Pas protestës së djeshme, duket se trupa gjykuese e çështjes së pallateve te Diga e Liqenit ka reflektuar duke e shtyrë sërish gjyqin për në datën 18 maj. Kësaj here ajo jo vetëm ka njoftuar shtyrjen, por edhe ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore që ndiqen në të tilla raste, ndryshe nga sa kishte bërë më parë për të njëjtën çështje.
Burime nga Gjykata Administrative e Apelit thonë se në datën 18 maj do të shqyrtohet kërkesa e Bashkisë së Tiranës për përjashtimin e trupit gjykues, për të cilin bashkia kishte dyshime për konflikt interesi me aksionerët e kompanisë Gener 2, e cila po ndërton pallatet te Liqeni.
Kjo vjen si një fitore tjetër e protestës së djeshme të qindra qytetarëve që mbështetën Bashkinë e Tiranës në qëndrimin e saj për të kërkuar zëvendësimin e trupit gjykues të çështjes.
Me sa duket, ajo protestë i vlejti edhe gjykatës, e cila më në fund mësoi si bëhen gjyqet duke njoftuar fillimisht palët, pastaj caktoi datën e gjyqit për shqyrtimin e kërkesës për zëvendësimin e trupës gjykuese me afat 1 javë përpara, e vetëm pas kësaj do të marrë në shqyrtim çështjen e vlefshmërisë së lejes për pallatet nën digë.
Ishte anashkalimi i këtyre procedurave arsyeja që e detyroi Bashkinë e Tiranës të thërriste në protest qytetarët. Rregulla të cilat me sa duket gjykata i kishte “harruar”.
Ama Gener2 po e nderton?!! Po ath ato pallate qenkan te saliut xenit dhe argites, ca e zgjasni me. Zyrat e Gener2 jane ne te njejten kulle ku ka zyrat saliut dhe me sa di dhe vete ate kulle e ka ndertuar gener2 e cila me shume mundesi ja ka bere dhurate zyren shokut sali.
Salufi bente thirje per shkarkimin e kry bashkiakut a thua ehte nomenglature e ti se di qe ai esjte i vetmi qe votohet nga populli se te tjeret i ka vendosur vete dhe i sherbejne ati dhe jo popullit qe nga sherbimi i inteligjences deri tek presidenti pasi e beri corap ate vend per tete vjet tani do qe te behen gjerat prap me urdherin e ti del qarte qe duan me cdo cmim te bllokojne reformen ne drejtesi per te mos u ndershkruar nga krimet e bera deri tani…
Gener 2 Bashkim Ulaj e Isuf Cela jane kusherinjt te afert te Liri Berishes,jane Po nga Vuthaj I Plaves dhe menazhohet nga familja nga Atgita e Shkelzeni.Me qe Sala beri 97 e 21 janarin e Zeni Gerdecin,Liria do mbys Tiranen e re me liqenin.
Gjakdhjeri Velja mes gjakdhjeresh te tjere ne nje proteste fallse gjakdhjeresh !