Arben Ahmetaj iu është përgjigjur akuzave të Lulzim Bashës për situatën ekonomike, me të dhënat e Bankës së Shqipërisë.
Ja çfarë shkruan Ahmetaj:
“Banka e Shqipërisë ka rrëzuar pretendimet e zeza të Administratorit për situatën ekonomike në vend dhe shpjegon:
“Analizat dhe vlerësimet tona tregojnë se reduktimi i inflacionit në këto muaj i atribuohet goditjeve të ofertës”.
Dhe për t’ia sqaruar Administratorit se çfarë do të thotë kjo, Banka e Shqipërisë vijon:
“…të shprehura në rënien e inflacionit të çmimeve të ushqimeve të papërpunara, të naftës dhe të produkteve të lidhura me të. Analizat dhe vlerësimet tona sugjerojnë një natyrë kalimtare të goditjeve të ofertës, inflacioni pritet të rritet gradualisht në gjashtëmujorin e dytë të vitit duke qendruar në nivelin 1.9% në fund të tij”.
Nuk ka të bëjë me konsumin, por me importimin e kostove të ulëta.
Administratori në zi, se shqiptarët paguajnë sot më pak. Ja dhe konsumi i këtij njeriu që shtiret se i qan hallin popullit shqiptar, se e sheh konsumin si privilegj të tijin. Ja çfarë thotë Banka e Shqipërisë:
“Kërkesa e brendshme vijoi rritjen në tremujorin e katërt të vitit, e mbështetur nga zgjerimi i investimeve dhe konsumit privat. Konsumi privat përshpejtoi rritjen në tremujorin e katërt, duke u rritur në terma vjetorë 2.1%. Zhvillimet pozitive në tregun e punës, lehtësimi i kushteve të kreditimit dhe rritja e fuqisë blerëse të të ardhurave të disponuara, vlerësohen të jënë faktorët nxitës për rritjen e shpenzimeve familjare. Konsumi privat vlerësohet të jetë rritur edhe gjatë tremujorit të parë 2016”.
Administratori mendon se duke mbjellë zi, duke i trembur shqiptarët, konsumatorët, bizneset, investitorët, do të vijë në pushtet.
Qeverise në zi dhe e çove vendin në kulmin e varfërisë në 2012. Nuk ka më pushtet në zi në Shqipëri, dy herë rresht ta thanë mbi 1 milionë shqiptarë me votë, tani është koha ta marrësh seriozisht popullin, Administrator.
Ku e ke skenarin grek?????”
Te di in nga ekonomia kto te pd nuk do e shkatronin shqiperine deri ne ate pike ku e cuan ne 8 vjet. Ndaj sja vlen te merresh fare me ato. E vetmja gje qe duhet te vazhdohen me para reformat qe jane ndermmarr.
Administratori opozites nuk po i qa hallin qytetarve po xhepapve te vet. Nuk shkon neper qytete per qytetaret po shkon per tu thrn me votoni per vjedh une prap neser. Eshte ekot te merresh me ate apo ti tregosh ekonomin atij.
Te shpifin te mashtrojn kte dine te bejn. U vjen inat qe shqiperia po hecen shpejt drejt hapave konkret ndaj reformave qe po ndermerren kjo eshte e gjitha. Debati me ato eshte e kot ndaj vazhdoni ato qe keni nisur
Administratori i PD-se, Lulzim Basha duhet paraprakisht te jape llogari per marreveshjen e detit me Greqine, per “21 Janarin” dhe Rrugen “Durres-Kukes”. Nuk eshte aspak e moralshme te flase per te miren e vendit nje vrases i popullit te tij, nje hajdut i popullit te tij, nje tradhetar i popullit te tij.
Beni,nuk ka qene student I keq vetem se ka qene per mesues anglishteje.
BREKET E SHUKRIUT. CDO ANTAR I RI PS-SE, PARA SE TE MARRE TESEREN, DO TE KALOJ NE SKANIM BREKESH.