Ambasada e SHBA përshëndet votimin e draftit për reformën: Hap i rëndësishëm përpara

9 Maj 2016, 12:51Politika TEMA

Ka reaguar menjëhera ambasada e SHBA-së pas miratimit në parim për draftin e reformës në drejtësi.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret vendimin e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi për të pranuar në parim draftin përfundimtar të ndryshimeve kushtetuese, të përgatitur sipas rekomanimeve të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias. Mbështetja unanime për këtë vendim duhet t’i japë popullit shqiptar shpresën se tani udhëheqësit politikë janë të përkushtuar ndaj miratimit të kësaj reforme.  Mbështetja unanime është e pazakontë në Shqipëri dhe ne e përgëzojmë Komisionin e Posaçëm për këtë hap të rëndësishëm përpara në reformën në drejtësi”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

1 komente në “Ambasada e SHBA përshëndet votimin e draftit për reformën: Hap i rëndësishëm përpara”

  1. lori2 says:

    Dale dale Beg, se ka hendek!!! Mendoni se Sala do t’ia hap varrin vetes, jo mor burre, jo vetes por vec te tjerevei. Kush ja ka hap varrin Shqipnise???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje