Shkarkohet nga detyra Klement Balili, Manjani: Kushdo që shkel ligjin, pas hekurave!

12 Maj 2016, 14:10Kronika TEMA

Shkarkohet nga detyra Klement Balili, i cili po hetohet për trafikun ndërkombëtar të drogës. Këtë informacion e ka bërë publik ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Balili mbante postin e drejtorit të Transportit në Sarandë.

’Kam dijeni se ka një operacion të muajve të fundit. Në mos gaboj që nga muaji mars. Dje ka qenë porosia e fundit, na mori 48 orë. Kam patur dijeni, kam dijeni dhe e gjitha kjo shkon në mënyrë zyrtare. Publikimi i këtyre gjërave nuk i ndihmon hetimet prandaj jemi të rezervuar. Përshëndes qëndrimin e Policisë së Shtetit sepse operacioni është në vijim.”, tha Manjani.

I pyetur nëse Balili është i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Manjani tha:

Përshëndes dhe ka gjithë mbështetjen time, Policinë e Shtetit, Policinë greke, Prokurorinë e Përgjithshme. Unë mund t’u siguroj që kërkesa ime ka qenë dhe mbetet një: cilido person, king, garib, ministër, zyrtar, çfarëdoqoftë nëse ka shkelur ligjin duhet të shkojë prapa hekurave! LSI, është partia e vetme që e ka të statuar mosmbrojtjen politike të askujt. Çdokush e ka kokën mbi shpatulla të veta dhe nuk ka pse t’i ngatërrojmë çështjet  përsonale. Është shkarkuar sot, jo se ka ndonjë arsye ligjore, por për hetim. Në dijeninë time është shkarkuar sot’’.

4 komente në “Shkarkohet nga detyra Klement Balili, Manjani: Kushdo që shkel ligjin, pas hekurave!”

  1. veritas says:

    Po kur shkoi meta per inagurim kete vere tek Santa Quaranta ne Sarande e kishte shkelur ligjin Klementi? apo e shkeli tani

    1. lom deliu says:

      u pushua dmth akuza quhet e drejte, atehere pse nuk arestohet apo te aratiset e te fshehi gjurmet.

      1. elona says:

        Po eshte ne hetim mo lom, duhen prova per ti heq lirine tjetrit.Ktu dhe me prova e po dalin gjithe kriminelat jashte, ti ca thua …Gjthss gjithe Saranda e Vlora e dine qe kta te Santa Quaranta ishin “bosa droge” dhe mbaheshin per “te forte”

  2. ODISEJA says:

    BURG BURG TE GJITHE VAMPIRAVE SHUSHUNJAVE DHE VARRMIHESVE TE POPULLIT SHQIPTAR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje