Rreth 31 vjet më parë, në 11 Maj 1985, do të ndodhte një nga ngjarjet më tragjike që bota e futbollit kishte parë deri atëherë. Stadiumi i Bradford City në Mbretërinë e Bashkuar, u përfshi nga flakët duke shkaktuar 56 të vdekur dhe të paktën 265 të lënduar.
Stadiumi “Valley Parade,” shtëpia e ekiptit të Bradford City, ishte kthyer prej kohësh në një rrezik serioz për tifozët dhe lojtarët, për shkak të strukturës së tij të vjetëruar. Por, në ndeshjen kundër Lincoln CIty, ndërsa festimet kishin nisur, rreth orës 4:30 të pasdites, u raportua për një zjarr të vogël nga njëri prej komentatorëve të ndeshjes. Mjaftuan katër minuta edhe për shkak të erës që frynte, që zjarri të përfshinte të gjithë tribunën, duke mos iu lënë kohë tifozëve të largoheshin.