Akord Mendes-PSG, nëse Ronaldo ikën nga Reali

11 Maj 2016, 16:13Sport TEMA

Cristiano Ronaldo është shndërruar në prioritetin e PSG, që beson te ëndrra e saj thuajse e pamundur. Klubi parizien gjithsesi vazhdon të punojë për yllin portugez dhe sic informon “Le Parisien” ka bërë një tjetër hap në gjuetinë ndaj tij. E përditëshmja franceze siguron se Jorge Mendes, agjenti i Ronaldos, dhe Al Khelaifi, presidenti i PSG kanë arritur një akord verbal në bazë të të cilit lojtari do t’i japë prioritet klubit parizien në rast se largohet nga Madridi.

Ibrahimovic nuk do të rinovojë kontratën e tij dhe te PSG janë në kërkim të një lojtari të madh për ta zëvendësuar. Cristiano do të ishte njeriu ideal në misionin e francezëve për të bërë realitet ëndrrat e tyre në Champions, dhe konsiderohet si guri i themelit mbi të cilin duhet ndërtuar projektin e ri të PSG. Problemi i parizienëve është se largimi i Ronaldos nga Reali ka pak gjasa që të ndodhë. Klubi madrilen dhe futbollisti madje kanë nisur kontaktet për të rinovuar kontratën që skadon në 2018. Ideja është për të zgjatur bashkëpunimin deri në 2020 ose 2021 këtë verë. Gjithsesi në Francë e konsiderojnë një triumf faktin që kanë lënë pas rivalët e tjerë në rast se portugezi largohet nga Madridi.

1 komente në “Akord Mendes-PSG, nëse Ronaldo ikën nga Reali”

  1. Totila says:

    Ky tipi tash sa mot u ka dasht me ik se ka hy “N’toke te xanum ” !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje