FOTOT/ Përurohet rruga e re në Dajt, përfitojnë 10 mijë banorë

12 Maj 2016, 12:01Sociale TEMA
FOTOT/ Përurohet rruga e re në Dajt, përfitojnë 10 mijë

Banorët e Qesarakës në Njësinë Administrative Dajt kanë një rrugë të re që i lidh me pjesën tjetër të qytetit të Tiranës. Gjashtë muaj nga fillimi i punimeve, Bashkia e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e rrugës, e cila ishte kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për banorët e zonës. Pas përurimit të rrugës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se kjo ajo i shërben rreth 10 mijë banorëve, jo vetëm të Qesarakës, por edhe të zonës Kinostudio-Dajt.

“Ky investim është një premtim i mbajtur. Do të vazhdojmë edhe me investime të tjera në zonë e Dajtit”, kryebashkiaku Veliaj. Rruga e re, theksoi kryetari i Bashkisë së Tiranës, jo vetëm që do t’u vijë në ndihmë banorëve për të lëvizur, por edhe do t’i japë vlerë më të madhe pronës së tyre. “Rruga e re i ka shtuar vlerën shtëpive këtu. E di se shumë shqiptarë kanë pritur prej kohësh të shohin se si taksat e tyre përkthehen në investime, ndaj në më pak se një vit i kemi përkthyer në investime taksat që qytetarët paguajnë modestisht në Tiranë. Çdo qytetar ka sot garancinë se çdo qindarkë që jep në Bashkinë e Tiranës, i përkthehet në investim, çdo investim ia rrit më shumë vlerën pronës së tij, ashtu siç ka ndodhur në qendër të Tiranës, por edhe këtu në periferi”, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se kjo rrugë është një nga disa ndërhyrjet që Bashkia e Tiranës ka vendosur të bëjë në këtë zonë, për ta kthyer atë në një pikë tërheqëse për vizitorët vendas dhe të huaj, si dhe për ta kthyer gjithë zonën e Dajtit në një qendër të rëndësishme urbane. “Zona e Dajtit sot ka edhe disa atraksione të tjera; Teleferikun, hyrjen për te Bunk’Art, disa ndërhyrje që po bëjmë në parkun e Dajtit. Me vizonin e planit urbanistik të Tiranës, planifikojmë që zona Kinostudio-Dajt të jetë një ndër qendrat e Tiranës policentriste, siç do të jetë Kombinati, Lapraka. Besojmë se vetëm duke grupuar Tiranën në këto poliqendra, do të mund të jemi një qytet më funksional”, theksoi kreu i bashkisë. Gjithashtu, në vëmendje të Bashkisë së Tiranës janë edhe investimet në infrastrukturën arsimore dhe sociale të zonës, siç kopshtet, shkollat, etj.

“Më vjen mirë që këtë vit, investimit për këtë rrugë i bashkohet edhe investimi për shkollën e mesme. Do të kemi vitin e parë ku nuk do të ketë më shkolla të mesme me dy turne në qytetin e Tiranës. Në këtë zonë kemi filluar rikonstruksionin e disa kopshteve me nismën “Adopto një kopësht” dhe brenda verës do të kemi përfunduar të gjitha kopshtet e Tiranës”, shtoi ai. Gjithashtu, kryebashkiaku theksoi se për herë të parë këtë vit, do të fillojnë të shpërndahen grantet e Bashkisë, sipas nismave të vetë komunitetit. “Çka do të thotë se nëse anëtarë të komunitetit në zonat e reja të Tiranës, siç janë Dajti, zona e Freskut, Qesaraka, kanë ide se si të ndërtojnë një kopsht, një kënd lojërash, një fushë sportive, do të subvencionojmë komunitetin sipas propozimeve që na bën vetë komuniteti për zonën”, tha Veliaj.

8 komente në “FOTOT/ Përurohet rruga e re në Dajt, përfitojnë 10 mijë banorë”

  1. Albi says:

    Te gjitha keto pallatet e pafundme qe shifni ketu i ka ndertu Xhemal Qefalia, ai tipi qe dilte e protestonte dje kunder ndertimeve poshte Diges. Ja cfare sharlatani eshte Lali Fiku dhe ata qe i shkojne nga pas.

  2. pro.... says:

    ..{duhet pune jo llafe.}..shume bukur1

  3. PLASINI SYT O SHKERDHATAT E SHPELLES
    CDO TE THOTE QYTETARI E JETOSH NE QYTETE
    CDO TE THOTE TE POLITIKAN DHE SHQIPTARE I VERTETE
    CDO TE THOTE TE DUASH VENDIN TEND POPULLIN TEND

    NDERKOH QE JU VANDALE SHPELLASH VETEM E SHKATERRUAT SHQIPERINE
    E ROPET NE CDO DREJTIM
    JA BETE JETEN ME TE VESHTIRE SI ASNJIHER
    E DEGJENRUAT DUKE I DHENE SURRATIN TUAJ PREJ SHKERDHATE E PEDERASTI
    I VRATE SHPRESEN SIPAS POROSIVE TE ANTISHQIPTAREVE TE KSAJ BOTE
    I VRATE KULTUREN QYTETARE
    E VRATE SHPIRTIN POPULLIN SHQIPTARE POR AI TRUMFOJ ASHTUSI KA TRIUMFUAR GJITHMON NE KTE JETE

    PERBALL GJITHE ARMIQEVE TE KTIJ VENDI SHQIPERISE

  4. adi says:

    o sa mire o sa mire do shkojme deri ne dajt pa problem tani!
    apo eshte shtraur deri te shtepia e kryeministrit dhe pjesen tjeter duhet ta bejme ne kembe???????
    te jene treguar kaq te keqinj dhe klienteliste????
    sma ha mendja rilindja dit e nat mendon dhe punon per ne!!!!!!

  5. dorian says:

    pa pike trotuari….turp e faqe e zeze

  6. Ardiani kosove says:

    Mungojne shenjat e trafikut 50 km ore max .!rruga e bukur duket por cilesia nuk e di a esht nivel duhur.!

  7. corape kuqi says:

    Duheshe shtruar se i dilte gjumi zahos sa here qe udhetonte per ne shtepi

  8. Aty duhet te vendosen gjate rruges menjiher pengues shpejtesie ,
    duke reduktuar shpejtesine e automjeteve dhe shmangur aksidentet e mundeshme ,
    kur dijme mire ,papergjegjshmerine e shoferit shqipo !

    duhen vendos sa me shpejt Tabelat :

    ******************| 30 Km/ Ore |******************

    Imagjinoni cfar kann ber shkerdhatat e bushtres Berisha ,kur ishin ne pushtet atij shteti ;
    basha i ka fut ne konton e tij gjithe te ardhurat e Bashkise Tiranes !
    perse Erioni nuk nik nji verifikim se ku kann shkruar te ardhurat e Bashkise Tirons gjate drejtimit te Bashkise nga PeDe-ja
    L.B asha ?!
    A po pare shqipove eshte e ci qi tamn ,
    ktyne i interreso kariera personale jo cfar i kann bo Shqiperise banda e shpellarit !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje