“Eskobari”, flet Drejtori Çako: Subjekte të caktuara, janë nën hetim brenda dhe jashtë Shqipërie

12 Maj 2016, 13:56Kronika TEMA
“Eskobari”, flet Drejtori Çako: Subjekte të caktuara,

Drejtori i Policisë Haki Çako konfirmoi se disa shtetas janë nën hetim në Shqipëri dhe jashtë saj, si pjesëtarë të organizatës kriminale që trafikonte drogë në disa vende të BE-së.

“Është një operacion i përbashkët në bashkëpunim me agjencinë amerikane DEA, partnerët e policisë greke dhe me disa partnerë të tjerë të vendeve të BE, është një operacionet më të sukseshme të organizuara në bashkëpunim, në luftën kundër krimit të organizuar në mënyrë të veçantë.

Është një operacion që mbart shumë më shumë se sesa thuhet, së paku në aspektin informativ, procedurial por edhe policor.

Ditët e fundit është bërë shumë zhurmë rreth këtij operacioni.

Subjekte të caktuara, të cilat nuk jam i predispozuar t’i interpretoj për shkak të hetimit, karakterit specifik që ka çështja, janë nën hetim brenda dhe jashtë Shqipërie”, u shpreh Çako.

Por kreu i policisë shqiptare kërkoi të ndalen akuzat dhe abuzimet me këtë çështje, ku janë përfshirë jo vetëm mediat vendase dhe ato greke, por edhe politika.

Janë nën hetim personazhe të njohur të botës së krimit, por kjo nuk ka të thotë që çështje të tilla, media, qofshin këto shqiptare apo greke që mësojnë elementë të pjesshëm të çështjeve, t’i interpretojnë në forma apo mënyra të ndryshme.

Nuk besoj se media greke është e imunizuar nga disa pasione të mediave shqiptare”, nënvizoi Çako.

I pyetur nëse ka një urdhër arresti për shtetasin Klement Balili, drejtori i policisë shmangu përgjigjen e drejtpërdrejtë.

Jemi në proces hetimi. Nuk jam i predispozuar të bëj interpretim, nuk është në tagrin tim profesional të bëj interpretim të individëve, por është një nga operacionet e përbashkëta më të sukseshme, sidomos me DEA-n amerikane”, u përgjigjë kryepolici.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje