Një tjetër vendim historik: Kosova pranohet në FIFA

13 Maj 2016, 21:16Rajoni TEMA

Kosova është tashmë anëtare me të drejta të plota në organizmin më të lartë drejtues të futbollit botëror, FIFA, pasi siguroi 141 vota pro dhe vetëm 23 kundër në Kongresin e 66, që po i zhvillon punimet në Meksiko Siti.

Me të mbërritur në pikën 15 të axhendës ditore të punimeve të Kongresit, presidenti i FIFA-s Gianni Infantino bëri të ditur rekomandimin e Këshillit të FIFA-s për pranimin e Kosovës, gjë që faktikisht e përforcoi edhe raportuesi special i një grupi që kishte marrë në shqyrtim të gjitha kriteret e nevojshme të pranimit të Kosovës, i cili përpara të gjithëve tha se FFK-ja i përmbushte të gjitha kriteret për anëtarësim.

Menjëherë pas tij ka folur kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili pasi bëri të ditur se Kosova ishte tashmë e anëtarësuar në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe në UEFA, priste me padurim të anëtarësohej edhe në FIFA, për t’i dhënë mundësi kështu zhvillimit të mëtejshëm të futbollit kosovar.

Por, pas fjalës së tij ka ndërhyrë zv.presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, i cili ka shprehur rezervat e tij dhe ka bërë fushatë për mospranimin e Kosovës, duke u përqëndruar më së shumti në faktin që Kosova ende nuk njihet nga Kombet e Bashkuara, gjë që ishte edhe një prej neneve të statutit të UEFA-s që u diskutua shumë përpara se Kosova të anëtarësohej në organizatën europiane, por që u anashkalua gjithsesi.

Votimi për anëtarësimin e Kosovës rezultoi surprizë, pasi FFK-në e kanë mbështetur 141 vende përkundrejt 23 votave kundër, edhe pse asaj i duheshin vetëm 105 vota për t’u bërë pjesë e FIFA-s. Pas këtij suksesi, Fadil Vokrri ka marrë sërish fjalën duke i falënderuar të gjithë për këtë zhvillim të sotëm, ndërsa Gianni Infantino e ka përshëndetur në fund duke i thënë se, FIFA gjithmonë do të përpiqet të krijojë ura të reja për zhvillimin e futbollit në botë.

22 komente në “Një tjetër vendim historik: Kosova pranohet në FIFA”

  1. artiles says:

    suksese Kosoves!

    1. vlonjati says:

      goooood news

  2. HAJDUTI says:

    bravo kosovaaa…..le te shohim inacorret ..sa komente do bejne

  3. Labi says:

    Urime Kosovë.

  4. Raimonf vlonjati says:

    Eow ! Lajm shum i bukur

    Urime Kosoves dhe gjithe sprtisteve te saj !
    Thank you FIFA !

  5. moni says:

    Urime Kosova! Suksese te metejshme!!!

  6. Termal says:

    Shume mire keshtu.Urime Kosova e suksese ! Dhe nje perfaqesuese me shume shqiptaresh te cilen do ta ndjekim me shpirt.

  7. Totila says:

    Jam i bindur se ne xhirot kualifikuese te Boterorit te 2022 Kosova do kualifikohet ,por i duhet qe te “MARRE HUA ” nje duzine lojtaresh qe garojne per Kuq e Zinjte dhe Helvetiket .
    Suksese ,ky eshte nje lajme brilant !

  8. Projekti says:

    urime Kosova jone trime, urime

  9. Aleksander says:

    Perpara KOSOVA …Urime e suksese ….serbet le te hane mu…. deri ne fund !

  10. Ardiani kosove says:

    Urime kosove .!! Nga sot do te perfaqesohemi me dy kombetare .!! Uniteti bene forcen.!????

  11. !!!! says:

    Urime Kosova!
    Finalja e boterorit 2022 Shqiperi-Kosove, le ta fitoje kush te doje pastaj.

  12. Rrofte Dardania says:

    Pse me emrin “Kosovo” (nje fjale sllave serbe) do perfaqsohen keta? Pse jo Dardania? Apo kemi repekt per pushtuesit, si keta te Kosoves per Serbine dhe ne te Al-banistanit per Turqine,? Apo me kryesore, nuk jemi te Shqiperise.
    Kosova sa me shume pavaresi aq me shume i largohet bashkimit me Shqiperine. Keta duan dhe vete Koqevaret apo jo? Kuptohet pervec atij te Vetvendosjes.

  13. Rrofte Dardania says:

    Pse me emrin “Kosovo” (nje fjale sllave serbe) do perfaqsohen keta? Pse jo Dardania? Apo kemi repekt per pushtuesit, si keta te Kosoves per Serbine dhe ne te Al-banistanit per Turqine,? Apo sduhet ngaterruar identiteti kosovar me ate te Shqiptareve te Shqiperise.
    Kosova sa me shume pavaresi aq me shume i largohet bashkimit me Shqiperine. Ket duan dhe vete Koqevaret apo jo? Kuptohet pervec atij te Vetvendosjes.

    1. albani says:

      Urime Kosoves Dardane.

  14. X says:

    Edhe Skocia Uellsi dhe tani Gjiblartari jane ne UEFA dhe FIFA por nuk jane shtete te pamvarura.
    Pyetje???

    1. albani says:

      Ne Skoci shumica e popullsise nuk e votoi pavaresine.
      Uellsi,po te doje te mbaje referendum,nuk e pengon njeri dhe pse banoret atje jane Angleze.
      Gjibraltarin nuk e ka njohur asnje shtet.
      DARDANET KOSOVARE LUFTUAN.
      VOTUAN 95 % PER PAVARESINE
      I NJOHIN SI TE PAVARUR 113 SHTETE TE BOTES ME NE KRYE SHTETIN ABSOLUT ME TE FUQISHEM.
      Keshtu qe mos ha shume se nuk na plas qe nuk e njeh Greqia.

    2. albani says:

      Tu pergjigja.

  15. Pelasgian says:

    DARDANIA ore ….”kosovo” eshte shkinisht!

    1. albani says:

      Propozoj qe uniformat e perfaqesueses,te kene te shruajtur ne fanella lashtesine e tyre,DARDANIA.

  16. Illyrians says:

    Ku humben grekqirat??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje