Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në një fjalim të tij ka pohuar se “Na lënë vetëm në luftën tonë kundër DAESH’it”. President Erdogan ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të konkursit ndërkombëtar të filmit me metrazh të shkurtër me temë “Drejtësia dhe Mëshira” e mbajtur nga Bashkia Çekmekoy në Qendrën e Arteve të Performancave të Vështira në Stamboll.
Duke theksuar se askush nga të gjithë ata që shprehen se po luftojnë me organizatën terroriste DAESH në Siri nuk kanë pësuar më shumë se sa Turqia Presidenti Erdogan, tha se “në luftën tonë kundër DAESH’it na kanë lënë vetëm”, raporton Anadolu Agency.
Ai ka vënë në dukje se teksa në njërën anë të botës masakrohen njerëzit, ndërsa në anën tjetër të botës persona të tjerë janë në përpjekje për të rritur konditat e tyre brenda një papërgjegjësie që djeg shpirtrat e miliardave të tjerëve.
“Fëmijët dhe gratë e pashpresa që largohen nga diktatorët tiranë, kërcënimi i organizatave terroriste të pamëshirshme përballen jo me krahë të hapura, por me dyer të mbyllura dhe me kufij të rrethuar me mure”, u shpreh Erdogan.
Pasi ka theksuar se përballë përjetimeve gjatë 6 viteve në Siri njerëzia ka dhënë një provim të keq Erdogan ka shtuar më tej se: “Teksa Turqia hapi dyert dhe zemrën për të pafajshmit dhe njerëzit në nevojë, ata që luajnë lojën si tre majmunë kur bëhej fjalë për veten e tyre puna e parë që bënë mbyllën dyert. Ja pra tek këto nuk ka mëshirë, tek këto nuk ka drejtësi.
Tek këto ka diktatorë, dhe persekutim. Teksa ne propozonim që të zgjidhnim në rrënjë çështjen duke krijuar një zonë të sigurtë në Siri dhe të eliminonim shkaqet që detyrojnë migrimin e njerëzve, ata me insistim vazhduan ta tërhiqnin çështjen në drejtime të tjera.”
Ndërsa në lidhje me DAESH’it në fjalën e tij presidenti Erdogan u shpreh: “Nga të gjithë ata që shprehen se po luftojnë me organizatën terroriste DAESH’in në Siri askush nuk ka dëmtuar më shumë DAESH’in dhe askush nuk ka pësuar më shumë humbje se sa Turqia.
Na kanë lënë të vetëm në luftën kundër kësaj organizata e cila në njërën anë na shkakton dhimbje me kamikazë dhe në anën tjetër me sulme kundrejt rajonit Kilis. Reagimet e dhëna për shpërthimet në Ankara dhe Stamboll kanë ndryshime nga reagimet për aktet në Paris dhe Bruksel e cila kjo nuk është asgjë tjetër veçse rast i mishërimit të padrejtësisë.”
Presidenti Erdogan, duke pohuar më tej që nëse aktualisht një pre 5 anëtarëve të përhershëm të thotë “jo” në Siri nuk do të hidhet asnjë hap ai ka shtuar se: “A mund të ketë një drejtësi të tillë? Si mund të prisni drejtësinë nga një Këshilli i tillë i sigurisë? Përse gënjejmë veten tonë?
Çfarë ka thënë Hz. Omer, që themeli, thelbi i pronës është drejtësia. Disa këtë e kuptojnë në kuptimin e pronës pasurisë. Por kuptimi vërtetë aty është shteti. Pra thelbi i shtetit është drejtësia, themeli është drejtësia. Nëse nuk ka drejtësi është e pamundur që ai shtet të qëndrojë në këmbë. Prandaj qëllimi duhet të jetë një shtet i ndërtuar mbi drejtësinë”.
Ndoshta donte te thoshte se “Turqia eshte aleati i vetem i terrorizmit islamik”! Kete e verteton edhe burgosja e gazetareve turq qe paten guximin te tregojne me dokumenta e video pazaret e Sulltanit me Shtetin Islamik!
ti o i zgjuar,po ai amerikani qe u strehua ne rusi si azilant politik para 2 vjetesh se nxorri secretet shteterore te amerikes dhe rrezikonte te denohet me vdekje,cdo te thote qe nuk ka demokraci,kush guxon te ncjerri secretet shteterore te rusise dhe nuk do denohet,dhe ne cdo shtet te botes kur cenohet pavarsia e atit shtetit nuk do u denoka,edhe keta turqit gazetar qe u denuan nxorren dhe shkelen pavaresin e kombit dhe shtetit te tyre,duke e ditur qe dicka e tille denohesh me burg dhe ata shkelen ligjet e vendit te tyre,dhe moren ate qe merituat burgun,edhe greku jote ata palo gazetar grek kurre nuk folen per secretet e vendit te tyre ne tv dhe kanalet e tyre,si pershembull,QEVERIA JONE GREKE JEP KETU DHE 10 VJET RRJESHT PENSJONE FALLCO NE JUG TE SHQIPERISE,QE TE BEJ ME LEK GJYSMEN E JUGUT GREK,DUKE SHPENZUAR 300 MILION EURO NE VIT PENSJONE TE GJASME PER SHQIPTARE TE KTHYER NE GREK,ky ishte nje secret per gazetaret grek,kur nje gje te tille e dinte i math e i vogel ne shqiperi,kurse populli grek edhe sote e kesaj dite nuk e di,pavaresht se ja thua kur rri me ta per kafe,ata nuk mund ta kuptojne nje dicka te tille,i thoshja gjyshja ime merr pensjon dhe ata nuk e besonin kur ne te vertete merrte,nuk e besonin sepse gazetaret grek keto gjera nuk i ncirrnin dote sepse ishte secret shteteror,se po te flisni per dicka te tille do ta hanin edhe gazetaret e tu grek,pallosh.
Ky majmuni eshte mbase nga qeniet me qesharake ne bote.
MbasI 99% e xhihadisteve ne siri u futen nga turqia
Mbasi 99 % e armeve u futen nga turqia
Mbasi I vrau e preu me pjellen e tij sirianet e shkrete ky karagjoz ben si humanist.?
Nga kush kerkon ndihme ky karagjoz?
Vetem prishja me rusin ekonomise turke I kushton 35 miliarde € humbje ne vit
Po ti shtosh luften civile me kurdet ku kurdet jane mbi 30 milone.
Fundi prej karagjozesh I 1 vendi karagjoz eshte I sigurt dhe do talli trapin gjithe dynjaja
Do shofim do qeshim dhe do kenaqemi.
Desh te thoshte qe vetem ne kemi ngel me isis
Erdogan i dhe dogma e tij e Neotomanizmit si edhe zbatimi i nje axhente te fshehte duke e zbatuare ate pak nga pak per kthimin e Turqise nga nje shtet kozmik myslymon ne nje demokraci islamike do kene pasoja te renda per ate qe ka harritur Turqia qysh nga fillesa e saj me ton Ataturk e deri ne ditet tona
Politika e Erdoganit eshte e demsheme dhe krejtesishte shume larg realitetit per interesat dhe pzicionin gjeopolitik qe ze Turqia ne bote
Por megjithate keto qe ka deklaruare per problemin Sirian jane plotesishte te drejta
Ketu kemi te bejme me hipokrizine e dy t medhenjeve qe ndeshen interesat e tyre ne Siri dhe e paguajne te tjeret dmth vendet fqinje Turqia Greqia Jordania
Turqia ka ne territorin e saj 5 milone sirian!!!!!!!!
Ne nje kohe qe venet perndimore te moralit kristian mbyllin kufijte dhe nuk marrin asnje inciative per zgjidhjen e krizes ne Siri te pakten
Rusia hedh bomba ne Siri duke mbeshtetur interesat e saj dhe kasapin Asad por pasojat e ketyre bombardimeve i paguajne vendet fqinje te Sirise si edhe ato europiane
SHBA nga ana tjeter bombardon dhe nuk merr asnje insiative per zgjidhjen e krizes pasi Atlantiku eshte oqeani qe i krijon siguri dhe nuk ka pasoja nga kriza e emigranteve
Nga ana tjeter europianet naiv dhe te paafte per cdo gje ngelen viktimit e interesave te dy te medhenjeve
Nuk shikojne se pasojat e bombardimeve te kasapit te Kremlinit po i paguajne ata pasi une nuk shikoj ndonje insiative te rusise per te pritur ndonje numur te atyre emigranteve qe e cila krijon me politiken e bombardimeve dhe te mbeshtetjes se Asadit
E njejta gje ndodh edhe me ShBa ne anen tjeter te atlantikut
Duam apo nuk duam na pelqen apo nuk na pelqen Erdogani ketu ka te drejte
Po ashtu ka te drejte edhe kurthote per hipokrizine e europaneve ndaj sulmeve terroriste
Kur ndodhin sulmet terroriste ne vendet europiane France apo Belgjik te tere themi se jemi Francez apo Belg duke i denuare ato
Por kur keto sulme ndodhin cdo dy jave ne qytetet turke duke vrare me qindra qytetare te pafajshem dhe ndermjet tyre edhe shume qytetare europine qe vizitoojne Turqine te tere ne tregojme nje indiferetizem !!!
Nuk mund te mohojme te verteten edhe pse ajo thuhet nga goja e nje njeriu qe e konsiderojm armik Nagbi Mafuz