Bashkimi Europian, si Jugosllavia para shpërbërjes

11 Maj 2016, 09:44Rajoni TEMA

Gazeta sllovene “Finance” shkruan se Bashkimi Evropian aktualisht i ngjan Jugosllavisë, në periudhën në prag të shpërbërjes.

Gazeta lubjanase, në analizën e saj paraqet një BE “në prag të referendumit rreth largimit eventual të Britanisë nga ky bllok, ngritjes së forcave radikale politike, ndryshimeve pak a shumë të dhunshme të kufijve dhe mbylljes së kufijve në zonën dikur të hapur evropiane”, transmeton “Koha Ditore” shkrimin e gazetës sllovene “Finance”.

“Duket se askush më nuk beson te BE. Madje as presidenti slloven, Borut Pahor, optimist i përhershëm, nuk është i sigurt nëse BE-ja do të mund të mbijetojë në formën e tanishme”, shkruan gazeta.

Presidenti slloven, Pahor, gjatë javës së kaluar ka folur në një tubim kushtuar thellimit të integrimeve evropiane.

Pahor ka folur për vizionin e tij rreth “shteteve të bashkuara evropiane”, për të cilin gazeta sllovene vlerëson sot se duket i realizueshëm po aq sa ishte më 1989 plani për reformën e Federatës Jugosllave, i paraqitur nga kryeministri i fundit i tij, Ante Markovic.

Edhe një gjë i kujton gazetës lubjanase periudhën që i parapriu shpërbërjes së Jugosllavisë: debati për unionin fiskal.

Pikërisht njësoj si atëhere kyr tatimpaguesit sllovenë pyeteshin se çfarë përfitonin nga ndarja e parave për Kosovën dhe pjesët e tjera më të varfra të Federatës, shumë shtete të pasura anëtare të BE-së pyeten se përse do të duhej të ndanin paratë për disa shtete të varfra, për të cilat madje as nuk e dinë se ku ndodhen.

“Ata që e mbajnë në mend kohën para 25 vjetësh në Slloveni nuk kuptojnë qëndrimet e britanikëve, gjermanëve apo austriakëve”, shkruan gazeta.

2 komente në “Bashkimi Europian, si Jugosllavia para shpërbërjes”

  1. valer says:

    Aq me mire qe te prishet. Mjaft me me socializem europian. Secili shtet ta shtroje vete prapanicen ne pune.

  2. Vari k….Europes mu ka bo ma keq se Greqia gjithanej jevgjite e borxhe rrofshin gjermonet se do ti kishte dale m…persiper Europes kurve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje