Politikani serb përshëndet pranimin e Kosovës në UEFA, foto edhe me Vokrrin

5 Maj 2016, 17:53Rajoni TEMA

Jo të gjithë në Serbi e kanë pritur keq pranimin e Kosovës në shtëpinë më të madhe të futbollit evropian, UEFA.

Branko Ruzhiç, një nga zyrtarët më me ndikim në Serbi, e ka mirëpritur këtë vendim nga UEFA, madje duke postuar fotografi me kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Ruzhiç, nga gjeneratat e reja të politikës serbe, ka shkruar se është sportive dhe njerëzore një vendim i tillë, teksa ka thënë se politika duhet të lihet jashtë futbollit.

“Parandalojini teoritë konspirative! Sportistët dhe njerëzit le të luajnë futboll, refuzoj politikën! Fadili gjithmonë ka qenë njeri!”, shkroi Ruzhiç. I menjëherë ka qenë reagimi i mediave serbe. E përditshmja serbe, Kurir,  ka ‘kryqëzuar’ Ruzhiçin për këtë postim, pas kritikave të ashpra që dje i dhanë kreut të Federatës së Malit të Zi, Dejan Saviҫeviç.

Ruzhiç mori shumë komente fyese në adresë të tij për fotografitë e postuara me Vokrrin. Ai është nënkryetar i Partinë Socialiste në Serbi dhe numri dy i Partizanit të Beogradit, aty ku Vokrri luante futboll.

2 komente në “Politikani serb përshëndet pranimin e Kosovës në UEFA, foto edhe me Vokrrin”

  1. polua says:

    Sa mire sikur te kish shume te tille ne Ballkan! Po ne kemi nje dreq sali brenda barkut tone dhe s’po ja gjejme dot ilaçin per ta ndare nga serbet e keqinj.

  2. Klimax says:

    Nuk harrohet dashuria e vjeter midis njeri-tjetrit dhe aq me shume kur kete gje Vokrri e ka treguar edhe ne ndeshjet ndaj Flamurtarit te Vlores ku ndihej me gjak serbi sa edhe vet serbet e Partizanit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje