionit qeveritar dhe lidhjeve të saj me krimin, theksoi se sot shumica dërrmuese e shqiptarëve pa dallime politike besojnë se Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën dhe duan largimin e tij një orë e më parë nga pushteti.

“Banda e Edi Ramës është e rrethuar nga një Shqipëri në mjerim sepse mjerim mbollën me taksat e larta, me terrorin, me kërbaçin. Banda e Edi Ramës është e rrethuar nga një popullsi e dëshpëruar sepse dëshpërim mbollën me mbylljen e vendeve të punës, me çmimet e larta dhe faturat aforfe të energjisë elektrike, me taksat e larta. Shumica dërrmuese e shqiptarëve pa dallime politike duan që Edi Rama të largohet një orë e më parë nga pushteti”, deklaroi kreu i demokratëve.

Basha u takua dhe bashkëbisedoi dhe me banor të fshatit Valare në zonën e Lunxhërisë. Kreu  demokrat ka prezantuar platformën për bujqësinë që parashikon të mbështet me buxhetin më të madh që i është akorduar ndonjëherë prej 150 milionë eurosh. 50 milionë euro do të shkojnë për infrastrukturën bujqësore dhe 100 milionë euro për subvencione direkte për fermerët.

Në takimin me banorë të Libohovës lideri i opozitës Lulzim Basha prezantoi platformën sociale për t’iu ardhur në ndihmë të më të pamundurve, atyre në ndihmë ekonomike dhe familjeve në nevojë: “Familjet në ndihmë ekonomike do të përfitojnë drejtpërdrejtë nga shteti pagesën e energjisë elektrike deri në 200 KË, pagesën e faturës së ujit. Çmimi i energjisë do të ulet për të gjithë konsumatorët. Madje do të ulet edhe për bizneset në mënyrë që të jenë konkurruese, të kenë kosto më të ulët të prodhimit, të kenë më shumë para për të hapur vende pune përmes investimeve të tjera. Paketa jonë sociale parashikon uljen e moshës së pensionit, parashikon rritjen e pagës minimale. Paketa jonë sociale do të fillojë me anulimin e koncesioneve korruptive të Ilir Beqës, check-up-it dhe sterilizimit që i gërryen buxhetit të shtetit çdo muaj 2.5 milionë euro marra së bashku. Para që i mungojnë spitaleve, i mungojnë ambulancave, i mungojnë kujdesit shëndetësor parësor apo listës së barnave të rimbursueshme.

Për invalidët programi i Partisë Demokratike parashikon rimbursim tërësisht të ilaçeve: “Për çështjen e mbështetjes së invalidëve ne kemi përgatitur një paketë që do të rimbursojë tërësisht çdo medikament dhe do të bëjë të mundur që pagesa e invaliditetit të kthehet thjesht dhe vetëm në një mbështetje për jetën tuaj të përditshme dhe jo për të paguar faturat e majmura të energjisë elektrike apo shpenzime, apo taksa të tjera shtesë të cilat janë vendosur me të padrejtë ndaj kategorisë tuaj”./TCH

7 komente në “Basha gjen “zgjidhjen” për të ndalur shitblerjet e votës”

  1. PD says:

    Une jam nje nder ata qe jam paguar me 50 mi lek nga stafi i bashes per te votuar per peden ,keshtu qe mos ja fut kote plako,kurse nje shokut tim ju premtua nje vend pune ne bashki nga kunati jo lulie.

  2. fundi i botes says:

    epo dhe kush flete po mire, te kesh dy nje ta mbash e nje ta chash, Po beri ndonjehere Sala zgjedhje te ndershme mor derdiment?
    Une mendoj qe ne komisione te jete vetem antare te PD dhe rezultatin ta nxjerre Ristan kapetani.

  3. Daniel says:

    PO PSE NUK I BERE KETO ARITJE TI ZOTI BASHA, KUR ISHE NE PUSHTET, JO SHUME KOHE ME PARE?! TI JA LEJOVE VETES ABUZIMIN ME VOTEN NDERSA TANI ,SE PRANON KETE METODE PER KUNDERSHTARET.

  4. salem says:

    Shpresoj te perseriten zgjedhjet e lira dhe te ndershme si ne vitin 1996,kur PD nuk bleu asnje vote.(vetem se i mbushi P.Vidhi kutite e votimit,me shoket e tij)

  5. saliu says:

    ndimoheni shqiperine nga ky persone nese do te behete njehere nje pune e mire ne kete vende nga armiqtee beture te shqiperis europ amerike eshte qe te ndalojne kete njeri

  6. londi says:

    Ajdutit po mundohet te latgoj vesin, ku ke surrat ti mor hajdut i harrove votat qe vodhe live para kamrave te tv me ate bythqimin ristan domixhanin, dhe tani na kerkoke drejtesi, nuk ka drejtsi po nuk te vun ty para drejtesis,

  7. shqip says:

    e gjeta vangjeeeeeel! une e kam thene; ky eshte shum i zgjuar. vetem se ne kohen e baba dovletit (sali qamilit),i numeronte ristan rakia votat. megjithate pyes veten; a ka akoma njerez qe i besojne ketij kllounit te shqupit. lere se kur flet me shifra aty duket qe e kane si gen keta shpellaret. mendojne se sa me shume zero ti vene nga mbrapa numrave, aq me i madh do jete numri i shpellareve qe do ti votoje. edhe veri xhel flokeve ore. te fala doktorit( kasapit).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje