Javën e shkruar dy ambasadorë vendosën të marrin pjesë në mbledhjet e grupeve parlamentare të partive kryesore, në mënyrë që të shohin në sy ata që i bishtnojnë reformës në drejtësi. Pati një farë qejfmbetje nga disa gazetarë dhe politikanë, të cilët kanë folur për cënim të integritetit a mëvetësisë së shtetit.
Madje, Paskal Milo, ish-ministër i Jashtëm, tregoi për një vijë të kuqe, e cila po shkelet. Nuk ishte zëri i vetëm dhe tash jemi para faktit se mos këtë javë dy diplomatët na e shkelin pragun e kësaj vije dhe humbim virgjërinë, politika bëhet nga vajzë grua. Lutfi Dervishi bën dhe qyfyre, kur pyet: “Sot është takimi me prindër?”
Në fakt, vijë të kuqe, të verdhë, të gjelbër në Shqipëri nuk ka patur kurrë. Na kanë akuzuar armiqtë e shqiptarisë që nuk kemi aftësi shtetformuese dhe në fakt, nuk është se jua kemi hedhur poshtë këtë tezë apo u kemi rrëfyer një realitet tjetër. Të huajt, mirë apo keq, kanë treguar se e kanë dashur më shumë se ne këtë vend, madje janë kujdesur të jenë patriotë më të mirë sesa ne.
Veç pak pas themelimit të shtetit shqiptar, pranuam një Princ si Vidi të na udhëheqë, pasi vetë nuk ia dilnim. Edhe kur e përzumë kërkesë themelore kishim: “Dum babën”, pra sulltanin e Turqisë, një të huaj. Në kohën kur Enver Hoxha erdhi në pushtet punoi që ta kthente Shqipërinë republikë të shtatë të ish-Jugosllavisë. Në fillim të viteve ’90 u desh Xhejms Bejker në Tiranë që të zbytheshin komunistët dhe Muhamet Kapllani të ngrite dy gishtat lart. Në vitin 1997 takoje më shpesh në Rogner Franc Vranickin se sa kamarierin. Stefan Fylen e zuri borsiti në krah tek fliste në telefon me Ramën dhe Berishën derisa sajoi atë darkën e Korkodilit. Eduard Kukan u bë si parja e kuqe në Tiranë (meqë ra fjala për punë ngjyre) dhe të mendosh që është një nga njerëzit më të mërzitshëm në Bratislavë.
Mund të shkruhet pa fund për të huajt që kanë ndërhyrë në punët tona, i kanë prishur, por dhe i kanë rregulluar, sepse të zotët vetë kemi qenë rrallëherë, ndaj sot, kur Donald Lu dhe Ramona Vllahutin kërkojnë të marrin pjesë në nja dy mbledhje, nuk ka shkelur kush vijën, sepse vija ka pësuar metamorfozë. Qysh në themelimin e shtetit e kemi bërë kanal, ndaj urojmë që të na e mbyllin.
Pamedyshje,pamedyshje Shqipnija per 100 vite duhet te ishte e forte sa Izraeli !! Po punohet shum pak per shtetin e qeshjen kombetare dhe mirqenjen e popullit fatkeqsisht…..
pyte I her Lir Kokmadhin ???? Balozi eshte I mir nje gje vec do ai liri liri liri :):):):):):):)
Normal qe do i shkojne ne mbledhje. .SE NE KEMI POLITIKAN KURVA Tjeter thojn perpara tyre e tjeter bojn.
Eshte shum e vertet, qe ata po shkelin viijen e kuqe.Po nqs do te ishit te ndershem ju zoterinj hajdut askush nuk do ta shkelte vijen e kuqe,por ju keni frike se ju zbulohen sararet e hajduteris tuaj qe keni 25 vjet qe sundoni si kanibale.Perse keni frike nga drejtesia?,perse villni vrer kunder atyre qe duan te ven drejtesine ne vend?Por mos harroni,vertet vonon por zemerimi i popullit eshte nje uragan (cunam) kur vjen. BALI
pse çuditeni me Lu-ne? E harruat Rajersonin qe punoi per muaj te tere me dosjet sekrete te sigurimit te shtetit dhe qe hynte e dilte ne Drejtorine e Tiranes sikur te ishte zyra e vet?
Ti që ke mbiemrin Demi…mbiemër që më kujton një bashkëstudenten time në kohën që nuk bliheshin provimet…je një gënjeshtar i ndërgjegjëshëm sepse e di shumë mirë që nga 45 deri në 90 asnjë ambasador nuk guxonte të komandonte , megjithëse ishin kohë të vështira…Natyrisht duhet të ushqehesh , dhe në këto kohë të çmëndura nuk është e lehtë….Edhe Zogu , në këtë fushë kishte më shumë digjitet.Këtu nuk diskutojmë sistemet…..Ishte një kohë kur iu vu kufiri tek thana , ndoshta deri në ekstrem edhe superfuqive.Kam idenë që edhe vetë ambasadorët janë vënë në situatë të vështirë, por ata ndërhyjnë jo se kanë ndonjë dashuri të veçantë për ne, por se e kërkojnë interesat gjeostrategjike të vëndeve që përfaqësojnë.Po nuk u fshi nga harta politike kjo klasë politike që sundon prej 26 vitesh , nuk ka shpëtim.
Na sofsh Rumen io Enkel se me Enverin nuk e Kruan dot…. jep nje fakt…. ka shume fakte qe thone te kunderten… mos shiko vitet e para kur komandonte Koci Xoxe… ate qe i ka bere Enveri Jugosllavise nuk ia ka bere as Zogu, (cudi si nuk e permend si bashkepunetor i serbise e as Sala me gjithe keta bythezer per 26 vjet… per te tjerat ke te drejte… por kete e ke shtuar qe te te shohin me sy te mire Amerikanet … ha ha ha
dy personalitete te nderuar,
ambasadoret LU dhe VLAHUTIN,
jane sot si asnjehere per shqiptaret si shqiponja ne flamur tone kombetar,
tashme qe pret te ngrihet ne FRANCE,per nder te ketij aktiviteti sportiv europian,ne tingujt e hymnit kombetar
dhe po keshtu presin shpresen shqiptaret, per jeten e tyre te marre neper kembe nga kjo politike ziliqare e vjedhese e nje populli qe u rrapot per here te dyte me afat sa gjysma e rropatjes se kohes se komunizmit, ne kohen e aspirates europiane, ligjore e demokratike.
sa keq, qe edhe vizionaret e ndershem te politikes, bejne tellallin e krimit politik, qe tallet me kete reforme, se ndjenfriken e drejtesise, te kapur sot
dhe e shperdoruar per ata qe nuk kane emrin deputet, minister, kryeminister, guvernator.
populli shpreson, dhe te gjthe e kane syte e besimin te ju.
ju flisni shqip, ne gjuhen shqip
ata besojne, ne diplomacine tuaj, si nje pune jo nderhyrje ne punet brendeshme, si thone ato qe e kane mbushur kupen e pandershmerise ndaj popullit qe ju dha vten 25 vjet.
Reforma ne drejtesi thjesht behet per tu hedhur hi syve Shqiptareve dhe kjo me bekimin e Amerikes dhe Europes. Besueshmeria e njerezve te sistemi dhe politika kane shkuar ne minus ne Shqiperi dhe ky eshte nje problem i madh per vazhdimesine e iluzionit politik te se ashtequajtures Demokraci, e cila eshte thjesht nje diktature me ngjyra te ndryshme partiake. Kur te perfundojne ne Burg ne mbi 20-vite, Ilir Meta, Fatos Nano, Edi Rama, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe gjithe Paria e qelbur e Tiranes me gjithe turlirat e gazetareve dhe opinionisteve agjente te CIA-as, vetem atehere mund te themi se drejtesia e krimeve ndaj ketij populli ka shkuar aty ku duhet. Por kjo nuk ka per te ndodhur kurre, sepse ata kane qene dhe jane vegla qorre te politikes se Bankiereve dhe katastrofes 25-vjecare Shqiptare me bekimin e SHBA-ve dhe veglave te tyre Europiane. E sigurt qe shume peshq te vegjel do behet sikur do te denohen, por thelbi do te mbetet i krimbur dhe thjesht e keqja do te riciklohet ne nje forme tjeter, sa per te mashtruar ata qe besojne vertete te drejtesia. Idealizmi eshte nje sindrome e budallait ne kohet ku jetojme.
Moderatori te publikoj komentet dhe mos ti censuroj, neqoftese kjo gazete eshte vertet e pavarur.
Paskal Milo Shkruan nje artikull per shkeljen e vijes Kuqe. Mendoje se e shkruan qe te tregoje se eshte gjalle si person. Ai duhet te falnderoje ata qe po e ndihmojne popullin shqiptar qe te dal nga Sfondi kuq. Shqiperia eshte e gjithe e kuqe, ne te nuk kavije te kuqe
O Kelo sot ke te drejte mor burr por prape e ke me hile po hajd mo.
Ne mbledhje po marrin pjese perfaqesuesit e partnereve tane strategjike, USA dhe BE.Ku qendron problemi ketu,apo doni ambasadorin serb, grek dhe rus ju tradhetaret, jo or jo shume mire qe shkojne dhe bejne presion sa ta qerojne dhe kete punen e burgut per lideret dhe pas kesaj shteti ec vete, se deri ne 85 te denonte Enver Hoxha jo gjykata, tani te denon Saliu ,keshtu qe vaj me det kjo pune.Dale se mos gjejme ca gjyqtare kaubojsa qe tu thone politikaneve ik pirdhuni.