PRONAT/ Shikoni çfarë heq familja Treska, vetëm nga servilizmi i shtetit shqiptar ndaj një ambasadori

12 Maj 2016, 17:59Sociale TEMA
PRONAT/ Shikoni çfarë heq familja Treska, vetëm nga servilizmi

Ndërsa kryeministri Edi Rama foli në Kuvend për mënyrën se si qeveria e tij ka menduar të zgjidhë çështjen e pronave, një familje shiptare ka një dramë e cila nuk lidhet më, as me gjykatat dhe as me vendimet për kthimin e pronave, por me faktin se qeveria shqiptare përmes pushteteve të saj, për 20 vjet i mban të bllokuar pronën.

Bëhet fjalë për pronën e familjes Treska, tek ish- Muzeu Lenin- Stalin, që tani e përdor si rezidencë ambasadori i Italisë në Shqipëri.

Historia e kësaj prone është shembulli se si shteti shqiptar nuk ka as më të voglin autoritet për të respektuar pronën e një qytetari shqiptar.

Bëhet fjalë për një rponë të njohur dhe të kthyer dhe të rregjistruar në emër të familjes prej vitit 1994, por që qeveria shqiptare nuk ja dorëzon, për shkak se aty banon një ambasador i një shteti perëndimor.

Certifikata e pronesise e familjes Treska

Ja historia me pak fjalë. 

1-Toka eshte blere me 1 Mars 1934 prej Myrteza Brahja nga Sauku Tirane

2-Me date 28,08,1937 paiset me leje ndertimi nga Bashkia Tirane per ndertimin e objektit kryesor dy kate e siperfaqe ndertimi rreth700m2 (60 dhoma)

3-Mbas ndertimit, Dr.Spiro Treska,(pronari) lidh kontrate qeraje me Mbreterine Rrumune e cila shfrytezon objektin deri ne vitin 1944.

4-Ne date 10,10,1945 lidhet kontrate qeraje me U.N.R.A.

5-Ne lindje te godines kryesore,brenda siperfaqes se truallit ne pronesi te Dr.Treska, ndertohet nje godine dy kateshe per banim, me leje ndertimi nr.52 dt.21,03,1942.

6- Me vendim Nr.1595 dt.27,04,1948 leshuar nga zyra e sherbimit te bashkise Tirane,familja Treska nxirret jashte nga shtepia e vogel ne te cilen banonte.

7-Po ne ate vit (1948) lerohet edhe ndertesa e madhe (pa shkrese) dhe kthehet ne seline e Kuvendit Popullor.

8-Me dekret-ligjin Nr.801 Dt.22,03,1950 u shtetezua vetem ndertesa e madhe (ky dekret ligj thote: shtetezohen te gjitha ndertesat e pronareve pervec njeres qe i lejohet per banim)

9-Ne vitin 1953 te dyja ndertesat sebashku kthehen ne Muzeun “Lenin –Stalin”

10-Ne vitin 1990 Pronari i godines ku ishte strehuar ambasada shqipetare ne Rome “nxjerr jashte” personelin pasi nuk kishin paguar qerane. Po ne ate vit, ambasada Amerikane largon nga prona e vet ambasaden Italiane e cila mbetet pa seli. Ne keto kushte ambasadorit Italian I “ofrohet” prona jone per tu strehuar.

11-Menjehere i shkruajme ambasadorit Italian per pretendimin tone. Ai pergjigjet drejtohuni shtetit tuaj.

12-Akoma nuk kishin filluar proceset e demokratizimit dhe ne iu drejtuam Kom. Ekzekutiv Tirane per te njohur dokumentin e shtetezimit te baneses se vogel, te cilen e dinim qe nuk ishte shtetezuar kurre verbalisht.

13-Me vendimin nr.2898 dt.26,02,1991 u vertetua se kjo banese nuk ishte shtetezuar kurre dhe ishte e hipotekuar ne emer te Dr. Spiro Treska (familja jone ishte nxjerre jashte nga prona e vet dhe hellur ne rruge pa vendim ligjor)

14-Paditem ministrine e Jashteme (sipas avokatit nuk lejohej te paditej ambasada) dhe me vendim te gjykates se Apelit marre me dt.09,09,1992 detyrohet ambasada Italiane te dorezoje banesen e vogel.

Kjo e fundit nuk pranon te zbatoje vendimin dhe me pas nuk reagon.

15-Nderkohe ishte ngritur Komisioni i Kthimit dhe Kompesimit te Pronave prane te cilit depozituam dokumentacionin tone dhe me vendim nr.960 dt.17,12,1994 na e kthen te tere pronen. (Ligji nr.7698 dt.15,04,1991 per kthimin dhe kompesimin e pronave shprehet: “Edhe ne se prona eshte shitur i kthehet ish pronarit dhe pronarit te ri i kthehet vlera e blerjes).

16- Gjate perpjekjeve per ekzekutimin e ketij vendimi u detyruam ti drejtohemi gjykates prej se ciles mesuam se dispozitat ligjore ne vitin 1991(ne kohen qe u uzurpua prona Treska nga ambasadori Italian) nuk lejohet te shitej trualli tek te huajt.

17-Me vendim te Gjykates se rrethit Tirane nr.1808 qe mori forme te prere me dt. 02,06,1997, detyrohet ambasada italiane te paguaj vleren prej 3424 USD. ne muaj si qera e truallit meqe pretendon se objektin e ka “blere” nga shteti shqiptar.

18- Italianet nuk reagojne.

19-I shkruajme Kryeministrit Majko. Nuk kthen pergjigje

20-Bejme padi ne gjykaten kushtetuese e cila na jep te drejte por nuk nxjerr jashte ambasadorin pasi” nuk e lejon” Konventa e Vjenes.

21- Ne menyre te azhdueshme i jemi drejtuar Permbarimit te shtetit dhe me pas atij privat por perseri e njejta pergjigje : “Nuk kemi c’fare te bejme”

22- Letra pa fund te gjithe perfaqsueseve te shtetit ligjor (Berisha,Rama) te cilet nuk kthejne pergjigje.

 

Pronarët të pafuqishëm përballë arbitraritetit të shtetit të tyre

Sic shikohet nga kronologjia e pronës, bëhet fjalë për një pronë e cila është e rregjistruar në emër të familjes që e ka pronë dhe nuk ja lirojnë.

Qeveria as e shpronëson, as ja kthen pronën, ndërsa borxhi i saj ndaj pronarit është rritur në mënyrë të frikshme, pas vendimit që mund të marrë Gjykata e Strasburgut.

E gjitha kjo bëhet se qeveria nuk do t’i hapë telashe ambasadorit që banon aty.

Në raste të tilla, ajo mudn ta shpronësoj pronarin, t’ia blejë pronën dhe ta respektojë ambasadorin italian.

Ose të lejoj ligjin të veprojë.

Ndryshe cdo gjë që thuhet rreth pronave është demagogji.

Shembulli i kësaj prone është shembulli se si një shtet vepron jashtë cdo standarti perëndimor, për të respektuar një shtet perëndimor.

17 komente në “PRONAT/ Shikoni çfarë heq familja Treska, vetëm nga servilizmi i shtetit shqiptar ndaj një ambasadori”

  1. Thanasi qe ta plasi says:

    Zoterinj drejtojuni ministrise se jashtme italiane dhe medias italiane. Nuk keni rruge tjeter

    1. Robi says:

      Shitjani Tom Doshit e Babasit, ose Shullazit (keta tipa e nxjerrin per bythe ambasadorin brenda 24 ORESH) te pakten ne kete menyre merrni parate.

    2. Hardhuci ta trusi says:

      Mendon Ti se media italiane guxon të shkruaj kundër shtetit të vetë.
      Keta në perëndim jan edhe më diktator se komunistat.

  2. fili says:

    Ambasadori italian i sotem,jo vetem nuk reagon ndaj kesaj pedrejtesie te papare,por para disa muajsh doli ne njerin nga kanalet tona televizive dhe ekspozonte bukurite e rralla te ambjenteve, te nderteses ne fjale.Mua,qe e dij historine dhe kalvarin e familjes Treska gjate regjimit kriminal komunist dhe gjate ketyre 25 viteve “demokraci” me erdhen zorret te goja tek shihja ate fare ambasadori qe paturpesisht sillej sikur shtepine ja kish bere i ati ose me keq akoma shteti dhe qeveria italiane.Ay emision ishte akti final i kesaj tragjedie,nje sfide e hapet ndaj pronareve te ligjshem,shtetit shqiptar dhe pse jo gjithe shqiptareve.Turp.
    Fili

  3. taso kume says:

    PO shteti,? me mire politikanet amatore SHQIPTARE do meret me prakalidhet qe shet plaka per te mbijetuar ne trotuare ,dhe jo me çeshtjen me te shenjte te demokracise , pronen private,mire na thone skemi qeveri ,por perfaqsuse tribalesh te shoqerise SHQIPOTURKOMANE.dhe e dini si thone ne BRUKSEL nuk kemi lek per demshperblimet e qytetareve te thjeshte me qelbesirelleqet qe u jane bere nga amatoret e politikes SHQIPTARE.nepermjet gjykatave.

  4. pronari says:

    Kafsha Sali ishte i pari qe kreu reformen agrare mbas merhumit qe shkoj me te shumtit.Pronaret shpenzojne leke e kaluan 25 vite hajduteri dhe ne vazhdojme te torolitemi nga keta hajdute per te marre shtepite tona.Vete sali fshatari nga bari me dhi tani ka prona per vete per femijet per shoqaten e lirise ne qytet e fshat ne bregdet e ne koder plus paret qe i la Sheqerja per ti fshehur jashte vendit.Pushtuesi nuk na ka demtuar me shume se kjo fare e keqe .

  5. tema says:

    NUK JA VLEN TE MERRESH ME KETO PALO QEVERITAR , DUHET TI DREJTOHENI , STRASBURGUT , VETEM ATJE FITOHET E DREJTA ,MOS HUBNI KOHE ME SHARLATANET E SHQIPERISE ,QE E KANE MENDJEN TE BEJNE TRAFIK DROGE . JANE TE GJITHE MILIARDERA .

  6. Mynyr says:

    Flisni me striscia la notizia ose le iene.

  7. Prona (toka bujqesore )fillimisht u nda me ligjin famkeq 7501 me objektivin sipas frymeve per te shpetuar fshataret nga uria,por cfare rezulton– sot fshatrat jane bosh,shumica kane ikur ne emigracion ose ne qytet, Pronari i vertet eshte peng i ligjit 7501, ndersa pronari fryme e ka lene ne meshire te fatit dhe thote jam une pronari- Polikani qe eshte bere pronar abuziv i ha me toke ,i intereson kjo situate dhe thote -nuk e abrogojme ligjin se krijojme konflikt -e verteta eshte se konflikti eshte, e mbahet qellimisht nga politika . nese toka shkon te pronari i vetete – celet tregu i tokes ,punohet dhe shuhen konfliktet

  8. Zigur Qarri says:

    Plehrat komuniste akoma nuk duan te kuptojn,se pa shenjterimin e prones private,rrenimi social dhe ekonomik,eshte i pashmangshem.
    Dhe kerkojn te dijne pastaj,perse largohen shqiptaret nga vendi i tyre?!

    Kthimi i pronave, rilindje e padrejtësisë?
    Pse qeveria Rama po kopjon qeverinë Berisha në çështjen e kthimit dhe kompensimit të pronave? Iniciativa e qeverisë për t’i kërkuar Gjykatës së Strasburgut që të mos shqyrtojë kërkesat e pronarëve të shpronësuar nga komunizmi dhe të tallur nga gjithë qeveritë e postkomunizmit, është iniciativë për të gjymtuar drejtësinë, është izolim nga drejtësia europiane.Andrea Stefani

    1. mirel says:

      Plera jane ata qe erdhen pas komunizmit, as e kthyen dhe as kane nder mend ta kthejne pronen, thjesht e grabitin ne mes te dites.
      Po te marrin dhe lumenjte, fshatra te tere, naften, minierat, gjithe pasurite, dhe vec ne pronen e ketij fatkeqit u kthekan ne plera komuniste.
      Ashtu si ky kemi humbur te gjithe, me prona dhe me toka.
      Na I mori shteti I koministeve, por nuk I tjetersoi,
      Salua dhe Nanua, bene namin, te pasuar nga Ramuti.
      Dhe kjo mesele do vazhdoje se e kane bere ligjin qe kompeson populli me ane te shtetit per padrejtesite dhe grabitjet qe I bejne individet.
      Hajde mere vesh kete lloj komunizmi.

  9. hitleri says:

    E studiova rastin dhe ke tre mundesi :
    1-denunco ke striscia la notizia, o Le Iene.
    2-Me dinamit ke dera e oborrit,
    3- Me stilin Shullazi

  10. sit... back..and relaks →→→ says:

    Drejtohu me lart se Rama zoteri, drejtohu tek Mili (shullazi), ndoshta ai ben dicka per ju.

  11. Artur Plasa says:

    …duket sikur shteti Shqiptar i ka shitur ndertesen, ambasades ose “Italise”, por jo token!?…qeraja ne kurriz te atij qe ben rolin e ambasadorit= shteti italian, eshte per truallin, vetem per truallin, keshtu u kuptua nga artikulli!?…sido te vij puna keto brenga e halle u linden ne ’44-en, rast ekzemplar per te kujtuar se ku filluan problemet e renda…s’ka Sali e s’ka Rama qe te na shpetoj kollaj…

  12. Tërmeti says:

    Ne keto 25 vjet u ndertua nje Shqiperi Hajdutesh.
    Posht Hajdutëria

  13. ZZZZZZZZZZ...zz says:

    JA DHE FASHISTO-DEMOKRATET SI TA VJEDHIN PRONEN DHE DINJITETIN ME MORALIN E RI “DEMOKRAT”…..!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  14. Bep Frania says:

    Nji qeveri qe i mohon pronen shqiptareve ben ounen e agjensive antishqiptare.Politikanet duhet ti degjojne pronaret dhe te zbatojne kushtetuten e mos te shkaterrojne Shqipnine se nuk ia ka lane baba as nana.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje