Meta: Dinamika e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Serbisë duhet të ishte më e fortë

7 Maj 2016, 20:51Rajoni TEMA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë në Forumin “Shqipëria dhe Serbia drejt një së ardhmeje të përbashkët në Bashkimin Evropian”, organizuar nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare së bashku me Forumin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Lëvizjes Evropiane për Serbinë.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin dhe ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Hellmut Hoffman, Albert Rakipi, drejtor i  Institutit Shqiptar të Studimeve Ndërkombëtare, Jelica Minic, Presidente e Forumit Qendra për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Lëvizjes Evropiane për Serbinë, ekspertë për çështjet ndërkombëtare, analistë dhe drejtues të pushtetit vendor.

Në fjalën përshëndetëse, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta tha se që nga rënia e regjimit të Milosheviçit, në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë, ka nisur një fazë e re. Meta theksoi se dinamika e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Serbisë duhet të ishte shumë më e fortë.

“Që nga momenti ku Milosheviçi u largua dhe Serbia nisi një fazë të re, kur po bëhen gati 16 vite, nuk jemi aty ku duhet të ishim sepse jemi ende peng të viteve të së kaluarës, të sjelljeve tipike që janë pasojë e luftës së ftohtë. Dhe mendoj që për dy vendet që e kanë realisht sot objektiv integrimin evropian, dinamika e kësaj marrëdhënie duhet të ishte shumë më e forte, shumë më e qëndrueshme. Ka një ngadalësi në gjithë krijimin e kuadrit ligjor në marrëdhëniet mes dy vendeve, nuk janë nënshkruar ende, nuk janë miratuan apo ratifikuar as gjysma e marrëveshjeve që janë propozuar nga Shqipëria në vitin 2002, që është krejtësisht jo normale, kur interesi është i përbashkët dhe kur nuk ka një arsye pse të vononin”, tha Meta.

Kryetari i Kuvendit tha se vendet mund të faktorizohen jo duke e demonizuar njëri-tjetrin, por përkundrazi, vetëm duke bashkëpunuar. “Dhe në këtë drejtim marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbisë marrin një rol shumë të madh sepse nuk janë thjeshtë marrëdhënie midis Shqipërisë dhe Serbisë, por janë marrëdhënie më të gjerë që reflektojmë midis shqiptarëve dhe serbëve kudo në rajon, por edhe më gjerë, shqiptarëve dhe sllavëve”, tha z. Meta duke shtuar se  tashmë ndërgjegjësimi është arritur, por shpejtësia e absorbimit të kësaj filozofie dhe angazhimi për rezultate praktike konkrete, duhet të jetë shumë më i madh dhe shumë më i gjerë.

“Prandaj është shumë e rëndësishme këto të mos mbeten thjeshtë marrëdhënie midis qeverive, midis institucioneve, por të jenë marrëdhënie shumë më të gjera. Duhet t’i shumëfishojmë këto kontakte, duhet t’i shumëfishojmë këto marrëdhënie sepse jemi viktima të miteve të trashëguara, të legjendave. Unë besoj se në ketë drejtim ne duhet të çlirohemi nga shumë mite. Mendoj që duhet të bëjmë shumë më tepër  sepse 16 vite nuk janë pak. Nuk duhet të presim edhe 16 vite të tjera sepse dinamika ecën shumë më shpejt . Interesat janë shumë më të mëdha, shumë më konkrete, shumë më të mprehta. Duhet ta bëjmë sot dhe jo nesër”, tha Meta.

8 komente në “Meta: Dinamika e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Serbisë duhet të ishte më e fortë”

  1. Projekti says:

    Ju punoni per vendin po nuk na duhen marrdhenie me vrasesit, jo deri sa te pranojne pavaresine e Kosoves , kerkojne falje per viktimat e luftes, gjejne kufomat e humbura dhe mundesojne per shqiptaret e Lugines arsim ne shqip+te drejta te barabarta me pjesen tjeter te popullsise. Do ndertoni dhe hekurudhen me Serbine qe t’i mundesoni dalje te shpejte ne portet tona (dmth qe te behet me terheqese per investimet e huaja) edhe pse eksportet tona ne Serbi dhe vendet fqinje nuk e justifikojne koston e hekurudhes. Me ato para modernizonit hekurudhen e brendshme qe eshte per faqe te zeze dhe qe do te mundesonte lidhjen e zonave industriale te vendit (neqoftese do te krijohen ndonjehere).

    1. Klimax says:

      Jo cdo gje eshte bardhe e zi! Para se te flasim per “vrasesit”, do te ishte mire te shikonim edhe vetveten ne pasqyre!
      E pra, ne ikonen e pasqyres nuk eshte Krishti i kryqezuar nga Romaket, por figura e nje luftetari me shpaten e gjakosur nder duar ku ne trupin e tij here mban uniformen e nje vrastari osman pese shekullor me qylaf e poture, here uniformen e nje krimineli nazist dhe here uniformen e nje islamiku radikal qe ndihet i gatshem te beje kurban cdo “qafir” te Ballkanit e te Europes!

      1. jjjj says:

        Nuk ma do mendja se ka me kriminel se serbet ne historine e re te Europes kete e di mire edhe ti o hale qe qelbesh ne vetvete

      2. Projekti says:

        nuk e di neqoftese je shqiptar apo grek, nuk te kam perballe te te shoh ngjyren e lekures te bardhe a te zeze. Megjithate, “shqiptaret myslimane” gjate kohes se Perandorise Osmane nuk i kane kryer “te keqijat” ndaj serbeve ne emer te shtetit shqiptar, se te tille ne ate kohe nuk kishte. Pashallaret me kompani ishin “qytetare” osmane dhe vepronin vetem nen urdhrat e sulltanit te anadollit, duke i rene ne qafe si SHQIPTAREVE, si sllaveve ashtu edhe grekeve. Pra, per ata vrases osmane duhet ta kerkoni pergjegjesine ke Turqia (kuptohet neqoftese keni bythe per ta bere) . Nje popull i vjeter ne Ballkan nuk mund te gjykohet nga veprat e disa personave, as nga veprat e vrastareve osmane, as te “nazisteve”, as te koqeve radikale apo te ndonje “vorio-epridhjoti” qe kane vepruar gjithmone pa vullnetin e shtetit shqiptar (dmth pa vullnetin e popullit). Nga ana tjeter Serbia ka vrare, duke perdorur te gjitha institucionet dhe organizmat e saj shteterore, jo vetem shqiptaret, duke e treguar vazhdimisht se kush eshte. Dhe per fatin te mire a te keq, vazhdojne t’ia tregojne botes se cfare rrace jane. Shqiparia nuk duhet te bjere ne kurthin qe ka rene Greqia duke i ndertuar marrdheniet ne baze feje apo inatesh, por ama nuk duhet te harroje gjakun qe te paret tane kane derdhur ne vite kunder serbve vetem per nje kauze: mbrojtjen e kesaj toke.

  2. Bashkimi says:

    Zoti Meta kur flet per marredhenie me te mira me Serbine gabohet shume. Ta thuash kete per marredhenie me shtete normale eshte e natyrshme,por Serbia as ka qene dhe as seshte normale. Marredheniet e verteta
    Ndertohen mbi te verteten e jo mbi flluska te momentit. Serbia duhet te kerkoje falje per krimet e kryera ndaj kombit shqipetare, serbia fashiste duhet te paguaj demshperblimet per shkaterrimin e jetes dhe pasurive te popullsise autoktone shqipetare ne kosove. Ne duhet te marrim shembullin e Kroacise persa i perket marredhenieve me serbine e sllobodanit. Serbia ka numrin me te madh ne bote te krimineleve te luftes per fryme popullsie te cilet ecin te lire ne rruget e te ashtuquajteres Serbi (e perbere nga beogradi,Sanxhaku dhe
    Vojvodina). Per shqiperine do te jete shume e rendesishme qe mos te lejoje serbine ose shtetasit e saje qe te investojne ne sektore strategjike te Shqiperise (porte,hidrocentrale,fabrika). Ndersa per te ashtuquajteren Serbi eshte shume mire qe ajo te kthehet ne fomen natyrale te saje duke i hapur rrugen pamvaresise se Vojvodines dhe Sanxhakut. Serbia paguan me miliona dollare duke vjedhur vrere ndaj kombit shqipetare .
    Edhe kishat qe vete agjentet e Serbise me siguri i kane djegur u munduan tja lene fajin shqipetareve.
    Kombi fisnik e trim shqipetare ska nevoje per serbine.

  3. E c’bejne me shume tradhetaret ……. Berisha, Nano, Likja, Lulja , tradhetaret dhe Esat Pashe Toptanet e koheve moderne . Keta duhen pjekur te gjalleNe turren e druve !!!!!!

  4. Ledio says:

    Akoma mbani Ambasade ne Serbi ..? Kurseni ca leke duke e mbyllur ambasaden edhe cdo zyre me shtetin katil Serb. Apo ju duhen per biznes more spiuna..?

  5. samir72 says:

    bravo meta. njeri qe punon jo llafazan si te tjeret. sa per keta patriotiket dhe debile te tjere pergjigjet i merrni nga gjermanet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje